Politikë

Dy versionet e skandalit të CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 17:25

Ridvan Bode, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar versionin e tij, për vendimet e viteve 2010-2011-2012 për çmimin e shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ. Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim të tij, si ish-ministër Financash, për uljen e çmimit, pasi kjo ishte kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë. Letra e demonstruar nga Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” sipas Bodes, është një kthim përgjigje ndaj një letre të ERE-s.

Kur një kryeministër nuk u shmanget dot pyetjeve. Vetëm fjalë të mira për Metën...

Postuar në 24 Shtator, 2015 16:00

 

Në pjesën e dytë të intervistës që kryeministri Edi Rama dha për televizonin Deutsche Welle, gazetari Tim Sebastian është përqëndruar tek raportet e tij me partenrin krysor në qeveri, Ilir Metën, duke i kujtuar atij se në vitin 2011 e ka cilësuar atë si shembullin e gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri. Por Rama ka pohuar se ka patur parasysh sistemin dhe jo njeriun.

Ministria e Arsimit mbyll gjashtë institucione arsimore parauniversitare

Postuar në 24 Shtator, 2015 14:54

Ministria e Arsimit ka urdhëruar së fundmi mbylljen e aktivitete të 6 institucioneve arsimore parauniversitare private. Me një urdhër të datës 1 shtator, ministrja Lindita Nikolla, ka mbyllur aktivitetin e 3 institucioneve në Fier, 1 në Tiraë dhe 2 në Durrës. Institucioneve në fjalë u ngarkohet edhe detyrimi që të “kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësit”.

Myftiu i Shkodrës nuk pret deputetët e PS-së në Ditën e Bajramit

Postuar në 24 Shtator, 2015 12:31

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka refuzuar të presë dy deputetë të Partisë Socialiste me rastin e Bajramit. Deputetët socialistë të Shkodrëës, Namik Kopliku dhe Luan Heta kanë hyrë në xhami dhe Sytari në atë moment është larguar.  Dy deputetët janë pritur nga zëvendësmyftiu(News24)

Meta i qëndron sfidës, pranon hetim vetëm nga amerikanët në lidhje me skandalin e CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 12:12

As Ilir Meta nuk ka besim te drejtësia shqiptare. I përfolur si një nga politikanët kryesorë të akuzuar për afera në lidhje me borxhet e CEZ, kryetari i kuvendit ka deklaruar se pranon hetime vetëm nga prokurorët amerikanë. Një ditë më parë kërkesën për hetim mndërkombëtar e parashtroi ish-kryeministri Berisha në parlament dhe deklaratat e Metës vijnë si kundërpërgjigje e këtij reagimi.
"Dua të mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të plotë, të shpejtë dhe të thellë ndërkombëtar për CEZ-in, që nga dita e parë e hyrjes së kësaj kompanie në Shqipëri, deri më sot.

Futet në lojë padia civile ndaj Ismailajt, kërkohet kthimi i 4.8 milionë eurove

Postuar në 24 Shtator, 2015 08:41

Në kohën që po përflitet kalimi i shumave të mëdha të përfituara nga DIA në kompani afër Ilir Metës, lidhur me skandalin e mbledhjes së borxheve të CEZ, del në skenë një tjetër variant për destinacionin e parave. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA) për t'i kthyer shumën prej më shumë se 4.8 milionë euro, që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë ceke.

Një aleancë politike që po shkon në Drejtimin e Duhur

Postuar në 23 Shtator, 2015 22:47

Një ditë pasi në “Opinion” u lajmërua se do shfaqet nesër një video e një personi, të konsideruar kyç për çështjen e CEZ dhe që parashikohet të vërë në qendër Ilir Metën, mediat kanë zbardhur emrin e tij. Elvis Mataj, ish-drejtor Ekzekutiv i DIA-s, kompanisë së drejtuar nga Kastriot Ismailaj. Mataj është një njeri, dikur i afërt me Ilir Metën dhe ky fakt përcillet me idenë se lidhja Ismailaj-Meta është ekskluzive dhe përcaktuese në kontratën e kësaj kompanie me CEZ.

Shënim: Para kthehu, mbrapa kthehu

Postuar në 23 Shtator, 2015 18:33

Brenda 1 jave qeveria ka dhënë dy variante të mënyrës sesi ajo ka vendosur të kurorëzojë dekriminalizimin, çështje që nuk ka qenë fare në agjendën e saj paraelektorale, por që i doli rrugës falë intuitës së opozitës për t’u kapur pas një kauze që mendoi se do ta mbante në lojë. Dhe kështu ndodhi.

Mazhoranca u detyrua të ulet me pahir në një tryezë për të nënshkruar të famshmen marrëveshje të 24 Dhjetorit për pastrimin e politikës nga personat me rekorde apo të shkuar kriminale, duke ia mbingarkuar këtë përgjegjësi politike karizmatikut Taulant Balla.

Fotolajm/Identiteti tjetër i Fatmir Mediut

Postuar në 23 Shtator, 2015 18:10

Gazeta "Tema" publikon sot pasaportën e Fatmir Mediut, ku ai shfaqet me emrin Fatmnir Mehdihoxha. "Tema" ka publikuar edhe dokumente të dënimit të Mediut në Itali, që provojnë pse Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka qenë i detyruar të ndryshojë identitetin. Faktet e paraqitura nga kjo gazetë nuk janë hedhur poshtë në vetvete, por thjesht janë zgjeruar me argumentin se Kasacioni në Itali i ka dhënë fund çështjes "Mediu". Në fakt pasaporta është një dokument që flet vetë. 

 

Pyetje për krimin dhe nacionalizmin. “Arkitekti” i imazhit përballet me probleme të imazhit...real

Postuar në 23 Shtator, 2015 15:02

Përgjegjësi ka media. Ky mendim po zë rrënjë në kokën e shumë njerëzve që shohin te mosndryshimi i gjendjes në Shqipëri, përgjegjësi edhe të gazetarëve. Kështu mendon edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i përgatitur si politikan në laboratoret mediatike afër Partisë Socialiste. Madje duket se kaq larg ka shkuar në mosbesimin dhe stigmatizimin e medias, saqë pas “Selfie Tv” që ka krijuar vetë, e sheh keqinterpretimin e asaj që thotë vetë, si një ves të gazetarëve, por jo si paaftësi për disiplinuar mesazhet që kërkon të japë.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë