Lajme
Athina zyrtare: Me SHBA u dakordësuam për shmangien e agresionit turk
Ministri grek i Shtetit, George Gerapetritis, ka deklaruar për televizionin “Open” se gjatë vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në SHBA, është rënë dakord bashkëpunimi për shmangien e agresionit të Turqisë.
Vizita e kryeministrit në vetvete shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë greke. Është hera e parë që një kryeministër grek do të flasë në Kongres dhe thekson një rol të rëndësishëm të Greqisë në rajon. Është një votë besimi nga diplomacia amerikane në nivelin më të lartë, jo si një interlocutor, por si partner dhe aleat…
Përralla e presidentit të të gjithë shqiptarëve
Gjatë diskutimit në Konferencën e Kryetarëve sot, përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ndër të tjera u shpreh se kërkesa e kësaj të fundit, është që të zgjidhet një president i ri i Republikës që “të mos jetë as i Juaji, as Yni, por i të gjithë shqiptarëve”.
Z. Alibeaj vazhdoi më pas duke cilësuar disa kritere si p.sh të jetë një figurë që të përfaqësojë vlerat më të mira të kësaj shoqërie, antikomunist, që të ketë treguar se nuk tundohet nga pushteti, ta lejojë dekriminalizimi. Pra të jetë një njeri shembullor.
Pomepo, lidhje e vjetër e Linden Energy që kontrollon distributorin bullgar, Overgas
Për qeverinë shqiptare të tanishme, Mike Pompeo është ende sekretar i Departamentit të Shtetit. Në takimet e zhvilluara sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e kanë cilësuar ish-sekretarin amerikan të Shtetit, si Sekretar.
Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit
Dajli i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Libanit, transferoi 6.5 milionë dollarë jashtë vendit, në një kohë kur qytetarët nuk kishin dot akses në llogaritë e tyre.
Prodhuesi i dytë më i madh në botë/India ndalon eksportin e grurit
India ka vendosur të ndalojë eksportin e grurit. Qeveria në Neë Dehli ka sqaruar se përtej këtij ndalimi, dërgesat jashtë do të vazhdojnë për ato pjesë për të cilat janë bërë pagesat dhe për vende, kërkesa e të cilave ka të bëjë me nevojat e sigurisë ushqimore. Vendimi pritet të japë një tjetër goditje në tregun e ushimeve në botë, pas traumës që prodhoi kriza në Ukrainë, një ndër vendet kryesore eksportuese.
Ndalimi është shokues. Ne po prisnim ndryshime në eksporte pas dy apo tri muajsh, por mesa duket inflacioni ndryshoi vendimin e qeverisë
Si do ia bëjmë me njollat mbi imazhin tonë?
Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë keq në Eurovizion. Thuhen shumë gjëra për këtë, se ajo u zhvesh apo bëri gjeste, se kënga nuk ishte si duhet, se siç dëgjojmë rëndom RTSh dështoi në menaxhim e kështu me radhë. Ronela na vuri një njollë. Dhe na e vuri këtë njollë edhe pse p.sh shumëkush nuk e di që ka një këgëtare apo artiste, performuese apo çfarë të duash që quhet Ronela Hajati dhe se paska shkuar në Eurovizion.
Është ashtu siç duket
Dje doli lajmi se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është nën hetim nga SPAK për praktikat e dy koncesioneve të shumëpërfolura: sterilizimit dhe check-up. Lajmi në vetvete konfirmon një lloj lëvizjeje sado të mekur në drejtim të zgjerimit të fushëveprimit penal në një vend ku u krijua një kastë të paprekshmish.
Thatësirë e paprecedentë në Francë, kufizime uji në 15 departamente
Thatësira ka fituar epitetin “e paprecedentë” edhe në Francë. “France 24 » raporton se në 15 departamente të vendit është urdhëruar kufizimi i përdorimit të ujit pa nisur sezoni i verës.
Kosova aplikon për anëtarësim në KE. Vuçiç: Lojë e Perëndimit, do përgjigjemi me diplomaci
Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Mediat serbe citojnë presidentin Aleksandër Vuçiç sipas të cilit kërkesa është dorëzuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Vuçiç tha se Prishtina shkeli një tjetër marrëveshje – Marrëveshjen e Uashingtonit
Kërkuesit belgë identifikojnë mekanizmin bllokues të hyrjes së SARS-CoV-2 në qelizë
Një ekip kërkuesisht nga universiteti belg UC Louvain deklaron se ka zbulur një mënyrë për të bllokuar Sars-CoV-2 që të lidhet me qelizën njerëzore, duke shmangur kështu infektimin. Shkencëtarët u përqendruan në cilësitë e acidit sialik që qarkon qelizat dhe që lehtëson punën e virusit
