Lajme
Spiunë, mavri dhe mavitë "liberale" progresiste
Autoritetet amerikane të akuzës kanë zbardhur arsyet e mësymjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida. Sipas tyre në shtëpi janë gjetur dokumente top-secret ndërkohë që aludimi është se Trump dyshohet për spiunazh. Vetë ish-presidenti ka deklaruar se dokumentet ishin të deklasifikuara ndërkohë që partia Republikane e ka cilësuar mësymjen si politike. Ka arsye të shëndosha dhe të shëndetshme për këtë: e vërtetë që në Shtëpinë e Bardhë është Biden, alternativa demokratike ndaj Trump, por z.
Çfarë halli ka çzdromsi?
Erion Veliaj ka dhënë sot në Top-Channel një intervistë pa kuptim. Në parim një prononcim kërkohet për një çështje brenda kuadrit të detyrës dhe profilit publik, ose në një rrethanë të caktuar. Intervista e Veliajt sot, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë asgjë më shumë se një replikë ndaj sulmeve të Ilir Metës, të cilat siç e dimë në politikë shfrytëzohen edhe për të faktorizuar kundërshtarin.
Bashkia e Tiranës i dhuron SPAK-ut godinën e re të UKT-së...5 mln€
Bashkia e Tiranës i ka dhënë SPAK-ut godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në mbledhjen e datës 12 korrik 2022, Këshilli Bashkiak ka dhënë pëlqimin për shqyrtimin e kërkesës së KLP-së për t’i transferuar SPAK-ut pronësinë e godinës së re në rrugën “Jordan Misja”.
Vrau veten jo për faj të dritave
Dje në media qarkulloi lajmi i vetëvrasjes me varje I një shtetasi në Përrenjas. U tha se personi kishte vrarë veten për shkak se nuk kishte paguar detyrimet ndaj OShEE-së. Befas, sapo një njeri ka humbur jetën vlera e saj si e tillë ka humbur për t’i lënë vendin lajmit kryesor: gjetjes së fajit dhe autorit.
Në këtë rast çështja është zgjidhur sa hap e mbyll sytë. OShEE ka reaguar direkt duke sqaruar se a ka sqaruar në vend situatën duke konfirmuar se personit në fjalë nuk i janë prerë dritat. Thotë OShEE:
Neutraliteti i rremë i Serbisë, Kurti: 19 takime Vuçiç-Putin, 48 baza operative serbe përqark Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për italianen “La Repubblica” se mundësitë e një konflikti të ri në Europë janë të larta. Sipas tij, nëse do të ketë zhvillime ushtarake në Transnistri, atëherë edhe Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e një episodi ushtarak që lidhet me Serbinë. I pyetur për relacionet mes Serbisë dhe Rusisë, Kurti ka vënë në dukje faktin e një miqësie personale mes presidentit Vuçiç dhe Putin.
Kütahıu, greko- gjeorgjiani që nxori Toskët nga Epiri
Teza(mjerane) e gushtit: Opozita Berisha-Meta kanë përballë SHBA, jo Ramën
Një faqe online, tesheshi.com, ka publikuar një shkrim sipas të cilit mesazhi kryesor është: Berisha ka kundër SHBA, jo Ramën. Shkrimi është qarkulluar nga faqja pranë qeverisë shqiptare, Tema, dhe tenton të ngulisë një ide që e eksporton luftën politike të Tiranës si pjesë të axhendës amerikane. Nga merr shkas ky interpretim?
240 mld euro investim për rrjetin e transmetimit në Europë deri më 2040-n
Bashkimi Europian parashikon të investojë 240 miliardë euro në ndërtimin e një rrjeti të transmetimit të energjisë elektrike, që vjen si pjesë e një plani të ndalimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Në total janë 141 njësi investimi deri në vitin 2040 e që në finale ka për synim rritjen e fuqisë së transmetimit në kontinent me 142 gigavatësh, zgjerimin e rrjetit me 43 mijë km të reja rrjeti dhe krijimin e 1.6 milionë vendesh të reja pune.
Nëse do të kisha dosje bashkëpunimi, Autoriteti duhet të më padiste penalisht
Ish-presidenti i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar dje në një intervistë për MCN Tv se nuk ekziston asnjë dosje përpunimi apo informimi e tij për llogari të Sigurimit të Shtetit. Teksa ka lënë të kuptohet se ai do të ndjekë praktikën ligjore ndaj drejtuesve të Autoritetit të Dosjeve që ka nxjerrë këtë pretendim, Meta shtoi se një arsye që provon inekzistencën e dosjes është fakti se Autoriteti nuk e ka paditur atë penalisht siç e kërkon ligji.
Dalin "sekretet" e djalit serioz të Bankës së Shqipërisë me hotel "Dajti"
Një shkrim i publikuar nga BIRN, zbulon praktikat e Bankës së Shqipërisë për një procedurë të shumëpërfolur siç është rikonstruksioni i hotel “Dajtit”.
