Lajme
Letër Mitsotakis të anullojë Marrëveshjen e Prespës
Dhjetra personalitete greke kërkojnë nga lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis, që të anulojë marrëveshjen e Prespës në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë pas zgjedhjeve të 7 korrikut.
“Ulsi, lexo dekretin”
Jo pa qëllim Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja, lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Kujtojmë që zoti Manja është një nga personazhet që ka dalë në përgjimet e Bild.
Meta e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.
Zbardhet skema korruptive e punonjësve të AMA-s
Me një skemë mirëfilli shpërdorimi të detyrës përmes korrupsionit dhe rryshfeteve rezulton të këtë funksionuar Autoriteti i Mediave Audiovizive vitet e fundit. Këtë e faktojnë vepprimet e grupit që u zbulua rastësisht nga përgjimi i Bledar Karajt me qëllim zbulimin e plagosjes së tij në vitin 2013 në Elbasan.
Turqi-Greqi, hapen edhe konfliktet fetare
Turqia dhe Greqia duket se janë në garë për të prodhuar sa më shumë probleme në marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Përveç tensioneve në Egje që lidhet me kërkimet për naftë dhe gaz, në sipërfaqe kanë dalë çështjet e vjetra me sfond fetar dhe etnik. Konkretisht një vendim i autoriteteve greke që parashikon se myftijtë e pakicës turke në Thrakën Perëndimore duhen zgjedhur nga shteti grek është vlerësuar nga Ankaraja zyrtare si provë e faktit se Greqia po shkel detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës.
Protesta, por edhe dorëheqje në Gjeorgji (Video)
Mijëra protestues dolën përsëri në rrugët e Tbilisit me thirrjet për zgjedhje të parakohshme. Përplasjet u përshkallëzuan një ditë pas fjalimit në sallën e parlamentit të Gjeorgjisë të deputetit rus, rus Sergei Gavrilov.
Protesta e të premtes u zhvillua e qetë, ndryshe nga ajo e së enjtes ku rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë. Në kryeqytetin gjeorgjian u shënuan skena kaotike, ku policia përdori plumba gome, ndërsa u raportuan shumë arrestime.
Protestë në versionin pacifist, Basha: Do t'i bëjmë realitet ëndrrat e shqiptarëve
Opozita që ka dalë nga parlamenti vijon të demostrojë forcë numrash në terren, me një tjetër protestë në versionin pacifist. Ndryshe nga protestat e tjera ku pas fjalës së Bashës në bulevard, stafeta i kalonte Sahit Dollapit dhe armatës së tij, këtë të premte opozita nuk e bëri tym dhe flakë, duke i hequr një alibi të fortë zotit Rama që ka etiketuar vazhdimisht opozitën si të dhunshme.
Megjithatë, pjesëmarrja tregoi se nuk është vetëm një pakicë që i shkon pas opozitës siç përpiqet ta relativizojë kryeministri.
Garanci publike për Maqedoninë e Veriut
Ajo që përflitej mbi një diferencim të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave u konfirmua edhe publikisht nga kancelarja Merkel. Në përfundim të samitit të nivelit të lartë në Bruksel, ajo shprehu hapur mbështetjen që Shkupi të marrë dritën jeshile në tetor.
Leje 20 vjeçare për përdorimin e bregdetit në Gjilekë, Dhërmi
Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 19 qershor t’i japë kompanisë “Eurocol” sh.p.k të drejtën e përdorimit të brigjeve dhe të sipërfaqes përkatëse para resortit “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, Bashkia Himarë. Propozimin e ka bërë ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe VKM-ja parashikon të drejtë përdorimi për 20 vjet. Të ardhurat dhe tarifat si dhe kontarta përkatëse do të kalojnë për llogari të bashkisë Himarë. Baza ligjore për të bërë këtë kalim është neni 100 I Kushtetutës dhe neni 29 i ligjit nr.
Raporti/Ky majtas premton se nuk do përdorë më fjalën "Kazan", ai djathtas u fsheh
Një delegacion i Federatës Europiane të Gazetarëve ka qenë në Tiranë në datat 18-21 qershor me msionn verifikimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Në një raport paraprak të publikuar na faqen online të Federatës, vihet në dukje përkeqësimi i lirisë së shtypit në vendin tonë. Raporti thekson se delegacioni ka zhvilluar takime me kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasada të huaja në Tiranë. Zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshrië kryeministrin Edi Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi të takohej me delegacionin
Kërkoi bisedime me Iranin pak para se të urdhëronte sulmin ushtarak të anulluar
Taktika e ndjekur me Korenë e Veriut duke se ka udhëhequr sërish Presidentin amerikan Donald Trump në provokimin e një klime luftarake me Iranin. Por duket se taktika presim për përfitim, tipike e një njeriu të biznesit, nuk ka funksionuar. Mediat e ndryshme raportojnë se Trump ka njoftuar pak para urdhërit për sulm Iranin dhe zyrtarët e tij të lartë përmes kanaleve zyrtare në Oman.