Në Vëmendje
Për 1 milionë dollarë
Adriatik Llalla nuk ia doli në përpjekjen e parë për të hequr sekuestron preventive ndaj pasurive të bllokuara të ish-kryeprokurorit në vlerën e 1 milion dollarëve. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzuoi ankimimin e ish-kryeprokurorit duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ambasada e Kroacisë: Ndryshimi i kufijve destabilizon rajonin
Vendet e rajonit nuk janë nxituar të pozicionohen rreth idesë për korrigjim kufijsh të ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi aktualisht president i Kosovës.
Frontal i ka marrë një reagim ambasadës kroate në Prishtinë ku theksohet kundërshtimi kategorik për ndryshim kufinjsh, pasi kjo mund të sillte destabilizim të Ballkanit.
Një president joserioz, ndaj edhe i rrezikshëm
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Tema”. Në vend se të sqaronte dilemat e krijuara pas propozimit të tij për korrigjim kufijsh me Serbinë, z. Thaçi i ka shtuar ato më tej.
Shqiptarët, garanci për referendumin e emrit në Maqedoni
Popullsia shqiptare në Maqedoni në shumicën dërrmuese të saj është në favor të ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë. Në një sondazh të publikuar nga agjencia shtetërore MIA 88% e popullsisë shqiptare mbështet ndryshimin e emrit ndërsa nga "maqedonasit" vetëm 27.4% përkrahin marrëveshjen e Prespës dhe 45.2% e refuzojnë.
Pyetja e miratuar nga parlamenti mbështet vijën e qeverisë se marrëveshja i hap rrugë pranimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke iu referuar emërtimit "Republika e Maqedonisë Veriore" dhe rishikimit të Kushtetutës.
Vuçiç: Asosacionin e presim nga Prishtina. Serbët të mos veprojnë...Ka vetëm të ardhme, jo fitore
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në të mirë të së ardhmes së popullit serb. Ai është shfaqur në një konferencë për shtyp me tone disi alarmante, kur ka thënë se “ne kemi nevojë për një paqe afatgjatë me shqiptarët” që ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe me progresin ekonomik. Vuçiç po ashtu ka zbardhur atë që përmban marrëveshja e Brukselit në kuadër të të cilës krijohet edhe Asosacioni i Komunave Serbe.
Serbia përplaset me Izraelin ( Video)
Teksa Beogradi është në vorbullën e propozimit për korrigjim kufijsh me Kosovën dhe një paqartësie mbi të ardhmen e Asosacionit të Komunave Serbe, hapet një front i ri polemikash këtë herë me Izraelin.
Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së pilotëve dhe një delegacioni izraelit në ceremoninë festive që Kroacia organizoi në përkujtim të Operacionit Stuhia, i cili bëri të mundur kthimin nën kontrollin e kroatëve të disa zonave të banuara nga serbë.
Lëvizje të KFOR në veriun e Kosovës (Video)
Situata në Kosovë duket të jetë tejet delikate pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për bashkim me Preshëvën.
Mediat serbe dhe ato kosovare shkruajnë se liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.Ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët.
Teatri Kombëtar, KLSH kërkon auditimin për procedurat dhe gjendjen juridike të pronave
Një javë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Teatrin, duke argumentuar 8 shkelje të tij, ndërsa theksonte se shkel dhe cenon Kushtetutën. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tashmë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të kryejë auditimin po për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti në vitin 2009.
Hidhet teza e korrigjimit të kufijve
Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian