Politikë
Ndodhi: LSI-ja në sulm për aferën CEZ
Ndodh edhe kështu. Lëvizja Socialiste për Integrim është hedhur në sulm për aferën CEZ. E vënë për disa javë me shpatulla për muri, pikërisht pse kryetari i saj, Ilir Meta, akuzohej si i përfshirë në aferat e mbledhjes së borxheve përmes kompanisë DIA, së fundmi, LSI ka dalë në vijën e parë të propozimit të disa zgjidhjeve për këtë çështje.
Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë!
Deputeti socialist Bashkim Fino ka folur sot për situatën politike. Fino është një politikan të cilin të gjithë përpiqen ta marrin seriozisht, edhe sepse fati politik i “pikoi” në vitin e vështirë 1997. Çfarë ka thënë Fino? Fino ka thënë se sheh një gjë që nuk e sheh asnjë. “Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë”, citohet ai nga disa media. Por nëse funksionon shumë mirë, ç’nevojë ka të pohohet një gjë e tillë? Ndoshta Fino ka gjetur një mënyrë për t’u dukur në media.
Berisha: Ja arat me kanabis të Sajmir Tahirit
“Miremengjes miq, fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi ne Smokthine, arat e Sajmir Shullazit!!”- shkruan Berisha në një postim bërë paraditen e sotme në rrjetin social Facebook.
Këtë postim Berisha e ka shoqëruar me një foto, në të cilën sipas tij janë plantacionet me kanabis të Tahirit
Tahiri prej kohësh tashmë është në qendër të akzuave të opozitës për lidhjet me trafikanët e drogës dhe po prej kohësh PD po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij.
Kush e ka vizituar Kastriot Ismailajn në burgun e Fierit?
Objekt i veifikimit të pretendimeve që parashtrohen në letrën e Spartak Brahos janë edhe disa vizita që i janë kryer Kastriot Ismailajt në burgun e Fierit dhe kërcënimet që ai të dëshmojë kundër Ilir Metës. Për këtë arsye, pritet që Prokuroria të verifikojë librin e fletëhyrjeve në burgun e Fierit. Panorama raporton se grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe biznesmenin me të shoqen. Mësohet se dy javë më parë Kastriot Ismailaj është lëvizur nga burgu i Fierit dhe është sjellë në Tiranë, pasi në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për çështjen e sekuestros së pasurive të tij.
Meta (nuk) i bie nga Kina. Foto me Berishën në pritjen e ambasadës kineze
Në një ditë të mbushur me sinjale direkte dhe indirekte që parathonë ndryshime në skakierën politike aktuale, kreu i LSI-së Ilir Meta e ka mbyllur zinxhirin e mesazheve me një takim të ilustruar me foto, me ish kryeministrin Sali Berisha. Takimi ka ndodhur në kuadrin e një pritjeje të ambasadës kineze me rastin e festës kombëtare të Kinës Popullore. Mesazhi i një bashkimi forcash potencial me Berishësn është kaq i drejtpëdrejtë, sa këtë herë nuk mund të thuash se Meta i ra nga Kina.
Fotolajm/Të majtët, edhe po u prishën, nuk prishen në Tetor...
Mesazhi i deputetit Kokëdhima që ka postuar sot këtë foto në profilin e vet në Facebook: "Sot me Ilir Metën në Përvjetorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë".
Fotolajm/"Kartolinat" politike të OKB-së
Biseda informale Rama-Tsipras për basketbollin e viteve ‘80
Takimi Rama - Tsipras në Nju Jork ishte një hap i parë për të shkrirë akujt mes dy qeverive që komunikimin mes tyre e kanë kthyer në shkëmbim deklaratash në distancë për çështje që kanë rritur jo pak temperaturat politike mes Tiranës dhe Athinës. Marrëdhënia e ftohtë mes dy kryeministrave u duk edhe në bisedën informale që ata patën para takimit kokë më kokë në Nju Jork, ku e vunë theksin tek çështjet që duhen zgjidhur me mirëkuptim dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Për të çarë akullin shërbeu një pyetje e kryeministrit grek për të shkuarën sportive të kryeministrit Rama.
Akuza e PD-së: "Kreu i Arkivës së Shtetit, person i larguar nga policia me akuza të rënda"
Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Arkivës së Shtetit, Gjetë Ndoji, duke publikuar me këtë rast një shkresë të firmosur nga ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi, për lirimin para kohe të tij. “Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit, ku çdo shtet serioz mban memorien kombëtare. Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar ku janë dokumentet e para qeverisë së Ismail Qemalit por edhe ato pas saj. Aty janë dokumente të vyera ku palët me çështje pronësie dhe të tjera, zgjidhin ose jo problemet e tyre.
Tensioni politik. Meta takime me Idrizin. Berisha akuzon vetëm Ramën për CEZ
“Problem janë mostakime dhe jo takimet”. Kështu është shprehur pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama, me të cilin Meta ka kohë që nuk ka marrëdhënie të qeta. Një ditë më parë, Idrizi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, sikurse do theksuar se para marrëveshjes së prillit 2013, Meta u përpoq për krijimin e një poli me PDIU-në.