Lajme

Publikohen pjesë nga e-mailet hyrëse në adresën zyrtare elektronike të kryeministrit

Postuar në 02 Gusht, 2022 15:38

Faqja homelandjustice.ru ka publikuar një masë të konsiderueshme të emaileve të kryeministrit Edi Rama, por duket vetëm mesazhet hyrëse. Pra jo ato që ka dërguar z. Rama palëve të treta. Në to ka një komunikim nga më të zakonshmit e deri te propozime  të ndryshme. Materiali gjendet në faqen e rrjetit në Telegram. Në mënyrë ironike administratorët e faqes njjoftojnë se publikimi është bërë pas një sondazhi. 

Dosjet dhe Judat si kulturë dominuese

Postuar në 02 Gusht, 2022 13:29

Hapja e dosjes së Ilir Metës, apo rrëmimi në zgëqet e Autoritetit të Dosjeve me një akuzë në dorë, është në një farë mënyre testamenti i inkriminimit strukturor të shoqërisë shqiptare. Testament që na thotë se dosjet krijohen me sekretin dhe për sekretin, pra edhe me krimin dhe inkriminimin, por se hapja e tyre nëse nuk bëhet si akt çlirimi apo kat’harsisi, shndërrohet në një aneks shtesë të inkriminimit dhe amnezisë së përgjithshme.

Video/Sa fytyra ka politika personale e z. Rama?

Postuar në 01 Gusht, 2022 13:41

Europa më 2018 kishte dy fytyra:

Europa më 2019-ën kishte dy standarde:

Drejt katastrofës, njeriu ka kaluar pikën e moskthimit me Klimën e planetit

Postuar në 31 Korrik, 2022 14:19

Një  ndër ekspertët më të njohur britanikë për klimën, Bill McGuire, deklaron se njerëzimi nuk ka më asgjë në dorë përkundrejt një procesi të pakthyeshëm në Tokë.

Sipas tij katastrofa klimaterike është pjesë e aktualitetit njerëzor dhe pretendimet se “kemi ende kohë” nuk janë të vërteta.

Nëse videot e Homelandjustice janë të vërteta, atëherë nga AKShI nuk ka funksionuar asgjë

Postuar në 31 Korrik, 2022 00:19

Eksperti i kibernetikës Besmir Semanaj, komenton deklaratën e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Informacionit për sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe pohon se kemi pasur një sulm Ransomware decoy dhe ZeroCleare Wipe, por sipas tij kjo është një pjesë e së vërtetës. Duke folur për MCN TV, Semanaj tha se deklarata për shtyp dhe mungesa e gazetarëve gjatë konferencës lë shumë pikëpyetje për çështje që ekspertët dhe qytetarët janë të interesuar. Ai tha se faqja Homeland Justtice paraqiti në video një akses ku keqbërësit futen në zemrën e akseseve shqiptare.

Bëje ministre, kot bën zham-zham!

Postuar në 30 Korrik, 2022 18:45

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nuk ka duruar dot, as budallallëqet e superekspertëve me prompter dhe as faktin se nuk i ngjit më asgjë. Ka dalë sot në vetë të parë për spiunin I.M, duke hartuar paragrafë dhe shfajësuar se është oshënar në këtë histori, se dorë aty ka Sali Berisha, se Genta Sulën e ka njohur nga Ilir Meta e të tjera pallavra të denja vetëm për të. 

Synimi i këtij (a)politikani që nuk konkuroi njëherë të vetme pa takikardi, është i qartë në pasazhet e fundit kur shpall se do të përjashtojë nga kandidimi për deputet Ilir Metën, apo çdo I.M që i del para.

Bëjeni ministre këtë!

Postuar në 29 Korrik, 2022 15:24

Skandali i Ilir Metës spiun i Sigurimit zgjati më pak nga sa pritej. Filip Talo, personi që thuhet se vuri në lëvizje këtë furtunë në gotë, u shpreh se atë nuk e kishte spiunuar ish-presidenti.

Kur do flasin superekspertët z. Kryeministër?

Postuar në 29 Korrik, 2022 14:43

Dita e 13-të: 

Kur do të flasin superekspertët?

Postuar në 28 Korrik, 2022 14:19

Kanë kaluar tashmë më shumë se 10 ditë nga i pagëzuari sulm i papreceentë kibernetik ndaj Shqipërisë. Qysh në datën 18 korrik, kryeministri Edi Rama, deklaronte se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë në bashkëpunim me “aleatët” kishin nisur kundërofensivën.

Në datën 20 korrik, kryeministri do të fliste për “një luftë ditë e natë” të “AKSHI-t dhe një skuadre të superspicializuar ekspertësh të huaj”.

Në datën 24 korrik, z. Rama do të rishfaqej sërish duke premtuar se:

Purgatori i "pastërtisë së figurës"

Postuar në 27 Korrik, 2022 15:56

Kur vjen puna te zbardhja e marrëdhënieve mes funksionarëve të ndryshëm me ish-shërbimin sekret të regjimit të para viteve ’90 të shekullit të 20-të, ligji përdor termin “pastërti e figurës”. Ky term implikon një pretendim moral dhe etik sipas të cilit shoqëria shqiptare disancohet nga e kaluara komuniste duke cilësuar si njollë të pashlyeshme bashkëpunimin eventual, apo pjesëmarrjen e atyre që drejtojnë në demokraci, me organet represive të sistemit të shkuar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme