Lajme
Shtëpia e Bardhë korrigjon Bidenin: Nuk e kishte fjalën për ndryshim regjimi në Rusi
Presidenti amerikan Joe Biden ka provokuar një diskutim të gjerë mediatik dhe politik me mbylljen e fjalimit të tij në Poloni, prej nga ku duket se ka lëshuar një frazë të paparashikuar.
Pas Ukrainës, Rusia nis stërvitjen ushtarake dhe mbrojtjen e ishujve Kurile, të pretenduara nga Japonia
Ndërkohë që në Perëndim zhvillohet ndërhyrja në Ukrainë, Kremlini ka urdhëruar nisjen e një stërvitjeje ushtarake në Lindje, në ishujt Kurile, për të cilat ka një negociatë të pambyllur me Japoninë që nga fundi i Luftës II Botërore. Sipas njoftimeve mediatike stërvitja e parashikuar në distriktin lindor përfshin 3000 trupa dhe zhvillohet në veriperëndim të Paqësorit në një zonë që është pjesë e negociatave dhe kundështive mes të dyja vendeve.
Serbia nuk do të bëjë më gabimet e Millosheviçit
Presidenti i Serbisë, Alekssander Vuçiç, ka folur në një intervistë të gjatë për B92 rreth zhvillimeve në Kosovë dhe situatën ndërkombëtare. Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një person që po luan me stabilitetin duke pretenduar maksimalisht në objektivat e veta. Vuçiç madje ka interpretuar se situata në Ukrainë po shihet si një moment ideal në Kosovë për të stigmatizuar më shumë serbët në sytë e Perëndimit.
Gati për fazën II/Rusia lidh me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin: 1 351 ushtarë të vrarë
Rusia ka njoftuar sot numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktin në Ukrainë që zbret shumë më poshtë pretendimeve të NATO-s. Shefi i Drejtorisë Qendore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Sergei Rudskoy ka deklaruar se në luftime janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë lënduar 3825 të tjerë.
Sipas tij nga pala ukrainase janë vrarë 14 000 trupa dhe janë lënduar 16 000 të tjerë, duke ngritur kështu pretendimin e një shpërbërjeje.
Flitet e shkruhet për mandat të katërt
Lorenc Vangjeli është shfaqur sot si një sprintier i parashikimit politik. Ai ka shkruajtur për mandatin e katërt të Edi Ramës, mandatin e rehatit edhe për analistë të cilëve nuk u duhet të vrasin mendjen shumë sepse në atë mandat “gjërat dihen si shkojnë”.
Por përtej kësaj meriton një farë vëmendje pasazhi kur z. Vangjeli analizon strategjikisht suksesin e pandalshëm të Edi Ramës.
Turqia, Jo sanksioneve kundër Rusisë. Erdogan tallet: I thashë Macronit për gazin, më dha të drejtë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk është në gjendje t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.
Jep dorëheqjen këshilltari i Putinit, Anatoly Chubais
Media të ndryshme raportojnë se një ndër njerëzit e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, i dërguari për Klimën, Anatoly Chubais, ka dhënë dorëheqjen. Mediat deklarojnë se dorëheqja e tij dhe largimi nga Rusia lidhen me kundërshtimin e luftës në Ukrainë, një veprim ky që shenjon aktin e parë nga një zyrtar kaq i lartë i Kremlinit.
Po SHBA-ve kush u vendos sanksione?
A është legale lufta e tanishme në Ukrainë?
Jehonë idesë së një rusofobie në Perëndim
Si në çdo situatë problem kryesor që do të mbetet është narrativa, ajo që njerëzit besojnë, apo qëndrimi që ata marrin. Në luftën aktuale në Rusi, krijohet ideja se vetëm një pjesë e rusëve e kuptojnë atë që Putin po bën dhe se gjithë bota ose është kundër, ose qëndron neutrale. Deri më tani, argumenti bazë që e izolon Rusinë është sulmi mbi një vend sovran, por ky argument do të qëndrojë në këmbë si pjesë e shqetësimit publik deri në momentin kur sanksionet të kenë gjeneruar një faturë e cila tejkalon shkeljen e sovranitetit të një vendi.
Mistifikimi i një dorëzimi të kaluar si dorëheqje
Lulzim Basha po merr dafinat e një akti qytetar, atë të dorëheqjes. Lulzim Basha mbajti përgjegjësi, shkruan Agron Gjekmarkaj. Që do marrë seriozisht vetëm për vlerën statistikore të lumit të qëndrimeve që po mbahen mbi këtë çështje. Sepse ndërkohë që dorëheqja është një normë që predikohet vazhdimisht, ajo në rastin e Bashës po mistifikohet si standard i jashtëzakonshëm.