Opinion

Halepi po vdes. Ai e meriton paqen e menjëhershme

Postuar në 01 Maj, 2016 17:18

Disa herë, që nga viti 2014, kemi bërë apel për fatin e Halepit: për ta shpëtuar qytetin, për të krijuar përqark tij një zonë armëpushimi dhe për të ndihmuar popullsinë.

Apeli që kemi bërë, pavarësisht mbështetjes së shumë burrave dhe grave vullnetmirë, kanë rënë në vesh të shurdhët, si te luftëtarët në terren, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar. Do të mund të krijohej një “qytet i hapur”, duke ruajtur një mjedis unik nga pikëvështrimi historik dhe njerëzor.

Fabrikimet e turpshme nuk më trembin

Postuar në 01 Maj, 2016 16:01

Shumë njerëz në vendin tim do e linin në heshtje një kronikë televizive akuzash në mënyrë që të harrohej apo të mos amplifikohej. Por unë, si në çdo betejë të vogël apo të madhe, kam zgjedhur t’i qëndroj përballë.

Nostalgjia e rrezikshme e Europës

Postuar në 30 Prill, 2016 11:31

Bashkimi Europian ka një rast të rrezikshëm nostalgjie. Jo vetëm që po kërkon “kohët e bukura të dikurshme” – përpara se BE të “shkelte” sovranitetin e shteteve – duke nxitur kështu ngjitjen e partive politike nacionaliste; udhëheqësit europianë vazhdojnë të përpiqen që të zbatojnë zgjidhjet e të djeshmes, për problemet e të sotmes.

Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

Postuar në 29 Prill, 2016 15:52

Kam dëgjuar njerëz që e kundërshtojnë ndërtimin e stadiumit kombëtar nga një investitor privat, duke argumentuar se nuk i duhet falur një tokë e vlefshme publike një firme private.

Gjermani, çmontimi i shefit të shërbimeve sekrete

Postuar në 28 Prill, 2016 13:40

Presidenti i Shërbimit Informativ Federal (BND), Gerhard Schindler, nuk i ka plotësuar pritjet e qeverisë federale. Ndaj duhet të largohet para kohe, më 1 korrik të këtij viti. Zyrtarisht nuk ka ndonjë shpjegim. Qeveria federale nuk e ka për detyrim të japë shpejgime. Por do të ishte mirë sikur më vonë të shpjegojë ndryshimet në kreun e BND.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike*

Postuar në 28 Prill, 2016 08:01

Treguesi “Prodhim i Brendshëm Bruto” (PBB), i cili është treguesi kryesor i rritjes ekonomike,  përfaqëson atë pjesë të vlerës monetare të produkteve dhe shërbimeve që krijohet brenda vendit. Shqipëria pati një rritje të shpejtë të PBB-së në periudhën 1992-2008 (rritja mesatare vjetore reale: 6.1%), duke patur si motor për këtë rritje kërkesën e jashtëzakonshme – ose më saktë, urinë – për mallra të konsumit të gjerë dhe për banesa më dinjitoze. Motori i mësipërm pati si karburant kryesor dërgesat valutore të emigrantëve dhe paratë e nëndheshme të trafiqeve ilegale.

Armatosja nga Berisha dhe çarmatosja nga Ilir Meta

Postuar në 27 Prill, 2016 11:17

Propozimi i Sali Berishës për të armatosur qytetarët shqiptarë, vazhdon ende të mbledhë nën armë Partinë Socialiste, qeverinë, aksesorët e tyre mediatikë dhe propagandistikë, për të ngritur një furtunë të vërtetë në gotën që vetë Berisha ua serviri. Po kërkohet hetimi, dënimi, përjashtimi, kallëzimi, demaskimi, shpartallimi i ish-kryeministrit si luftënxitës, që po bën thirrje antikushtetuese. Po cilësohet fashist e hitlerian dhe po i kërkohet prokurorisë të veprojë.

ALBANIAN BUSINESS BAROMETER: Pesimizëm për 2016-ën

Postuar në 27 Prill, 2016 01:23

Revista më e re shqiptare, e botuar në anglisht – Follow Business Albania (http://www.followbusinessalbania.com/) – më komisionoi sondazhin periodik ALBANIAN BUSINESS BAROMETER, edicionin e parë të të cilit e zhvillova në periudhen janar-mars. I përmbledhur në një fjali, ky sondazh tregon se në biznesin shqiptar, mbizotëron pesimizmi për vitin në vazhdim. Le ta zbërthejmë me më shumë fjalë këtë fjali.

Parashikimet për punësimin

Pages

Subscribe to RSS - Opinion