Opinion
Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?
Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?
Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit
Deputeti Gent Strazimiri është vënë papritur në qendër të debatit politik të ditëve të fundit për akuzën e ngritur ndaj tij nga organet e rendit për armëmbajtje pa leje, si dhe për shfaqjen e tij me këtë armë pa leje në protestën e organizuar nga opozita tek sheshndërtimi i Bashkisë së Tiranës brenda Parku të Liqenit Artificial Shfaqja e tij me patllake në një tubim proteste (nëse akuza rezulton e vërtetë) është realisht e dënueshme, aq më tepër nëse kjo armë është edhe pa leje.
Këllëf apo pisqollë?
Pas përleshjeve të fundit mes policisë dhe opozitës, që nuk do që të lejojë ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijë tek Liqeni në Tiranë, bëri bujë, edhe më shumë se plagosja e tri vajzave police, ajo që fiksuan kamerat: pistoleta në brezin e një përleshësi civil. U tha se ishte deputeti demokrat Gent Strazimiri. Po të hënën në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, pasi mbaroi mbledhja e kryesisë së PD-së, u ndal para gazetarëve dhe na çuditi me ato që tha: “Të jeni të bindur që deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë.
Assadi fituesi i madh i luftimeve kundër IS
Është fare e qartë që IS në Siri dhe Irak është në tërheqje e sipër. Palmyra, qyteti oaz i antikitetit, është futur sërish nën kontrollin e forcave të Assadit. Kjo është e rëndsishme për shkaqe simbolike dhe strategjike, sepse Asadi tashti shtrin pushtetin deri në qendrën e IS - në Raqa. Ndërkohë që ushtria irakiane po përgatit sulmin në Mosul.
Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe otomanët e Shqipërisë
Konfliktet e egra me frymëzim fetar si këto që po shtillen këto kohët e fundit, e bëjnë më të ngutshme nevojën e refleksionit sidomos për ne shqiptarët që kështu të ndarë siç jemi, ka rrezik të bëhemi shënjestër e frymëzimit radikal islamik.
Rinovimi i Traktatit të Miqësisë Shqipëri-Greqi do të jetë i vështirë*
Në javën që lamë pas ministri i jashtëm Ditmir Bushati realizoi një vizitë zyrtare në Greqi. Duke u nisur nga marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nga sfidat e kohës, vizita merrte një rëndësi të veçantë. Mirëpo rëndësia e pritur derivoi në një rëndësi të llojit të veçantë. Kjo për faktin se nga njëra anë ajo tentoi të provokonte status quonë tradicionale në marrëdhëniet dypalëshe, me kusht distancimin nga e kaluara. Në anën tjetër, palët nuk ishin në sinkron drejt këtij synimi.
Erdogan, uzurpuesi i gazetës sime...
Autori i këtyre radhëve është një gazetar turk, i cili deri para pak javësh drejtonte gazetën “Zaman”, të përditshmen me tirazhin më të madh në Turqi. Vetëm pak orë pas sekuestrimit të gazetës dhe caktimit të administratorëve shtetërorë, papritmas u konsiderova “anëtar i një rrjeti terrorist”. Prej gati dy vitesh, vendi im është kthyer në një arenë të lojërave politike dhe më datë 4 mars, përjetoi një tjetër skenë surrealiste. Qeveria përdori gaz lotsjellës dhe pompa me ujë për të sulmuar gazetën që unë drejtoja. Disa prej nesh u keqtrajtuan dhe disa të tjerë i shanë dhe i fyen rëndë.
Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë
Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe si kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.
Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.
Reforma në drejtësi si gjyq publik
Kërkesave të vazhdueshme në rritje të qytetarëve të Shqipërisë dhe partnerëve tanë euroatlantikë për drejtësi në Pushtetin Gjyqësor partitë politike pushtetmbajtëse iu përgjigjën duke marrë iniciativën konkrete dhe filluar procesin për Reformë në Drejtësi, jo thjesht sa për të afruar standardet me vendet e BE, por tashmë duhet pranuar dhe pranohet nga të gjithë se plaçkitja legale, e cila favorizohet nga plaçkitja ilegale (korrupsioni) është bërë e rrezikshme për individët, liritë dhe të drejtat e tyre, për mbarë shoqërinë, pasurinë shoqërore, publike, kombëtare dhe shtetërore.
