Lajme
Hiqet statuja e Aleksandrit të Madh (Video)
Statuja e Aleksandrit të Madh e vendosur në sallën pritëse të aeroportit të Shkupit u hoq të mërkurën në mbrëmje. Ku veprim pasoi vendimin e qeverisë së Maqedonisë për të riemërtuar aeroportin e Shkupit, nga "Aeroporti Aleksandri i Madh" në "International Airport Skopje". Nga ballina u hoqën edhe pjesët metalike që konfiguronin emrin e mëparshëm.
Ish-presidenti: Jemi të gjithë në rrezik nga droga
Ish – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehet se siguria kombëtare është në rrezik nga trafiku i drogës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, z. Nishani interpreton rastin e kapjes së 613 kg kokainë në Durrës si tregues se Shqipëria është shndërruar në trampolinë të droga e të rënda.
Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.
Politikë mistreci e një kryetari shteti
Jean Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, nuk tha gjë për krimin e organizuar gjatë vizitës në Tiranë. Por gjatë prononcimeve në kuadër të turit të tij në rajon, ai theksoi se për Shqipërinë mbetet problem krimi i organizuar.
Zyrtarisht kampion edhe për licensa betoni
2017-a është mbyllur si një nga periudhat ku ndërtimi ka patur boom-in më të madh të 5 viteve të fundit, pas rënies që pësoi në 2008-ën. Instituti i Statistikave raporton se autoritetet kanë miratuar 819 leje ndërtimi vetëm gjatë vitit që shkoi, një shtim me 88%, ose 384 leje më shumë se në 2016-ën.
Edhe vlera e projekteve të ndërtimit është dyfishuar, duke kapur një shifër prej 500 milion dollarësh.
Numri më i madh i projekteve të reja janë për kryeqytetin, ku sipas INSTAT në total në Tiranë janë miratuar 231 leje, nga 106 në 2016-ën.
Bushati ironizon Metën: Nuk e dinte që s’ka plotfuqi (Video)
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i thirrur për të dhënë saqrime në Komisionin e Jashtëm lidhur me negociatat me Greqinë ka ironizuar qëndrimin e Ilir Metës për të bërë publik korrespondencën e dy institucioneve. Bushati tha se me ndryshimet ligjore Presidenti nuk ka plotfuqi por vetëm të drejtën për të dhënë autorizimin për Ministrinë e Jashtme, duke shtuar se me Metën u takua një ditë para se të ulej për bisedime me homologun grek Kotzias në Korçë.
Juncker: Nuk e dimë si do jetë rekomandimi për Shqipërinë
Pas turit të vizitave të tij në vendet e Ballkanit kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, cilësoi Shqipërinë si një ndër vendet ku duhen bërë më shumë përparime për shkak të problemeve me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në një intervistë për Deutsche Ëelle, Juncker foli hapur për sfidat e Tiranës.
Bravo çuna! Banane dhe kokainë dhuratë nga shërbimet partnere
Shërbimet partnere ishin ato që i dhanë në tavë policisë shqiptare, suksesin e radhës në luftën kundër drogës. Autoritetet gjermane mbajtën nën vëzhgim kontenierët me 613 kg kokainë që ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije mbërriti në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.
Europa përballë një krize të mundshme në Ballkan
"Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, por jo Lufta e Parë Botërore". Këto ishin fjalët që dëgjoi nga një zyrtar i lartë në Turqi, në Ankara Ivan Krastev, kreu i Qendrës Liberale Strategjike me qendër në Sofje. Krastev në një artikull për Guardian shpjegon pse Europa është përballë një krizë të mundshme në Ballkan dhe pse duhet të veprojë menjëherë. Zyrtari turk e kishte fjalën për Lindjen e Mesme, por ai beson se i njëjti koment mund të ishte bërë respektivisht nga një zyrtar i Moskës, Kievit, ose Ballkanit për situatën aktuale në kontinentin evropian.
Rifillojnë punimet për bar-kafe "Hako" në Parkun e Butrintit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat.
"Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja.
