Në Vëmendje
Vetëm 18% e mbetjeve riciklohen
Ngritja e dy inceneratorëve në Fier dhe Elbasan si dhe plani për të vënë në punë edhe një incinerator në Tiranë duket se ka penguar projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku një vend kryesor zë riciklimi.
Drejtuesja e programit të qeverisë gjermane GIZ, Christine Koenig, na zbulon se Shqipëria renditet si një nga vendet me normën më të ulët të mbetjeve të ricikluara në Europë, ndonëse direktivat e Brukselit janë për reduktimin e sasive të mbetjeve që shkonjnë në landfille.
Publikohet video e 21 janarit realizuar nga taraca e Kryeministrisë
Gazeta "Tema" sjell sot një reagim të ish-kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës pamjet filmike të 21 janarit 2011, të realizuara nga Kryeministria bashkë me serverin përkatës janë zhdukur. Gazeta shton se kaq mjafton që Sali Berisha të procedohet për prishje të provave.
Babin e heq vettingu, shkon pedagog në Magjistraturë. Fëmija hyn në sistemin e drejtësisë
Më poshtë një pjesë nga një shkrim i INA Media për riciklimin në sistemin e drejtësisë të të njëjtave mbiemra të cilët vettingu i krasiti. Një copëz nga teatri i reformës që në fakt nuk bëri asgjë me pasurinë e atyre që dolën nga sistemi:
Familjarët e të shkarkuarve, në sistem
Në prag dështimi negociimi për një Traktat Ndërkombëtar kundër Pandemive
"Politico" shkruan së fundmi për mundësinë e dështimit të neogociatave ndërkombëtare për një Traktat mbi Pandemitë, duke lënë pas krahëve përvojën traumatike të CoVid-19. Negociatat udhëhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe synojnë miratimin e një kuadri rregullator detyrues në eventualitetin e një pandemie të re si dhe për të mos lejuar më diskriminimin në shpërndarjet e bareve imunizues siç ndodhi me vaksinat kundër CoVid-19.
Kolegji Europian i Tiranës dhe shkollat me turne në sistemin 9-vjeçar
Televizioni Shqiptar raporton sot se Kolegji Europian i Tiranës do të trajtojë me bursë të gjithë studentët që do të pranohen.
Procedura e shpallur deri tani përcakton se kandidatët e përzgjedhur do të informohen për vendimet e bursave sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të zhvillohen intervistat e përzgjedhjes.
Çfarë domethënë kjo? Beleri nxirret me polici nga varrezat!
Disa pamje nga ceremonia e varrimit të gjyshes së Fredi Belerit në Himarë sot ilustrojnë se çfarë absurditeti ka gjeneruar kjo ngjarje. Policë që mësyjnë në varreza dhe nxjerrin me dhunë një njeri që nuk ka ku të shkojë. Çfarë kuptimi ka kjo? Cila etikë, cili kod justifkon një sjellje të tillë? Asnjë veç kodit të z. Rama për të treguar sesa i papërkulur është ndaj Grekut. Ose Liridalja prej 6 orësh do jetë shkelur me disa minuta.
Banorët e Tiranës, më të pakënaqurit në Europë
Zyrihu është qyteti europian me cilësinë më të mirë të jetës, sipas perceptimit të banorëve të tij. Pas tij vijnë Kopenhaga dhe Gröningen, ku 95% e banorëve deklarojnë se janë të kënaqur.
Raporti mbi cilësinë e jetës në qytetet europiane bazohet mbi një sondazh të publikuar për herë të parë në vitin 2007, i cili mat perceptimin e qytetarëve në 83 qendra urbane europiane. Intervistat janë bërë në prill me një kampion prej 71 153 personash.
Faqet e qeverisë bien njëra pas tjerës
Njëzet e katër orë pasi hakerat e Homeland Justice njoftuan se kishin shtënë në dorë të gjitha të dhënat e kompanisë One Albania, disa prej faqeve të qeverisë janë jashtë funksionit.
Mëngjesin e së hënës, në kanalin e saj në Telegram, Homeland Justice njoftoi se kishte fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.
Hakerohen edhe të dhënat e kompanisë One
Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë siguruar akses në të dhënat e kompanisë “One Albania”. Në llogarinë e tyre në “Telegram”, ata njoftuan se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Sipas tyre, të dhënat do të publikohen së shpejti.
Misioni ka filluar (DDMC)
Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e Protokollit me Italinë për emigrantët
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Në një njoftim të publikuar sot, Kushtetuesja bën me dije se pas marrjes në shqyrtim të padisë së deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, automatikisht pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej të bëhej nesër më 14 dhjetor. Kjo do të thotë se deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja, s’mund të kemi votim në Kuvend të marrëveshjes. Ndërkaq padia pritet të shyqrtohet më 18 janar në orën 10:00. Në njo