Lajme
Rusia deklaron se ka vendosur epërsinë në kapacitetet strategjike dhe bërthamore ndaj Perëndimit
Rusia pretendon se ka kryer me sukses testimin e një reaktorëve bërthamorë në miniaturë që mund të instalohen në raketat kruiz apo dronët nënujorë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetëore TASS që citon burime të ushtrisë. Sipas tyre raketat e pajisura me këto njësi të energjisë bërthamore do të kenë rreze të pakufizuar veprimi dhe do të përdoren edhe në njësi nënujore në kuadër të një sistemi shumëqëllimësh oqeanik.
A u informua Xhafa në Londër për kokainën e Durrësit?
Nuk duket të ketë qenë koinçidencë kapja e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë pak ditë vizitës në Britani të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Burime zyrtare thanë për Respublica se temë e diskutimeve të zotit Xafaj në Londër ka qenë edhe krimi i organizuar dhe në veçanti trafiku ndërkombëtar i drogës, ku janë dhënë informacione konfidenciale.
Një libër për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës
Është prezantuar në Akademinë e Shkencave punimi I akademikut rus, Aleksander Novik për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës. Punimi është realizuar bashkë me autoren Aleksandra Dugushina dhe mban titullin: “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës". I njëjti autor figuron edhe në punimin tjetër "Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri", prezantuar edhe ky në aktivitetin e organizuar me këtë rast nga Akademia e Shkencave.
Piktura e parë ku dëshmohet kanceri i gjirit vjen nga Rilindja
Tanimë pranohet gjerësisht se kanceri është një sëmundje që ka shoqëruar njeriun qysh prej kohëve antike. Skeletet e gjetura dhe analizat e kryera mbi to kanë evidentuar këtë defiçencë të trupit tonë si sistem që gjeneron sëmundjen e cila ende sot konsiderohet relativisht e shërueshme.
Për të provuar këtë fakt shërben edhe arti figurativ analizuar së fundmi nga një ekip onkologësh të universitetit të Warwick.
Krehër tokave në bregdet
30.000 mijë parcela në gjithë bregdetin shqiptar do t’i nënshtrohen verifikimit të pronësisë. Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame deklaraoi në një konferencë për shtyp se funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të koperativave bujqësore, toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qënë prona të kooperativave.
Shqipja e Samir Manes dhe shqipja e Ilir Metës
Kush nuk e ka parë debatin televiziv në Top-Channel mes biznesmenit Samir Mane dhe dy gazetarëve, Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, nuk është keq t’i hedhë një sy.
Jo vetëm për kompozimin anormal të diskutimit – një moderator - një biznesmen – një analist që ndjek modën “ideologjike” të të varfërve, por edhe për faktin konvencional të guhës së përdorur aty.
Ariu apo tigri?
Video është realizuar në Parkun Kombëtar të Tadoba në shtetin Maharashtra të Indisë:
Kundërpresioni polak ndaj Gjermanisë: Na detyrohet 850 miliardë$ dëme nga Lufta II Botërore
Polonia pretedon e Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë dëme si pjesë e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën ky është pretendimi i polakëve përmes Arkadiusz Mularczyk i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi. Ai drejton një ekip parlametar që u ngrit në muajin shtator për të vlerësuar dëmshpërbliminn që Gjermania duhet të japë si pasojë e pushtimit që kreu në vitin 1939.
Veliaj, versioni i paanimuar i Xha Agros
Ndodhi edhe kjo! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë rolin e një agjenti të AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural), duke u sqaruar fermerëve procedurën që duhet të ndjekin për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë. Merita e tij në këtë rast duhet kërkuar vetëm tek shpjegimi sesi Ministria e Bujqësisë jep lekë falas, pasi nisma është qeveritare dhe nuk ka të bëjë me bashkinë.
Kokaina dhe Dafina, ERTV opozitari i lajmit të fundit
Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit ka shumë pikëpyetje. Kryeministri po angazhon çdo mjet për ta paraqitur këtë operacion si një histori suksesi të policisë shqiptare. Nga ana tjetër ambasada amerikane i bëri një lexim jo shumë entuziast operacionit të Durrësit, duke e parë kapjen e një sasie kaq të madhe droge si një tregues i rritjes së trafikut të drogës.
