Lajme
Kreu i AKBN: Blloku 1 dhe 2 në Jon s’ janë në territorin shqiptar
Në kulmin e debatit mbi marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe përkatësinë e blloqeve detare në Jon, kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2. Në një intervistë për televizionin Klan ai sqaron se blloku Joni 5 së bashku me rezervat natyrore, janë pasuri e territorit shqiptar, të cilat nuk do të ndryshojnë, njësoj si ajo e rezervave që ka Greqia në zonën 1 dhe 2.
Der Spiegel: Gjuetia për thesarin e Mesdheut
Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull "Gjuetia për thesarin e Mesdheut". Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri. Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.
Marsi i simuluar në Negev të Izraelit
Një grup kërkuesish izraelitë kanë përfunduar një eksperiment që simulon habitatin e Marsit. Eksperimenti është kryer në shkretëtirën e Negevit dhe konsiston në imitimin e kushteve në planetin e kuq. Vendndodhja e saktë është qyteti I izoluar i Mitzpe Ramon, që ka një peizash të ngjashëm me Marsin, por i afrohet atij edhe për nga gjeologjia dhe thatësira. Kërkuesit po studionin fusha të ndryshme që mund të jenë me rëndësi në një mision të ardhshëm në Mars përfshirë komunikimet satelitore, efektet psikologjike të izolimit, matje radioaktive dhe kërkimi për shenja jete në terren.
Një debat i munguar për raportet Shqipëri-Rusi
Shaban Murati, publicist dhe ish-diplomat shkruan sot në “Gazeta Shqiptare”për qëndrimin e Rusisë ndaj faktorit shqiptar në Ballkan. Dke referuar ndonjë shkrim të zyrtarëve rusë dhe mandej një seri shkrimesh të mediave ruse për Kosovën, Murati nënvizon se nga Moska buron një propagandë antishqiptare disproporicionale.
Shqipëria dhe Maqedonia hapin negociatat gjatë presidencës bullgare
Shqipëria dhe Maqedonia mund të marrin datën për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE gjatë presidencës bullgare në qershor.
Kjo u njoftua në fund të një takimi dy-ditor jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE - së Komisionerit të Lartë për Punë të Jashtme Federica Mogerini dhe Ekaterina Zaharieva.
Sipas raporteve të medias bullgare, ministrat e jashtëm evropianë diskutuan dokumentin e përgatitur nga Komisioni Evropian dhe vendet kandidate - duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Qeveria zgjidh kontratat për HEC-et mbi Osum
Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi për revokim të lejes mjedisore për HEC-et mbi Osum, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”.
Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.
"Raportet Turqi-ShBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen"
Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.
Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs
Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit
Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.
Ndryshon Zona Historike e Tiranës. Qeveria zgjeron hapësirën ku lejohet ndërtimi
Debati I fundit që po zhvillohet për godinën e Teatrit Kombëtar ka nxjerrë në sipërfaqe edhe faktin se Zona Historike qytetit të Tiranës ka ndryshuar(Me këtë kuptohet hapësira ku nuk lejohen ndërtime të reja). Kjo është vënë në dukje disa herë nga përfaqësues të artistëve të teatrit, për të nënvizuar bazën ligjore mbi të cilën qeveria dhe Bashkia e Tiranës i kanë mundësuar vetes ndërhyrjen ndërtimore në këtë zonë. Theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje restauruese, por për një ndërtim të ri, çka kërkon patjetër rregullime ligjore apo juridike.
