Lajme
Finalizohet marrëveshja për qeverinë gjermane
Finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit të madh në Gjermani, mes konservatorëve të Angela Merkel, dhe socialdemokratëve të Martin Schulz.
Përsa i përket "ndarjes" së ministrive, një burim i cituar nga agjencia Reuters konfirmoi informacionin se socialdemokratët marrin Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Mjedisit, Punës dhe Çështjeve Sociale.
Fjala "Maqedoni" do jetë patjetër në emrin e ri. Shkupi pranon kualifikues gjeografikë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria e tij është e përgatitur për pranimin e një emri të ri që do të mbështetej mbi kriterin gjeografik.
“Ne jemi të përgatitur për një kualifikim gjeografik por do të ndalim aty sepse kjo është një çështje kyçe dhe i jep shansin negociatave që të mbërrijnë në një zgjidhje”, citohet ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zbogar.
Sanksione edhe Britanisë së Madhe nëse shkel marrëveshjen për fazën tranzitore të daljes nga BE
Bashkimi Europian parashikon sanksione ndaj Mbretërisë së Bashkuar nëse kjo e fundit do të shkellë marrëveshjen e arritur për periudhën tranzitore. EuObserver raporton se sipas një dokumenti të miratuar së fundmi nga vendet anëtare, garantohet një mekanizëm që i lejon Unionit të pezullojë disa benefite për MB-në që ajo i ka nga pjesëmarrja në tregun e brendshëm europian…Po kështu ky mekanizëm zëvendëson praktikën e ndjekjes së çështjeve në Gjykatën Europiane, për shkak se ajo kërkon kohë.
Sy shumë blu dhe lëkurë e errët - kështu ishin britanikët e parë
Britanikët e parë kishin lëkurrë të errët dhe sy blu. Të paktën kështu sugjerojnë analizat e ADN-së së mbetjeve të një njeriu që jetoi 10 000 vjet më parë në ishull.
“Cheddar Man” – “Njeriu i Çedarit” u zbulua në vitin 1903 dhe në kuadër të një projekti mes Muzeut të Historisë së Natyrës në Britani dhe University College of London. Nga të dhënat është evidentuar së fundmi tipologjia e një njeriu me karakteristika fizike që pak kanë ngjashmëri me banorët e sotshëm.
Njeriu i meritave dhe rrogozi i fqinjit!
Tani që Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një “fushe me lule”, gjembi që do të mbetet mesa duket është çështja e çamëve. Teksa problemet që lidhen me kufirin detar, ligjin e luftës, varrezat e ushtarëve grekë, tekstet shkollore apo lehtësitë konsullore kanë marrë rrugën e zgjidhjes, çështja e çamëve mbetet dritëhija e fundit e një raporti historik të dy popujve që ruan ende shumë të panjohura, po të marrim parasysh edhe një ndjenjë përkatësie që po “zgjohet” tek të ashtuquajturit arvanitas.
Shkëlzen Berisha: Nuk kanë prova për mua
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar për thirrjen e tij në Prokurori për cëcshtjen e privatizimit të OSSH. Në një intervistë për Tv Klan ai e ka quajtur një shashkë politike rihapjen e çështjes për privatizimin e OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes)
I doli emri, Haxhinasto kërcënon me dosje: Jam i pastër
Emri ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto ka qenë ndër më të lakuarit ditët e fundit pas arrestimit të ish-vartësve të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Mediat duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan për shtrirjen e hetimeve në rang ministri. I pyetur nga mediat, Haxhinasto foli për reagim të ashpër nëse atij do t'i kërkohet të dalë në gjyq.
Thirrje për sulm nga hakerat për një praktikë që e vendosi vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha u bënte thirrje dje nga profili i vet në Facebook të gjithë hakerave në botë që të ndërmarrin një sulm të përgjithshëm ndaj sistemeve shtetërore që kontrollohen nga kryeministri dhe qeveria e tij. Një thirrje që shërben si sinjal shqetësues për axhitimin politik dhe emocional të z. Berisha, pasi ciladoqoftë shkelja në këtë rast, një ish-kryeministër nuk bën thirrje për përmbysje.
Pa zgjidhur problemet e kufinjve nuk hapet asnjë derë e BE-së
Predispozita e treguar për të zgjidhur problemet me Greqinë nuk ka të bëjë me ndonjë reflektim të qeverisë shqiptare apo kryeministit Rama në raport me Athinën, por sepse Tiranës i është bërë e qartë se asnjë derë nuk hapet pa tejkaluar jo vetëm retorikën nacionaliste, por edhe cëcshtjet e kufinjve.
Spekullimet në media: Greqia pritet të njohë Kosovën
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan së fundmi se Greqia do të njohë së shpejti Kosovën nëse një gjë të tillë do ta kërkojë ShBA.
Sipas rrjetit në fjalë ka arsye ekonomike dhe sigurie për këtë veprim të pritshëm të Greqisë, sidomos për faktin se nevojat e politikës së jashtme të ShBA në Ballkan imponojnë sigurimin përfundimtar të kufijve në një rajon ku kriza nis pikërisht prej tyre.
Po kështu agjencia në fjalë vlerëson se njohja e Kosovës nga Greqia lidhet edhe me pretendimet territoriale të shqiptarëve dhe turqve dhe njohja do të shmangte një aspiratë të tillë.
