Opinion
Shqipëria po dorëzon sovranitetin(edhe ky lapsus i miqve?)
Njëlloj si Atlasi në mitologjinë greke, që u shtrëngua të mbajë mbi kurriz barrën e pamundur të qiejve, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë po ballafaqohen sot me malin e pakapërcyeshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së vendit. Fjala është për Aneksin e projekt amendamenteve të Kushtetutës, i cili ka cene dhe të meta të papranueshme dhe juridikisht të pakapërcyeshme.
Doli njëzetepesa për kusarë...
Ambasadori i Amerikës Donald Lu, që kur zbriti për herë të parë në aeroportin e Rinasit, na u drejtua duke folur shqip. Duket, se ata që e dërguan, ia kishin bërë të qartë që më parë se politikanët shqiptarë nuk e kanë për gjë, që kur ua do interesi, ta përkthejnë anglishten e Uashingtonit gjithnjë si t’u vijë përmbarë atyre. Prandaj, për t’i prerë rrugën këtyre spekulimeve, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë në Tiranë, ndryshe nga pararendësit e tij, i bën në shqip të gjitha deklarimet e tij publike.
Kapja e përfaqësuesve politikë të minoritetit grek dhe identiteti i tij etnik i rrezikuar
Para do kohësh drejtuesi i opozitës sllavomaqedonase akuzoi nominalisht, politikanë të rendësishëm shqiptarë në ish - Republikën Jugosllave të Maqenonisë për bashkëpunim me struktura shtetërore sekrete dhe publike të shtetit fqinj për interesa personale, politike dhe ekonomike.
Edukim fetar, apo njohuri mbi fenë?
Kur dëgjova në media se kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë deklaroi solemnisht: “Të futim edukimin fetar në shkollë, pasi kjo do t’i vaksinojë nxënësit kundër ekstremizmit”, me thënë të drejtën, si intelektual, studiues, mësues për 47 vjet, u shokova dhe nuk e kuptova.
Për një lexim të vëmendshëm të raporteve të ndërkombëtarëve për ekonominë
Problemet me rendin dhe reforma në drejtësi janë sfida tejet të rëndësishme për qeverisjen tonë publike. Por pa hequr asnjë presje nga rëndësia e tyre, sfida me administrimin e pronës publike dhe të parave të taksapaguesve sot rrezikon të dalë në plan të dytë, madje disi edhe po anashkalohet, pavarësisht se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj. Është e stërkonsumuar në qindra artikuj shprehja “It’s the Economy, stupid (Është ekonomia, o budalla!)” e këshilltarit Xhejms Karvil të Presidentit Bill Klinton në fushatën e suksesshme presidenciale të vitit 1992.
Kullat si autoportret i Ramës
Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Logstrup, janë: më një anë reduktimi i tij në bërje qejfi njëri tjetrit (si dhe bashkimi kundër një të treti), më anë tjetër, bërja e tjetrit si vetja nëpërmjet imponimit të mendimit. Në të dy rastet nuk kemi komunikim sepse kështu evitojmë përballimin e problemeve që kemi mes njeri tjetrit.
1.3 milionë votues s’janë të kënaqur, por…
Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës).
Pse opozita kritikohet nga gjithkush
Zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2010 në SHBA prodhuan një rezultat elektoral, që nuk ishte njohur që prej vitit 1928.