Politikë

“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”

Postuar në 20 Shtator, 2015 12:37

Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.

Shqipëria e gatshme të presë deri në 3 mijë sirianë

Postuar në 19 Shtator, 2015 20:02

Në Shqipëri do të vijnë refugjatë sirianë. “Top-Channel” njofton se qeveria shqiptare ka nisur negociatat për të pranuar 3 mijë refugjatë nëse kjo do të kërkohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR. “Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Janë njësoj...(Qoftë edhe si aleatë të Ilir Metës)

Postuar në 19 Shtator, 2015 14:47

Vihet re një përpjekje e dëshpëruar e disa personazheve publike që i quajnë edhe analistë, për të ndarë Edi Ramën si njeri dhe politikan me integritet, nga llumi i përgjithshëm i politikës dhe shoqërisë; nga kriminalizimi dhe korrupsioni. Ky “lakrorizim” moral është dëshpërimisht shpresa e fundit se Edi Rama mund të jetë shpresë për këtë vend, për t’u parë ndryshe. Në rastin më të keq fajin e kanë ata poshtë, kurse në më të mirin, është Berisha me të tijtë që vazhdon zhurmën.

Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj.

Lamtumirë Rilindje - M. Nano: “Nuk është problemi Lezha e Laçi. Shoqëria është tërësisht e korruptuar”

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:10

Mustafa Nano shkruan një opinion në gazetën “Shqip” ku flet për dekriminalizimin. Ideja e Nanos përmblidhet në paragrafin e fundit:  “Problemi nuk është Lezha, Laçi, Kamza etj., apo përfaqësuesit e tyre në parlament e në organet qeverisëse. Problemi është e gjithë shoqëria (public body, public opinion), e cila, në ndryshim nga gjetkë, qoftë dhe në SHBA, nuk është thjesht e çoroditur apo e shastisur. Është dhe e korruptuar. Tërësisht e korruptuar. Aq e korruptuar sa janë vetë votuesit që zgjedhin vullnetmirë banditë gjithfarësoji si përfaqësues të tyret në organet qeverisëse.

Luftë për qëndrimin ose jo të OSBE-së. Avokati i Popullit: “OSBE-ja, një partner i rëndësishëm”

Postuar në 19 Shtator, 2015 12:40

Zyra e Shtypit e Avokatit të Popullit ka shpërndarë sot një e-mail, përmes të cilit kërkon të shprehë mbështetjen për Prezencën e OSBE-së në Tiranë. “Institucioni i Avokatit të popullit vlerëson punën dhe aktivitetin e OSBE-së dhe e konsideron si një partner të rëndësishëm. Z. Totozani theksoi se shqiptarët meritojnë politikanë të pastër”, thuhet në e-mail, ku nënvizohet pikërisht kjo fjali.  Nuk dihe motivimet e Totozanit, i akuzuar vitin e kaluar nga disa media si përfitues fondesh të projekteve.

Flisni hapur edhe për shokun Enver. Është të paktën më e ndershme

Postuar në 19 Shtator, 2015 11:48

Të gjithë kujtojmë sesa i bezdisshëm dhe acarues, shpesh fyes, u bë Sali Berisha kryeministër, kur nuk linte rast pa folur për historinë e për figura historike, të cilat kërkonte t'i celebronte me sensin e vënies së drejtësisë në vend. E mbajmë mend edhe kur u tall publikisht me një pjesë të Jugut, teksa shpalli si aksion qeveritar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës në Shqipëri, gjithë në një përpjekje cinike që mori përgjigje djersitëse në qershor të 2013-ës.

Rishfaqet AK, Spahiu shpall platformën për dekriminalizimin. Ambasadorëve: “Reformën mos ua besoni të inkriminuarve”.

Postuar në 19 Shtator, 2015 10:34

Aleanca Kuq e Zi ka shpallur sot platformën për dekriminalizmin. Kreu i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se Shqipëria po mbytet nga kriminelët. Ai nuk ka kursyer as kritikat drejtuar ambasadorëve, të cilët i akuzoi se i kanë mbështetur kriminelët, kanë pozuar me ta dhe u ka kërkuar të mos zbatojnë dy standarde. “Anija me emrin Shqipëri po mbytet nga këta kriminelë. Të nderuar ambasadorë, në qershor 2013 ju duhet të luftonit kriminalizimin dhe jo patriotizmin. Ky ishte shqetësimi i marrjes peng të Shqipërisë.

Bushati i merr kompetencat Nishanit, shkarkon ambasadorin në OSBE

Postuar në 19 Shtator, 2015 10:15

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është përfshirë në një tjetër shkelje procedure zyrtare, kësaj radhe duke i marrë kompetencat e Presidentit dhe duke urdhëruar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në OSBE, Spiro Koçi. Siç shkruan gazeta Panorama, Bushati nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit shqiptar në OSBE, të cilit i ka njoftuar se ndaj tij kanë nisur procedurat e lirimit nga detyra dhe për rrjedhojë duhet të kthehet në atdhe brenda datës 1 tetor.

OSBE: Elitat politike të lidhura me krimin e korrupsionin të paprekshme

Postuar në 18 Shtator, 2015 20:25

Në raportimin para Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë  mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri ambasadori Florian Raunig deklaroi se ndonëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë