Politikë
Vjen krisja e parë e koalicionit PS-LSI
Kishte kohë që përflitej për një thyerje të raporteve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e në veçanti të dy bashkëkryetarëve të mazhorancës, Edi Rama e Ilir Meta dhe ku ka zë nuk është pa gjë.
Përfafaqësues të strukturave të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës kanë kërkuar rishikimin e funksionimit të koalicionit me LSI-në në një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura pasditen e së mërkurës në Shkodër, lidhur me analizën e zgjedhjeve të shkuara të 21 qershorit.
Ngjela: Shqipëria po humbet kohë, ky kryeministër nuk e lufton dot krimin
Një nga ish-aleatët e Partisë Socialiste, avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Shqipëria është në një udhëkryq për shkak të kapjes nga krimi dhe paqartësisë që reflekton qeveria dhe kryeministri për ta luftuar atë.”
Opozita për luftën kundër trafikut: Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të bëjnë testin e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit me policinë e Shtetit. Ai i është përmbajtur qëndrimit të opozitës që sheh kriminalizimin e politikës si përgjegjësi të mazhorancës. “Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt.
Ambasadori italian dhe amerikan: Është pakësuar shumë mbjellja e hashashit. Basha: Është rritur kultivimi
Në një konferencë të organizuar sot nga Ministria e Brendshme, si ambasadori italian, ashtu edhe ai amerikan, e quajtën sukses të jashtëzakonshëm operacionin anti-hashash të policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n. Ambasadori italian tha se, para dy vjetësh në Shqipëri, u mbollën 320-330 hektarë me hashash, ndërsa këtë vit, vetëm 40-50 hektarë, nga të cilët pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga policia. Ambasadori amerikan theksoi se mbjellja e hashashit është pakësuar shumë në dy vitet e fundit.
Në mbrojtje të Sajmir Tahirit dhe një cilësim “kriminel” për Dritan Zaganin
Ajo që u perceptua si një seancë me fakte tronditëse për trafikun e drogës, rezultoi në fakt në një seancë leksioni për rilindjen e policisë. Kryeministri i Shqipërisë ka menduar që të investohet përsonalisht në mbrojtje të Policisë, të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke cilësuar se puna e bërë në luftën kundër trafikut të narkotikëve është e lavdërueshme. Sipas Edi Ramës kritikat dhe sulmet vijnë për shkak se janë prekur interesa të mëdha, ndonëse një luftë totale kundër drogës dhe pa selektivitet nuk do të sillte ndonjë reagim.
Mesazh i fortë i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë të fortë
Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi ambasadori amerikan Donald Lu dha një mesazh të fortë për riskun që ekziston që kjo reformë të dështojë. Gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, Lu tha se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”,- tha Lu. Sipas ambasadorit amerikan të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë.
Rama e pranon: Jemi në krizë, drejtësia e korruptuar po mban peng ekonominë
Kryeministri Rama u ka shtuar një tjetër argument arsyeve që sipas tij po mbajnë peng ekonominë e vendit. Përveç modelit të ri ekonomik që sipas tij kërkon kohën e vet të japë efektet e dëshiruara dhe uljes së çmimit të naftës si pasojë e rritjes së prodhimit vendas, një tjetër arsye është drejtësia e korruptuar.
Elvis Roshi drejt dorëheqjes!
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pritet të jetë zyrtari i radhës nga mazhoranca që do të deklarojë dorëheqjen nga funksioni i tij. Burime pranë tij thanë për "ResPublica" se Roshi po shyrton mundësinë e lënies së mandatit të kryebashkiakut të fituar në zgjedhjet e qershorit.
Kjo për shkak të presionit në rritje të ndërkombëtarëve për pastrimin e administratës dhe politikës nga personat me të shkuar të dyshimtë. Roshi ka qenë objekt i akuzave të vazhdueshme nga opozita si një person që për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuar identitet.
Reforma në drejtësi, a po shkojmë drejt një presidenti kukull?
Debati teknik per reformën në drejtësi ka nxjerrë në pah një tjetër diskutim përveç morisë së çështjeve që palët nuk bien dakord. Roli dhe kompetencat e presidentit të Republikës që me ndryshimet që pritet t'i bëhen ligjit në kuadër të paketës për drejtësinë bëhen relative.
Pra në varësi të votave me të cilat ai zgjidhet do të jetë më i fortë ose më i dobët. Në draftin që Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend si pjesë e propozimeve për reformën në Drejtësi, kjo është një ndër pikat që pritet të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Kur Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima bëhen bashkë
As njëri dhe as tjetri nuk e prisnin të bëheshin bashkë. Por të detyruar nga rrethanat dhe një raport që i rendit të dy në listën e politikanëve me fije të errëta , Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima kësaj radhe janë bërë bashkë.
Ata mendojnë njësoj për raportin që hedh dyshime mbi pasurinë e tyre dhe mënyrën sesi ata dhe rrethi i tyre familjar e kanë përfituar. Madje njëri prej tyre është i idesë se OSBE duhet të largohet nga Shqipëria. Sali Berisha e postoi vetë në facebook indinjatën e tij, ndërsa Koço Kokëdhima e shpalli si kërkesë në gazetën “Shekulli” largimin e OSBE-së.