Në Vëmendje
Gjykata e Strasburgut konfirmon ndërhyrjen e “papërshtatshme” të Denar Bibës
Debati për audiopërgjimin mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut ka shtruar për diskutim një vullnet të qeverisë shqiptare për të shtyrë dhënien apo ekzekutimin e vendime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjet e pronave. Kjo sepse nga ajo që del, qeveria shqiptare ka kërkuar të ndalë penalizimin nga Gjykata, ndërkohë që shkak për to ka qenë edhe vetë siç ishte rasti i pallatit në Vlorë. Për të sqaruar disi çështjen dhe për të ballafaquar me të vërtetën e mundshme pretendimet e z. Biba, ResPublica iu drejtua Gjykatës së Strasburgut.
Punët e lëna rrugëve nga Bashkia e Tiranës
Në fillim të gushtit, Bashkia e Tiranës nisi punimet në një segment të bulevardit “Gjergj Fishta” në zonën e Ekspozitës. Heqje e pllakave të trotuareve për t’u zëvendësuar. Këtë thanë punonjësit e bashkisë. Në fakt kanë kaluar më shumë se tre javë dhe segmenti i trotuarit ka mbetur i mbuluar me zhavor, pa rrethim dhe ku kalohet me vështirësi. Duhet thënë se trotuari në anën tjetër të Lanës, është i paprekur dhe kjo zonë është ndër të paktat ku nuk ka patur probleme serioze në ndërhyrjet e bëra.
Kontrolli i Lartë i Shtetit kryqëzon ish-kryetarin e KQZ-së, Denar Biba
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përpiluar së fundmi Raportin Paraprak të Auditimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për periudhën 2016-2017. Një kopje e raportit disponohet nga ResPublica dhe në të duhet thënë se evidentohen shkelje të mëdha me dëm ekonomik.
Audiopërgjimi: Ish-zv.kryetari i KQZ-së, ndërmjetës për pezullimin e vendimeve të Strasburgut për pronat
Exit.al ka publikuar sot një përgjim të pjesshëm të një bisede mes ish-zv.kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianku. Në vija të përgjithshme ideja e përgjimit është kjo: qeveria shqiptare po përpiqej në vitin 2014 të merrte nga Gjykata konçesionin për shtyrjen e vendimevepër çështjet e pronës.
PD: Veliaj gënjen. Ja dokumentet që provojnë ndërtimin e kullave te Garda e Republikës
Sot kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në zonën e Liqenit Artificial nuk do të ketë më ndërtime. Nuk është e qartë se për cilën arsye z. Veliaj e ka dhënë një deklaratë të tillë, por nuk përjashtohet fakti se në prag të zgjedhjeve të reja lokale, ai me gjasë e sheh se kullat që po mbijnë ngado në Tiranë, janë kosto elektorale. Përtej kësaj, deklarata e z. Veliaj sipas Partisë Demokratike, është e pavërtetë. Zëdhënësja e saj, Ina Zhupa ka deklaruar sot se në hyrje të Liqenit Artificial, në zonën e Gardës së Republikës është menduar ndërtimi i kullave.
Tronditet Papati i Françeskut. Ish-Nunci i ShBA kërkon dorëheqjen e Bergolios
Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në ShBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media, ka tronditur thellë Papatin e Bergolios.
Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovuar atë. Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit.
Ndarja e Kosovës, pazar i mbyllur. Vuçiç njofton takimin me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën
Tirana zyrtare ka një rol të vetin në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është lënë të kuptohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha se në eventualitetin e një marrëveshjeje me shqiptarët, të gjithë do të humbasin diçka.
Le të presim për rezultatet dhe të shohim se kush fitoi e kush humbi. Ne duhet të kuptojmë se pas një marrëveshjeje të mundshme me shqiptarët, të gjithë do të humbasin diçka
Jemi të parët në botë për drogën
Materiali i mëposhtëm, përgatitur nga The Economist, vlerëson se 2.5% e poopullsisë së Shqipërisë përdor kokainën, duke dalë kështu në vend të parë në botë.
Policia greke sqaron lirimin e Edmond Begos
Autoritetet greke kanë sqaruar lirimin e biznesmenit, Edmond Bego, i arrestuar 6 ditë më parë nga policia e shtetit fqinj teksa po kthehej në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës.
Sipas Policisë Greke 48-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane në vitin 2009 pas dënimit me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Policia greke ka liruar Begon pasi u informua nga letërkëmbimi me autoritetet italiane se 49-vjeçari kishte vuajtur dënimin në Shqipëri.
U dhunua nga muxhahedinët, kanadezi akuzon ambasadën e SHBA-ve
Një shtetas kanadez me kombësi iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ndërhyrë te Policia Shqiptare për të liruar muxhahedinët e arrestuar dy javë më parë për dhunë ndaj tij. Sipas Mustafa Muhamed, një agjente e CIA-s në Ambasadën Amerikane e ka bërë këtë.
Ndërkohë, nga Ambasada Amerikane nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë pretendim. Muhamed, i cili pret që të takojë pas shumë vitesh vajzën e tij, që ndodhet në kampin e muxhahedinëve në Manzë, thotë tha se e ka çuar çështjen në gjykatë.
TemaTv