Lajme
"Raportet Turqi-ShBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen"
Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.
Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs
Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit
Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.
Ndryshon Zona Historike e Tiranës. Qeveria zgjeron hapësirën ku lejohet ndërtimi
Debati I fundit që po zhvillohet për godinën e Teatrit Kombëtar ka nxjerrë në sipërfaqe edhe faktin se Zona Historike qytetit të Tiranës ka ndryshuar(Me këtë kuptohet hapësira ku nuk lejohen ndërtime të reja). Kjo është vënë në dukje disa herë nga përfaqësues të artistëve të teatrit, për të nënvizuar bazën ligjore mbi të cilën qeveria dhe Bashkia e Tiranës i kanë mundësuar vetes ndërhyrjen ndërtimore në këtë zonë. Theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje restauruese, por për një ndërtim të ri, çka kërkon patjetër rregullime ligjore apo juridike.
Sergei Dovlatov, film kushtuar një poeti të humbur
Filmi më i fundit i Alexey German flet për domosdoshmërinë e shprehjes gjuhësore në nderim të një poeti rus. Sergej Dovlatov nuk ishte veçanërisht një emër i njohur. E natyrshme, pasi poeti rus nuk u bë i famshëm kur jetonte. Ai vdiq para kohe në moshën 48 vjeçare, dhe ndryshe nga bashkëkohësi i tij, Joseph Brodsky, (i cili ishte një karrierë në mërgim), Dovlatov nuk e pa kurrë punën e tij të botuar. Megjithatë, poezitë dhe tekstet e tij kanë gjetur ndjekës besnikë që nga vdekja e tij në vitin 1990, që përkon me rënien e komunizmit.
2018, fundi i faqeve online dhe i dominimit të Google
Në vitin 1995 unë prezantova teknologjinë e dritareve të chat që shfaqen në faqe të ndryshme online. Sot, më shumë se 18 mijë kompani në botë, përfshirë emra të mëdhenj si T-Mobile. American Express, Citibank dhe Nike, përdorin programet tona për të komunikuar me miliona klientë. Në ndryshim nga shumë themelues stratup-esh që dëshmuan lindjen e internetit në mesin e vitev ’90, unë jam ende drejtor ekzekutiv në kompaninë time.
TEC-i i Vlorës, 100 mln euro që “ngrijnë” për 3 mln euro riparim
Kanë kaluar 5 vite që kur TEC-i i Vlorës që kushtoi 100 milion euro përfundoi së ndërtuari por nuk ka funksionuar asnjë ditë. Ish-Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi thotë se TEC-i rri në gjendje konservimi vetëm për 3 milionë euro riparim. Ndërkohë që sipas tij, cdo ditë e humbur, ul vlerën e TEC-it.
TemaTV
Foutanga Babani Sissoko - kur "xhindet" marrin 242 milonë dollarë nga banka
Në jetë duhet të provosh çdo gjë. Ky është ndoshta një nga mësimet kryesore që sa më mirë ta kuptosh aq më mirë është. Ose të paktën këtë na dëshmon rasti Foutanga Babani Sissoko, një qytetar nga Mali në Afrikën Perëndimore që arriti të merrte 242 milionë dollarë nga një bankë e Emirateve të Bashkuara Arabe duke pretenduar se kishte fuqi magjike.
Rama: Meta nuk e dëmton marrëveshjen me Greqinë
Edi Rama është i bindur se presidenti i vendit, Ilir Meta nuk do të kthehet në pengesë për finalizimin e mararveshjes me Greqinë. I ndodhur në Kosovë ku u nderua me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, kryeministri foli në një intervistë edhe për negociatat em Athinën dhe cëcshtjet që janë në tavolinë.
Bashkëshortja e Erdogan: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz
500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll.
Duhet festuar apo përkujtuar akti formal i pavarësisë së Kosovës?
Sot Kosova përkujton 10 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Përkujtim që po shndërrohet nga elitat politike në festim. Dita e Pavarësisë, apo akti i shpalljes formale të saj nga Kuvendi i Kosovës, duhet përkujtuar. Edhe pse Pavarësia e këtij shteti, ka nevojë për një korrektim historik sa herë përkujtohet, pasi akti formal i 17 shkurtit është i pamundur pa pavarësinë reale të 1999-ës.
