Lajme

Black Panther - efekte dhe iluzione narrative

Postuar në 24 Shkurt, 2018 13:01

Pantera e Zezë – Black Panther, filmi më i fundit me temë superheronjtë nga Marvel Studios dhe Walt Disney është një sukses i jashtëzakonshëm financiar. Ai u shfaq si premierë më 29 janar dhe deri më tani ka mbledhur 520 milionë dollarë në mbarë botën. Filmi tregon historinë e një prej superheronjve të famshëm të Marvel, që shfaqet në serinë e mëparëshme, Captain America – Civl War(2016), mbretit të mbretërisë misterioze afrikane, Wakanda, T’Challa. Historia është e thjeshtë: në Wakanda, mijëra vjet më parë një metor solli një material unik, vibranium, për të cilin nis lufta e fiseve.

“Presidenti i përbashkët, hap drejt destabilizimit”

Postuar në 24 Shkurt, 2018 12:01

Bernd Fisher, një prej njohësve më të mirë të Ballkanit thotë se propozimi i kryeminstrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë më së paku është një hap drejt destabilizimit të rajonit.

Del në ankand aplikimi për punë i Steve Jobs (foto)

Postuar në 24 Shkurt, 2018 09:14

Një kërkesë për punë e themeluesit të Apple Steve Jobs është përfshirë në pop artikujt e kulturës që do të dalin në ankand nga 8 deri në 16 mars, së bashku me dy sende të tjera personale të tij: Një Mac OS X i nënshkruar nga ai në vitin 2001, me një  vlerë  25.000 $, dhe një copë gazetë e vitit 2008, me një foto të Jobs të titulluar "iPhone i ri, më i shpejtë do të shitet për 199 $" me vlerë 15,000 euro.

Për shpifjet dhe ankandin kriminal të Veliajt

Postuar në 23 Shkurt, 2018 21:43

Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.

Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..

Qeveria kapet gafil me emërimin e drejtorit të shkarkuar të PDIU

Postuar në 23 Shkurt, 2018 18:43

Qeveria është detyrruar të shkarkojë nga detyra, Erion Manohasën, Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Manohasa ka qenë deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, por u shkarkua me vendim të Gjykatës Administrative për shpërdorim detyre. 

"Negociatave për detin po u bëhet opozitë kafeneje"

Postuar në 23 Shkurt, 2018 17:36

Për negociatat mbi kufirin detar ka një lloj akuze se mungon transparenca, ndonëse palët kanë folur për parimet mbi të cilat po diskutohet, që është ai i barazlargësisë dhe barazisë së interesave, çka deri më tani duket se lë të dyja palët të kënaqura.

Ka një merak nga skeptikët se populli nuk është përfshirë në negociata. Nga njëra anë presidenti shqiptar kërkon harta dhe piketa, ndërsa opozita greke kërkon sqarime teknike. Paralele që ngrihet më shumë mbi parashtrime populiste sesa shqetësime të bazuara në argumenta.

Kioska për certifikata? Gjendja Civile pranon se radhët në sportele kanë rënë

Postuar në 23 Shkurt, 2018 16:20

Pranë zyrave të njësive bashkiake, janë instaluar këto ditë makinetat që do të shërbejnë për lëshimin e dokumenteve në një formë më shpejtë dhe pa praninë e punonjësve të autorizuar. Shërbimi E-kiosk është i treti në radhën e shërbimeve, pas atij klasik që ofrohet në sportele dhe portalit e-albania që ofron sot 1277 shërbime pa pagesë. Të planifikuara për t’u vënë në zbatim nga muaji janar, 10 kioskat dixhitale do të vihen në përdorim gjatë ditëve në vijim, dhe për bashkinë e Tiranës një vonesë e tillë ka ardhur për arsye teknike.

Estradë me demarkacionin në Kosovë

Postuar në 23 Shkurt, 2018 13:34

Kuvendi i Kosoves dështoi edhe këtë të premte per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi. Ndonëse u trumbetua me të madhe firmosja e marrëveshjes nga presidenti Thaçi e kryeministri Markoviç qeveria e Kosovës duket se nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder. Me dështimin e radhës Kosova po ekspozohet keq edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që sheh të njëjtën shfaqje.

Parlamenti holandez njeh genocidin armen

Postuar në 23 Shkurt, 2018 13:33

Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane  mbi 1.5 milionë armenë. Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.

Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha. Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën. Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.

Zhytësit takohen me nëndetësen në ujërat e Cozumel në Meksikë

Postuar në 23 Shkurt, 2018 11:35

Pages

Subscribe to RSS - Lajme