Lajme
#unfriendfacebook - Jim Carrey fshin llogarinë dhe shet aksionet: "Facebook ndihmoi rusët"
Goditjet në imazh ndaj Facebook për shkak të ndihmës që platforma siguroi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Lojë politike apo jo, kjo ide tashmë është kthyer në bindje apo instrument për të kundërshtuar rolin që platformat si Facebook kanë fituar në ndikimin e vendimmarrjes politike dhe humorin e shoqërisë.
Aktori i njohur Jim Carrey ka njoftuar në Twitter se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook dhe ka shitur madje aksionet e tij në kompani, duke bërë thirrje për të gjithë që të bëjnë të njëjtën gjë.
Soros në lojë për të prapësuar Brexit
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan sot se George Soros – të cilit nuk harron t’i kujtojë nofkën “njeriu që theu Bankën e Anglisë”, po investohet për organizimin e një referendumi të dytë për kthimin e Britanisë në BE. Sipas gazetës në fjalë, Soros është një nga tri figurat kryesore të grupit “Më e mira për Britaninë” që mbështet fushatën “Qëndro – Remain”.
Hapet rruga për ekstradimin e Izet Haxhisë
Gjykata e Lartë turke ka vendosur të lejojë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë, i cili rezulton idënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Haxhia jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik që prej vitit 1998.Autoritetet shqiptare nuk kanë komentuar zyrtarisht, por vetë Haxhia pohoi për mediat se është njohur me vendimin e Gjykatës turke dhe se fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.
"Kushtet" e ambasadores Vlahutin: Pronat, Tahiri dhe kanabisi
Ka një dileme të madhe nëse BE do i hapë negociatat me Shqipërinë në Qershor. Përtej sugjerimeve për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, Brukseli do të peshojë edhe zhvillimet e brendshme që lidhen me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, rezultatet në luftën kundër kanabisit dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Të paktën këto janë detyrat e shtëpisë sipas atyre që thotë ambasadorja Romana Vllahutin në një intervistë për DW.
Sejko nis luftën me euron
Banka e Shqipërisë synon uljen e përdorimt të euros në nivele të pranueshme për ekonominë. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Në këtë kuadër do të merren disa masa që lidhen me kufizimin e përdorimit të euros nga bankat e nivelit të dytë, sidomos sa i përket kredidhënies.
“Sono Tornato”, Musolini kthehet në Itali pas 80 vitesh
Mussolini jeton. Të paktën në ekranin e madh. Në komedinë (Sono Tornato) të Luca Minierios diktatori fashist Benito Musolini kthehet në Itali 80 vjet pas vdekjes së tij, duke lëshuar vetëm fyerje për kombin që e bëri të famshëm. Komedia, e cila nuk synon të jetë një film shfajësues rreth fashizmit, por një një koment moral mbi temperamentin italian ka shkaktuar shumë reagime dhe debate të mprehta në shoqërinë italiane.
Kisha greke në krye të protestave për emrin e Maqedonisë. Kryepeshkopi Jeronim: Nuk mund të heshtim
Protestat në Greqi kundër opsioneve që po diskutohen me Shkupin zyrtar për emrin e Maqedonisë kanë patur edhe përfshirjen e Kishës Orthodhokse Greke. Si një nga organizatoret e tyre, Kisha ka dalë hapur në një angazhim poilitik dhe shoqëror që pak duket se ka të bëjë me misionin e saj, e për më shumë me mesazhet dhe tekstet që ajo referon në mësimet e veta.
Armand Duka fiton garën për kreun e FSHF-së
Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë. Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi dot 2/3 e votave.
Nis identifikimi i ushtarëve grekë përmes ADN-së
Nis krijimi i bazës së të dhënave të ADN-së për të identifikuar të rënët e luftës italo-greke. Procesi i identifikimit të eshtrave të zbuluara, kërkon marrjen e dy mostrave të gjakut përkatës nga të afërmit e të ndjerit dhe veçanërisht 1 mostër nga "linja" amtare dhe një mostër nga linja "atësore".
Vendimi/Qeveria merr përsipër qeranë e shtëpisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme
Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 31 dhjetor që të marrë përsipër pagesën e qerasë së banesës për prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe akordon për çdo muaj një pagesë prej 35 000 lekësh për “kompensimin të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”.
