Lajme
Turqia kundërshton krijimin e një force të NATO-s për Detin e Zi
Turqia ka kundështuar planet e SHBA për krijimin e një force ushtarake të Detit të Zi.
I komunikuam Rumanisë dhe Bullgarisë të mos veprojnë me nxitim
është shprehur ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Xhanëm mund të kemi një president si Hirushja
Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, do ishte një javë ku Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Procesi i zgjedhjes së Presidentit, simulon maksimalisht thashethemet, përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në shumicën e rasteve edhe pa dëshirën e tyre. Përgjigjia ime është negative se nuk ka asnjë të vërtetë
Rizgjedhje, jo fitore
Njerëzit përqafonin njëri-tjetrin dhe këndonin “Macron”.
Kështu e përshkruan ndër të tjera agjencia “Reuters” rizgjedhjen e Emmanuel Macron si president të Francës. 58.2% të votave në raundin e dytë i kanë siguruar Macronit një mandat të dytë që është celebruar në mënyrë militante në Paris.
Një ekran i madh vendosur në kullën “Eifel”, tubim njerëzish. Të duket se turma ka strehën e vet në çdo qoshe të planetit. Është e çuditshme të shohësh festë për rizgjedhjen e dikujt që është provuar se çfarë di të bëjë e si di ta bëjë.
Gjest diplomatik drejt Armenisë, Erdogan: Të ndërtojmë të ardhmen!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një lëvizje diplomatike në drejtim të Armenisë, me të cilin Turqia ka një konflikt të vjetër. Ai i ka dërguar një mesazh patriarkut të armenëve të Turqisë, Sahak Mashalyan me rastin e 24 prillit kur kujtohen armenët që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Unë përkujtoj otomanët armenë që humbën në luftë. Le të ndërtojmë të ardhmen në vend të madhështisë së vuajtjes
Synimet e Putin nuk shkojnë përtej Ukrainës, Bjellorusisë dhe ndoshta Kazakistanit
Azar Gat, një ndër analistët kryesore ushtarakë të Izraelit flet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën flet për situatën në Ukrainë, gabimet e Rusisë dhe keqleximin që po i bëhet synimeve të presidenti rus. Sipas tij, në invazionin e Ukrainës ka patjetër edhe një element difensiv që nuk duhet injoruar.
Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online
Komisioni Europian ka finalizuar legjislacionin që rregullon aktivitetitn e kompanive të mëdha të teknologjisë. Akti për Shërbimet Dixhitale është pjesa e dytë e projektit rregullator dhe synon marrjen e masave më të forta shtrënguese dhe pasojave për platformat dhe faqet që përmbajnë apo hostojnë një listë materialesh të ndaluara si gjuha e urrejtjes, dizinformimi dhe abuzimi seksual me fëmijët.
Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Kemi shumicë për të gjitha vendimet
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një intervistë për “Spiegel” përmes së cilës është përpjekur të mbrojë qëndrimin e Gjermanisë për furnizimin me armë. Scholz nuk ka një përgjigje për rezultatin e luftës që duket se përcjell pasiguritë rreth saj në Perëndim, sidomos për pasojat që mund të sjellë.
Duhet të ketë një marrëveshje paqeje që i mundëson Ukrainës të mbrojë veten në të ardhmen. Ne do t’i armatosim ata në mënyrë që siguria e tyre të garantohet. Dhe do jemi një fuqi garante. Nuk do të ketë një paqe të diktuar
Spekullime mbi synimet e operacionit rus në Ukrainë dhe sulmin ndaj Transnistrisë
Mediat në Perëndim po qarkullojnë një deklaratë të gjeneralit rus Rustam Minnekaev që ka sqaruar deri diku synimet e operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë. Duke folur për agjencinë “Interfax” Minnekaev ka thënë se ushtria ruse synon marrjen e Donbasit për të krijuar një corridor tokësor deri në Moldavi që do të priste daljen në det të Ukrainës.
Somalia në buzë të humnerës, 700 mijë të zhvendosur rishtaz, 6 milionë në uri të thellë
Larg syve dhe vëmendjes ndërkombëtare, e normuar tashmë si një vend që është në fund të listës së njerëzimit, Somalia përballet së fundmi edhe me një thatësirë që po e çon në uri. Për të tretin vit radhazi në Somali nuk bie thuajse fare shi duke bërë që thatësira të klasifikohet si më e keqja në 40 vjet.
Franca lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Carlo Ghosn
Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërombëtar për Carlos Ghosn, ish-drejtuesi i konsorciumit Renault-Nissan, që u largua drejt Libanin në mënyrë të fshehtë pas skandalit që përfshiu atë dhe kompaninë. Në vitin 2018, Ghosn u ndalua nga autoritetet Japoneze bashkë me ndihmësin kryesor Greg Kelly nën akuzën e keq menaxhimit financiar, por në dhjetor 2019, Ghosn ia doli të arratiset fshehtas me një avion privat.
