Opinion
Feja në shkollë dhe telenovela e mendimit
Një fjalim i kryeministrit Rama, me shumë pak mundësi interpretimi korrekt e të kthjellët, i dekoruar me harmonikën e formulës shqiptare të harmonisë dhe i hedhur, siç është bërë e modës tashmë, në një përkujtim fetaro-tradicional, më tepër si flirt me rezervuarin potencial të votuesve sesa respekt për ceremoninë, i polarizoi komentet në mes ‘rrezikut të zhdukjes së njeriut shqiptar’ dhe ‘
Kush ka frikë nga burimi parave të mediave?
Si financohen mediat në Shqipëri? Ç’origjinë kanë paratë që mbajnë në këmbë 35 gazeta, 200 portale web, 100 radio dhe 90 televizione? Kush financon në të vërtetë super-investimet dhe super-rrogat e paguara nga botuesit shqiptarë, në këmbim të shumë pak të ardhurave që deklarohen zyrtarisht?
Obama, një President jo realist
Barack Obama është në fund të presidencës së tij, dhe është thjesht njerëzore për të, të shqetësohet se si do të gjykohet pasi ta lërë detyrën. Ky impuls ndoshta shpjegon vendimet e tij për të marrë pjesë në një varg intervistash te Atlantic, në të cilat ai ka mbrojtur qasjen e tij në politikën e jashtme dhe shpjegon pse ka refuzuar që ta përdorë fuqinë amerikane në mënyrë aq të gjerë sa do të kishin dashur kritikët e tij.
Pse puna e grave nuk llogaritet si prodhim?
Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare.
Erion Veliaj dhe arrogantët e pushtetit
Kryetari i bashkisë së Tiranës dha dje një tjetër shfaqje të shpifur populizmi dhe arrogance. Duke i dhënë vetes atributin për të folur në emër të fëmijëve të hidraulikut, infermierit, mësuesit, të papunit etj., Erion Veliaj doli para kamerave për të “demaskuar” kreun e shtetit, vetëm sepse ky shkoi për t’u dhënë mbështetje protestuesve në Parkun e Madh të Tiranës.
Intriga dhe perspektiva
– aktualiteti i një debati të vjetër për leksikografinë shqipe –
Te një libër i tanishëm i Rexhep Ismajlit kushtuar Selman Rizës (Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës, Prishtinë 2009), lexoj për një kundërvënie mes këtij të fundit dhe Androkli Kostallarit dikur në fillim të viteve 1960, në lidhje me drejtimin që duhej të mbante leksikografia shqipe, ose ç’fjalor u duhej pikërisht shqiptarëve.
Gjesti Presidencial
Presidenti italian Pertini, figurë emblematike e rezistencës antifashiste dhe e politikës italiane, u bë President i italianëve me një gjest të vetëm. Dhe gjesti është ky. Një fëmijë ra aksidentalisht në një pus nga ku ishte e pamundur të nxirrej. Skuadrat e shpëtimit punuan me orë të tëra për ta nxjerrë fëmijën dhe Presidenti Pertini qëndroi po aq orë te gryka e pusit duke i inkurajuar ata, pa lëvizur asnjë çast me gjithë moshën e thyer.
Mendime për historinë e feve si lëndë mësimore
Në një shtet laik dhe, sidomos, të themeluar si laik, lënda e historisë së feve nuk ka se përse të mos ketë vendin e vet në programet arsimore. Në gjendjen e sotme problematike të kulturës shqiptare, specialistëve të arsimit nuk do t’u shkonte qëndrimi i aristokratëve francezë që mburreshin: “Ne kemi Voltaire-in, populli ka meshën...”. Kusht parësor i konceptimin dhe trajtimit në shkollë të një lënde të tillë do të ishte karakteri i saj shkencor, që do të thotë në këtë rast jofetar.
Edukimi fetar, shteti dhe laiciteti
Njëzet e pesë vite më parë, me lejimin e praktikimit lirisht të besimeve fetare, Shqipëria u divorcua përfundimisht nga ateizmi shtetëror, ndërkohë që shteti demokratik ruajti parimin e shenjtë të laicitetit.
Sheshi “Skënderbej”, aventurizmi i radhës
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale më tërhoqi vëmendjen posteri elektoral me të cilin u paraqit Erjon Veliaj. Krahas fytyrës së tij rinore dhe sfondit mavi, atje paraqitej me vizë të bardhë edhe një sky-line i pamjes veriore të qendrës së kryeqytetit.