Lajme
Ishte një nga fëmijët e udhëheqsave...Plazhet tona i kemi për vete!
Shqipëria është një vend bregdetar. Por i kujt është bregu? Ja pyetja që ka rëndësi. I zaptuesve që mbështeten nga pushteti. Riviera jonë e dëshmon më së miri këtë zaptim nga ata që kanë imunitetin e politikanit.
Pavarësisht se kryeministri është bërë si puna e atij gjermanit që numëronte gratë në filmin “Dimri i fundit” teksa numëron gjermanët, francezët apo polakët, e vërteta është se prona mbi bregun është në një dorë. Të enturazhit të z. Rama, ministrave, shokëve, miqve, ku hyjnë edhe gazetarë.
Bankë ndoshta Po, por e Shqipërisë Jo
Banka e Shqipërisë është aktualisht institucioni më hermetik në vend, ndaj të cilit herët apo vonë, ligjvënësi do të duhet të ndërhyjë për të krijuar mundësinë e një raporti të ri me interesin publik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozon Traktat Mbrojtjeje me Shqipërinë
Mediat në Kosovë raportojnë se presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të vet të Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet për vizitë në Prishtinë, nënshkrimin e një traktati mbrojtjeje mes të dyja vendeve.
Është koha të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim
citohet ajo duke arsyetuar se një dokument i tillë duhet “që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve”.
Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi
Një metaforë banale. Kështu e quan kullën-Skënderbe në Tiranë, OIiver Wainwright që shkruan në gazetën “The Guardian”.
Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet autori. A do reagojë kryeministri me një Facebook-ese?
Një 48-vjeçar nga Tirana u arrestua për nxitje urrejtjeje pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ngjarja ndodhi në Gjirin e Lalëzit dhe u filmua me celular, për t’u postuar më pas në rrjetet sociale nga vetë autori. Sh.S. fillimisht u shpall në kërkim, për t’u kapur më pas në Tiranë pak kohë pas ngjarjes
Jemi optimistë se e thotë një francez. Dhe kjo është cilësi turistike
Një francez ka mburrur Shqipërinë në një media në Francë dhe kjo është marrë si shenjë se punët për turizmin tonë shkojnë mirë. Kryeministri ka qarkulluar një reportazh limonadë të Laurence Delpoux që nuk rri dot pa përmendur Diktaturën, bunkerët e kështu me radhë për të përfunduar me shijen e vërtetë dhe të thellë të Shqipërisë, tokës së optimizmit, siç quan ai.
Spiunë, mavri dhe mavitë "liberale" progresiste
Autoritetet amerikane të akuzës kanë zbardhur arsyet e mësymjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida. Sipas tyre në shtëpi janë gjetur dokumente top-secret ndërkohë që aludimi është se Trump dyshohet për spiunazh. Vetë ish-presidenti ka deklaruar se dokumentet ishin të deklasifikuara ndërkohë që partia Republikane e ka cilësuar mësymjen si politike. Ka arsye të shëndosha dhe të shëndetshme për këtë: e vërtetë që në Shtëpinë e Bardhë është Biden, alternativa demokratike ndaj Trump, por z.
Çfarë halli ka çzdromsi?
Erion Veliaj ka dhënë sot në Top-Channel një intervistë pa kuptim. Në parim një prononcim kërkohet për një çështje brenda kuadrit të detyrës dhe profilit publik, ose në një rrethanë të caktuar. Intervista e Veliajt sot, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë asgjë më shumë se një replikë ndaj sulmeve të Ilir Metës, të cilat siç e dimë në politikë shfrytëzohen edhe për të faktorizuar kundërshtarin.
Bashkia e Tiranës i dhuron SPAK-ut godinën e re të UKT-së...5 mln€
Bashkia e Tiranës i ka dhënë SPAK-ut godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në mbledhjen e datës 12 korrik 2022, Këshilli Bashkiak ka dhënë pëlqimin për shqyrtimin e kërkesës së KLP-së për t’i transferuar SPAK-ut pronësinë e godinës së re në rrugën “Jordan Misja”.
Vrau veten jo për faj të dritave
Dje në media qarkulloi lajmi i vetëvrasjes me varje I një shtetasi në Përrenjas. U tha se personi kishte vrarë veten për shkak se nuk kishte paguar detyrimet ndaj OShEE-së. Befas, sapo një njeri ka humbur jetën vlera e saj si e tillë ka humbur për t’i lënë vendin lajmit kryesor: gjetjes së fajit dhe autorit.
Në këtë rast çështja është zgjidhur sa hap e mbyll sytë. OShEE ka reaguar direkt duke sqaruar se a ka sqaruar në vend situatën duke konfirmuar se personit në fjalë nuk i janë prerë dritat. Thotë OShEE: