Lajme
Zgjidhet demarkacioni
Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazëz Dushko Markoviç. Thaçi bëri të ditur se pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, pritet të ratifikohen në parlamentin e Kosovës.
Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur
Greqia i konsideron te mbyllura ceshtjet qe kane qene prej shume kohesh te hapura me Shqiperine. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ne nje interviste te dhene mbreme per televizionin “Alpha” ka theksuar prere se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare. Ai ka pranuar se paketa e ceshtjeve qe ishin te hapura prej 70 vitesh tashme kurorezohet ne nje marreveshje.
Shuhen dyshimet për eshtrat e Dragotit
Zhurma e krijuar me fillimin e gërmimeve në Dragot të Tepëlenës se eshtrat e para të gjetura u përkisnin ushtarëve italianë është hedhur poshtë nga koloneli Ciro Cantore, i cili nga viti 1992 deri më 1995 drejtoi një mision në Shqipëri për llogari të ministrisë italiane të Mbrojtjes në kërkim të eshtrave të ushtarakëve të fundit italianë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ende të pagjetur.
Parlamenti izraelit refuzon njohjen e Genocidit Armen
Parlamenti izraelit ka votuar të mërkurën kundër një projektligji që synonte njohjen nga shteti i Izraelit të Genocidit Armen. Projektligji u propozua nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid, subjekt i qendrës dhe sipas tij:
Nuk ka asnjë arsye që Knesset, që përfaqëson një popull që përjetoi Holokaustin të mos njohë Genocidin Armen dhe të ketë një ditë përkujtimore për të
Avokati i Popullit: Në rritje ankesat për mbifaturime nga OSHEE. ERE: Janë përgjysmuar
Avokati i Popullit dhe Enti rregullator i Energjisë kanë të dhëna të ndryshme për ankesat e qytetarëve për mbifaturimet e energjisë elektrike. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit numri i ankesave ka trend në rritje, ndërsa ERE deklaron të kundërtën, por gjithsesi ka trajtuar 564 denoncime të qytetarëve për OSHEE-në gjatë vitit 2017.
TemaTV
Ambasadori i Rusisë: "Ka ardhur koha që Ballkani të mos përdoret për lojëra gjeopolitike"
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin ka folur sot gjatë një aktiviteti me temë: “Politika e jashtme e Rusisë: Shqipëria dhe çështje strategjike”, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, për marrëdhëniet dyplaëshe. Ai i është referuar raporteve njerëzore të trashëguara nga koha e pas luftës së Dytë Botërore, për të nënvizuar një shembull të mirë që sot sipas tij pengohet të zhvillohet më tej.
Heshtja inkriminuese për një të shpallur ndërkombëtarisht si i korruptuar
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku citohet të jetë shprehur sot se hetimet e kryera nga organi i akuzës janë të paplota dhe me mangësi. Deklarimet thuajse të përditshme të zonjës Marku po bëhen në kuadër të analizave që po kryhen në çdo prokurori rrethi.
Ajo çfarë bën përshtypje është anashkalimi i plotë i kryelajmit të sotshëm: refuzimit nga SHBA i të drejtës për hyrje të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Apel qeverisë: Mbroni kalanë e Gjirokastrës
Edhe pas shumë ditësh denoncimi në media e rrjete sociale për rrezikun e shembjes së Kalasë së Gjirokastrës, nuk është marrë asnjë masë e nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Kalaja e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen. Ka një rrëshqitje të një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, e cila vë në rrezik tërë Kalanë, monument kulture i kategorisë së parë.
Anullohet ceremonia për Putin në Universitetin e Peloponezit
Universiteti i Peloponezit anulloi ceremoninë dhënies së Titullit të Nderit për Presidentin rus, Vladimir Putin. Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej më 22 Shkurt nga Departamenti i Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Kulturës e Historisë në këtë universitet. Argumenti është se presidenti i Rusisë e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Por çështja duket se shkaktoi një shumëllojshmëri reagimesh si në bashkësinë universitare dhe në opinionin publik.
Llalla dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adratik Llalla dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Vendimi u mor nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe u bë publik të mërkurën. Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
