Lajme

Kuadër i ri për tregtinë në Paqësor/13 vende firmosin marrëveshjen kundër ekspansionit të Kinës

Postuar në 23 Maj, 2022 15:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar një nismë të re për tregtinë në zonën e Paqësorit dhe oqeanit Indian, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të Kinës. Njoftimin e ka dhënë vetë presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në Japoni ku është firmosur edhe një dokument i posaçëm.

SIPRI: Bota po hyn në një erë të re rreziku

Postuar në 23 Maj, 2022 14:38

Njerëzimi po hyn në një fazë të re rreziku. Instituti i Stokholmit për Kërkimin e Paqes, ka publikuar këto ditë një raport që qysh tani është bërë i shumëcituar. Klima, pandemia, lufta, uria, katër faktorë që kombinojnë dhe ushqejnë njëri-tjetrin në një botë që është në prag të shpalljes zyrtarisht si vend i pasigurtë.

Afganistan, urdhër për mbulimin e fytyrës edhe nga prezantueset e televizioneve

Postuar në 22 Maj, 2022 14:39

Regjimi Taliban në Afganistan vijon të instalojë kanonet e veta në vend, duke mbërritur deri në urdhërimin e mbulimit të fytyrës së prezantueseve televizive. Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i vendit, Hibatullah Akhundzada firmosi një Diktat përmes të cilit urdhëron mbulimin e fytyrës me Burka. Pas këtij urdhëri, ishte Ministria e Virtytit dhe Parandalimit të Vesit që e aplikoi urdhërin mbi punonjësit e telvizioneve, çka u kundërshtua fillimisht, por sot është vënë në zbatim.

Përfaqësues të biznesit kërkojnë hetim nga SPAK për Bankën e Shqipërisë

Postuar në 20 Maj, 2022 22:26

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi, e ka cilësuar rritjen e forces së Lekut si manovër për të cilën duhet të hetohet. Në një intervistë për MCN Economy, Zusi ka akuzuar Bankën e Shqipërisë për situatën e krijuar: 

Kursi i këmbimit është një krim i cili duhet të analizohet seriozisht nga institucionet. Këtu duhet të ndërhyjnë institucionet e hetimit. SPAK duhet të hetojë Bankën e Shqipërisë për këtë që po ndodh.

Ndërron jetë Vangelis

Postuar në 19 Maj, 2022 23:47

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitori dhe artisti i njohur grek, Vangelis Papathanassiou. I njohur për kolona zanor të filmave të famshëm, Papathanassiou krijoni një reputacion ndërkombëtar që nuk lidhet vetëm me një krijim. 

I lindur si Evangelos Odysseas Papathanassiou më 1943 në Volos, kompozitori i ardhshëm nuk mori ndonjëherë formim muzikanti. Sipas tij kjo shpëtoi kreativitetin e tij. 

Scholz viziton Ballkanin Perëndimor para 30 majit: Anëtarësimi, interes strategjik i BE-së

Postuar në 19 Maj, 2022 12:07

Gjermania e Scholz po investohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke artikuluar një interes strategjik të unionit. Në fjalën e mbajtur para parlamentit, kancelari gjerman ka vënë në dukje se Ballkani Perëndimor nuk mund të injorohet më në kushtet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pas një pritjeje të gjatë të vendeve të rajonit.

Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshëmrisë sonë. Sot më shumë se asnjëherë tjetër, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik

Bashkëpunim në krime kundër njerëzimit/Gjigandi i çimentos "Lafarge", nën akuzë për impiantin në Siri

Postuar në 18 Maj, 2022 17:11

Një gjykatë franceze ka konfirmuar së fundmi se gjigandi frëng i çimentos, “Lafarge”, duhet të përballet me akuzën, bashkëpunim në krime kundër njerëzimit. Sipas palës paditëse, punonjës të “Lafarge Cement Syria”, kompania ka paguar anëtarë të Shtetit Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste gjatë luftës civile siriane. 

Kremlini: Perëndimi cenoi stabilitetin strategjik në Europë

Postuar në 18 Maj, 2022 16:39

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolay Patrushev, ka akuzuar Perëndimin se me veprimet e veta dhe këmbënguljen për të ruajtur dominimin, ka cenuar stabilitetin strategjik në Europë.

Me shfaqjen e qendrave të reja të pushtetit, bota është bërë përherë e më tepër e paqëndrueshme për shkak të mungesës së dëshirës së disa vendeve për lëshuar dominimin e tyre gjeopolitik. Këto vende kanë rrënur qëllimisht sistemin ndërkombëtar të stabilitetit dhe injoruan propozimet e sigurisë të Rusisë

Greqia zgjedh SHBA kundër Putin. Një mundësi edhe për Kosovën?!

Postuar në 18 Maj, 2022 12:23

Vizita e fundit e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, mund të cilësohet padyshim si shumë e rëndësishme dhe me rrjedhoja në rajonin tonë. Z. Mitsotakis ka mbajtur një fjalim të plotë në Kongresin amerikan, gjatë së cilës është duartrotikur disa herë, sidomos kur ai ka sqaruar me theksim të qartë se në kohën tonë, kur kërkohet mbajtja e një ane, Greqia ka zgjedhur:

Kundër pushtimit të Ukrainës nga Putin

Për herë të parë në 50 vjet/Marina amerikane raporton në Kongres mbi UFO-t

Postuar në 18 Maj, 2022 11:59

Shërbimet sekrete të marinës amerikane kanë regjistruar 400 incidente të kontaktit me Dukuri të Paidentifikuara Ajrore, diçka që u raportua për herë të parë në 50 vjet në Kongres. Sipas zv.drejtorit të shërbimeve sekrete të marinës, Scott Bray numri i lartë i incidenteve lidhet me faktin se aktualisht njerëzit raportojnë më shpesh për kontakte të painterpretueshme, edhe pse siç tha ai, Marina ka bërë përpjekje për të eliminuar stigmën e raportimeve të tilla. Problemi me stigmën dhe paragjykimin me raportimin e kontakteve të tilla ka dëmtuar në fakt mbledhjen e informacionit deri në pikën sa

Pages

Subscribe to RSS - Lajme