Lajme

Ky është fatkeqësi edhe me standardet e një socialisti të thjeshtë

Postuar në 18 Qershor, 2019 22:59

Një situatë si kjo e tanishmja është ideale për ata politikanë që  duan të bëjnë karrierë, të evidentohen ndryshe apo edhe të parlajmërojnë ndryshimin. Por lexoni se çfarë thotë z. Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe kandidat për të drejtuar Partinë Socialiste:

Kur ata sulmojnë Fatmirin, s’e kanë me Fatmirin; kur sulmojnë Edi Ramën, s’e kanë me Edi Ramën; kur sulmojnë Blerinën, s’e kanë me Blerinën; kur sulmojnë kryetarin e Bashkisë, s’e kanë me kryetarin e Bashkisë. E kanë me produktin e punëve tona!

Brukseli na mbrojti me reformën në drejtësi, Kryeministri duke fajësuar kosovarët për kriminalitetin

Postuar në 18 Qershor, 2019 21:01

Nuk ka asnjë dyshim se vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë për në vjeshtë vendimin për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian është veto e Gjermanisë ndaj një qeverie të pamerituar si ajo e zotit Rama dhe ndoshta një konteksti më të thellë zhvillimesh që gjithsesi lidhen me qëndrimet e Tiranës, e cila mori në qafë edhe Maqedoninë.

Meta, vizat dhe fisheku rezervë

Postuar në 18 Qershor, 2019 20:26

Në  mes të zallamahisë që ka krijuar nisma për shkarkimin e tij, Presidenti Meta ka gjetur kohën të lexojë një njoftimi të Komisionerit për Migrim, Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë.

Është normale që jo vetëm presidenti, por çdo shqiptar të jetë i shqetësuar se mund t’i rikthehen vizat me Europën.  Me këtë të fundit në fakt ne shqiptarët nga më protokollari deri te më pak i rëndësishmi i kemi rënë gjithmonë shkurt dhe apeli i Presidentit e vështirë të thuhet se çfarë valence mund të ketë.

U tërhoq me bujë nga Marrëveshja Bërthamore, sot kërkon zbatimin e detyrimeve nga Irani!!!

Postuar në 18 Qershor, 2019 16:47

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot Iranit që t’i përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me arsenalin bërthamor.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje regjimit iranian që të mos posedojë armë bërthamore, t’i bindet angazhimeve të veta ndaj komunitetit ndërkombëtar

OKB: Shqipëria tkurret, në vitin 2100 popullsia më e vogël se Maqedonia dhe Bosnja

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:08

Në vitin 2100, Shqipëria do të jetë e parafundit në Ballkan sa i përket numrit të popullsisë. Kjo e fundit do të tkurret në mënyrë të tillë që do ta pozicionojë vendin tonë të parafundit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:02

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.

Një shije si do jenë zgjedhjet e 30 qershorit (Video)

Postuar në 18 Qershor, 2019 13:53

Një shije sesi do jenë zgjedhjet e 30 qershorit vjen nga Tropoja ku policia bashkiake dhe mbështetës të opozitës hynë me forcë në KZAZ-në për të liruar ambjentet në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Policia nuk arriti të pengonte mësymjen e tyre duke qëndruar gjithsesi në ambjentet e brendshme.

Informaliteti konkurron ekonominë legale

Postuar në 18 Qershor, 2019 12:46

Në një studim të Bankës Botërroe rezulton se rreth afro gjysma e ekonomisë sonë është informale. Në raportin “ Financierët si katalazitorë për rritjen në Ballkanin Perëndimor”, Banka Botërore thotë se 40% e firmave që operojnë në Shqipëri u duhet të konkurrojnë me bizneset jo formale, duke krijuar kosto për ta.

Ndalohet për korrupsion Platini

Postuar në 18 Qershor, 2019 12:05

Ndalohet për korrupsion ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai është mbajtur në një stacion policie në periferi të Parisit. Arrestimi i tij u bë në kontekstin e hetimeve për dhënien e Kupës së Botës Katarit në vitin 2022.

Platini dha sqarime në zyrën anikorrupsion të policisë gjyqësore dhe ndodhet në paraburgim në Nanterre, në veriperëndim të Parisit.

Fluturon, fluturon Pjerini...

Postuar në 18 Qershor, 2019 10:28

Në një shfaqje pocaqi e kanë kthyer shefat e vegjël të Rilindjes përkthimin simultan të hajdutërisë së votave në Dibër. Shefi i madh çau ferrën në Londër duke lëshuar pas cicërima pa vlerë ndërsa dallkaukët e tjerë të legjendës së purpurt po përrjmerrin një retorikë të shëtmuar se as nuk shiten dhe as nuk blihen dhe se këto episode që u publikuan nga "Bild" janë një tjetër keqkuptim apo keqinterpretim i fabrikuar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme