Në Vëmendje
Zyrtare/Greqia: Betimi i Belerit parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Greqia ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër negociatavae të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse vendi ynë nuk përmbush kushtin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Kjo shëmti duhet të marrë fund!
-Çfarë është 28 nëntori?
Festa e Pavarësisë. Më 28 nëntor Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë.
-Kush ishte tjetër?
Disa besnikë të tij
Cikli menstrual, sëmundje e paguar
Deputeti socialist, Erion Braçe, i propozoi Ministrisë së Shëndetësisë që periudha e ciklit menstrual të merret me raport shëndetësor të paguar nga buxheti i shtetit. Braçe propozoi edhe përjashtimin nga TVSH të paketës higjeno-sanitare të grave dhe vajzave.
« A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit, sepse po e konsiderojnë sëmundje. Është mirë që kjo iniciativë që duhet kalkuluar, të përfshihet në nismat tuaja », tha Braçe.
Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama-Meloni
Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.
Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.
Marrëveshja e përmbledhur
Shtatë vila qeveritare të dala jashtë funksionit
Autoritetet kanë lënë në degradim të plotë 7 vila qeveritare, të cilat prej vitesh nuk njohin rikonstruksion.
Malltezi, Gaçi...Po me shkeljet e paprecedenta në Bazën e Sarandës kush shkon në burg?
Sekuestroja e sipërfaqes së fituar në bregdet nga investitori strategjk Artan Gaçi, sinjalizon se mundet që të jemi në kushte cilësisht të reja, kur paditë për abuzimet me pronën të shndërrohen në procedime penale. Pavarësisht rezultatit të procedimit duhet thënë se sekuestroja e ka një efekt: atë financiar dhe besueshmërinë publike të investitorit.
Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet!!! Pak më kujdes kur flet për luftën e të tjerëve!
Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, z. Rama bëri një analogji mes situatës në Kosovë dhe situatës në Palestinë. Dhe duke e vijuar analogjinë, ai krahasoi Kosovën me Palestinën, si dy vende që janë marrë peng nga klasa e vet politike.
Me një deklaratë të guximshme, sidomos për kryeministrin e një vendi që është në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, z. Rama tha ndër të tjera se “Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin për të mbrojtur raketat”.
Samiti i Granadës/Plan BE - Britani e Madhe - Shqipëri kundër migrimit të paligjshëm
Shqipëria ëshë bërë pjesë thelbësore e një plani europian kundër trafikut ilegal të qenieve njerëzore duke iu përgjigjur një politike të imponuar në samitin e Granadës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Të paktën këtë raporton gazeta “The Guardian”, që flet për pesë pika, të cilit në fund i janë bashkuar edhe drejtuesit e Hollandës, Francës si dhe presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Raportime për vendosjen e Vuçiç nën sanksione
Bogdan Bogdanoviç, aktivist dhe politikan serb në Kosovë shkruan në rrjetin social X se sipas informacioneve që disponon, pritet që presidenti serb Aleksander Vuçiç do t’i nënshtrohet së shpejti sanksioneve nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas tij, do të jetë presidenti francez Emmanuel Macron që do t’i komunikojë Vuçiçit informacionin se ai nuk është më partner i komunitetit ndërkombëtar për “shkak se mbështet terrorizmin”.
“Kosova, toka e askujt”, propozime që të shpallet non grata në Kosovë
Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë për situatën në Veri dhe sidomos deklarimet e tij në “Financial Times” se Veriu është toka e askujt, kanë provokuar reagime në Kosoë.
Gazeta “Koha Ditore” përcjell disa prej tyre që duhe thënë se bashkohen në një pikë: z. Rama ka shkuar më larg nga sa pritej dhe se motivet e qëndrimeve të tilla nuk kuptohen dot si pjesë e një analize objektive.