Lajme

Politika e re e BE-së drejt Rusisë: Izolim dhe mbështetje për vendet e Ballkanit

Postuar në 14 Nëntor, 2022 18:48

Bashkimi Europian është duke rishikuar qasjen e vet ndaj Rusisë, duke synuar një politikë izolimi.

Letër karboni

Postuar në 13 Nëntor, 2022 17:07

Kush ka punuar për një kohë në media e kujton mirë sesi çdo qeveri kur kap fundin edhe të ambicieve të veta, nis e vë në punë përherë e më shumë marifete. Sali Berisha p.sh sa herë kishte ndonjë hall, ia niste këngës së arrorëve, që ta bënte qesharake situatën e të zbuste tensionet, duke treguar në të njëjtën kohë se ishte i qetë.

Gjendet shpjegimi për ikjen masive të shqiptarëve: Fajtore, Media. Kultivon psikologji fataliste

Postuar në 13 Nëntor, 2022 16:39

Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:

Video/17 arrestime në Beograd, përpjekje për të vrarë zyrtarët më të lartë të shtetit

Postuar në 12 Nëntor, 2022 15:21

Mediat serbe raportojnë për një aksion masiv policor në Beograd gjatë të cilit janë arrestuar 17 persona që thuhet se janë pjesë e klanit “Vraçar”, pjesë e një grupimi të krijuar nga Radoje Zvicer.

Operacioni ka qenë një koordinim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme – Agjenicsë së Sigurisë së Informacionit – dhe zyrës së Prokurorit për Krimin e Organizuar.

I ka mbetur vetëm helmi i propagandës

Postuar në 12 Nëntor, 2022 10:46

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar sot në detyrën e editorit të njoftimeve për shtyp të kryeministrisë të cilat i ka qarkulluar në Tuiterin e tij si paketë propagandistike të ditës. 

Zoti Rama ka folur për tradhtinë e Berishës ndaj Kosovës pse kur ishte në detyrën e kryeministrit priste zyrtarisht dhe njoftonte zyrtarisht takimin me kreun e komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dumës ruse, Konstantin Konsachev. 

Turqia nuk do të tolerojë zgjerim as me një centimetër në Egje nga Greqia

Postuar në 11 Nëntor, 2022 18:16

Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë një intervistë admiralit turk në pension, Cihat Yayci, i konsideruar si një ndër përpiluesit e doktrinës “Atdheu Blu”. Doktrinë kjo që në Greqi konsiderohet si revizioniste, madje ekspansioniste për ndarjen e hapësirës detare në Egje. Më poshtë një pjesë e intervistës në shqip me titull nga ResPublica:

Intervistoi: Athanasios Katsikidis

Kriza, po flitet për de-industrializimin e Gjermanisë

Postuar në 11 Nëntor, 2022 13:47

Kriza e tanishme energjetike parashikohet të godasë më fort prej të gjitha vendeve, Gjermaninë.

Ankth për zhbërjen e një narrative të rreme

Postuar në 10 Nëntor, 2022 18:37

Në Konferencën Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me shqetësim për të ardhmen e atdheut të tij të dashur. Teksa tundte një libërth në dorë(version anastatik i punimeve të Kongresit), z. Rama ka shfaqur brengën e një diference të madhe mes “kolosëve” të gjuhës dhe gjuhësisë, me atë që kemi sot.

Ministrja e Jashtme që flet e nuk thotë asgjë

Postuar në 09 Nëntor, 2022 20:23

Dëgjojeni ministren e Jashtme Olta Xhaçka sot në Parlament. Zonja njofton se flet për Politikën e Jashtme dhe në fakt bën replikë me opozitën, mbron e lavdëron kryeministrin, më tej, ngre ne qiell imazhin e Shqipërisë dhe diskuton në dy fjali analiza që i quan strategjike. Tani njeriu e ka të vështirë të kuptojë mençurinë e zgjedhjes së zonjës Xhaçka në një pozicion të tillë, nëse do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Sepse ministër I Jashtëm është një pozicion pune me rëndësi, edhe në vende të vogla si yni.

Çfarë pate z. Rama?

Postuar në 09 Nëntor, 2022 19:16

Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.

Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme