Lajme
Çernobili, raportimi nga Tirana i pasojave të rrezatimit
Këto javë në disa media të huaja është diskutuar dhe ka zënë vend seriali i HBO, “Çernobil”.
Seriali ka njohur sukses, por është kundërshtuar nga pala ruse që ka kontestuar paraqitjen që i është bërë reagimit të shtetit sovjetik për situatën e krijuar. Në fakt, nga sa lexohet në burimet e hapura në internet, e vërteta e shkencëtarit Valery Legasov, nuk deformohet në vija të përgjithshme.
Vdekje misterioze e Mohammed Morsit në sallën e gjyqit
Me protesta masive kërcënojnë anëtarët e Vllazërisë Myslimane pas vdekjes së udhëheqësit të tyre Mohammed Morsi brenda në sallën e gjyqit. Ish-presidenti i Egjiptit u rrëzua në sallë, teksa po përballej me akuzat e spiunazhit për kontaktet e tij me grupin palestinez Hamas.
Edi Rama është krimineli perfekt, por kjo situatë nuk shpjegohet vetëm me të
Kryetari i Partisë Demokratike LUlzim Basha ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp për të folur për atë që ka ndodhur së fundmi me përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”. Në një fjalë të hapur, Basha e ka quajtur Edi Ramën si kriminelin perfekt të një sistemi që ka kapur Shqipërinë.
Duke pranuar se kjo që ka ndodhur nuk shpjegohet vetëm me Edi Ramën, por me një sërë dështimesh edhe të PD-së për t’u marrë me korrupsionin, Basha ka deklaruar se vendi tanimë ka nevojë për reforma reale, kushtetuese, por edhe të partive politike.
Shkelës të dyshuar të Ligjit. Ministri organizon "çunat problematikë" për zgjedhjet
Damian Gjiknuri është sërish lajm. Ndodh ça ndodh në këtë vend, ai del përherë në qendër. Njëherë me tendera, njëherë me koncesione, tani me përgjime. Zotëria sipas gazetës “Bild” siguron për zgjedhjet lokale në Dibër një furgon me “çuna problematikë” që “të jenë për çdo rast”. Ai ja referon këtë një drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, që është drejtor i Qendrës për të Huajt që hyjnë Ilegalisht në Shqipëri.
Bild hap kapakun e kazanit Rama 2 (Audio)
Gazeta Bild publikoi një tjetër përgjim ku dëgjohet kryeministri Rama të komunikojë me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.
BILD thotë se publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”
Viza sërish për shqiptarët. Nuk është punë krimi, thjesht në Europë nuk na duan
Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.
Italia nuk është Ajo që rrëfen z. Bollino
Carlo Bollino sjell në një shkrim të sotshëm shembullin e Italisë për funksionimin e demokracisë në standardet europiane. Në Bari është hapur një hetim për shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore të 27 majit. Sipas Bollinos në këtë rast çdo gjë po tregon funksionimin e demokracisë pasi ndër të tjera sipas tij:
1) Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë
Zyrtare/Parlamenti ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas shkresës zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Kjo është zyrtare si shifër dhe është komunikuar për institucionin e Presidentit ndaj të cilit ku Parlament ka miratuar një rezolutë dhe ka nisur procedurat e shkarkimit.
Kjo është krizë e Perëndimit, jo thjesht çështje standardesh
Zyrtari i lartë amerikan Matheë Palmer është shprehur në Sarajevë se ShBA mbështet Bosnje-Hercegovinën në proceset euroatlantike. Spas tij këto objekitva kundërshtohen nga rusët që sipas tij kanë synime të tjera në Ballkan.
Balla në krye të firmëtarëve për shkarkimin e Metes (dokumenti)
Socialistët e Edi Ramës kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke depozituar në kuvend 55 firma që kërkojnë nisjen e procedurës.
“Nisur nga akti dhe pasoja që ka sjellë, duke shkelur kushtetutën dhe duke u sjell arbitrarisht dhe duke shtyre zgjedhjet, duke cënuar parimin e periodicitetit e mandatit, duke nxjerrë akte në kundërshtim me ligjet, duke cënuar parimin e qytetarëve si sovran, vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje shumë të rëndë të kushtetues dhe kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit të republikës”