Berisha komenton raportin e ODIHR: La në fuqi dekretin e Metës (Video)

Postuar në 04 Korrik, 2019 12:35

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se misioni i ODIHR-it konfirmoi paligjshmërinë zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një deklaratë të bërë  në selinë blu, ai tha se raporti i ODIHR la në fuqi dekretin e presidentit që sipas misionit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Duke u ndalur tek aksioni i opozitës, dhe tërheqja për të mos penguar zhvillimin e votimeve, Berisha tha se ai ishte një veprim i mirë dhe se opozita bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të denoncuar “farsën elektorale”. Ish-kreu i PD po ashtu foli për reformwn në drejtësi, të cilën e quajti pseudoreformë sorosiane.

Dy gjëra janë qesharake, këta mendojnë se harrojnë, shqiptarët kanë shumë të meta dhe kanë defekte, por një gjë e kanë, absolutisht kurrë sapunin për djathë nuk e hanë, nuk e kanë ngrënë në atë kohë, ata që u thonë shqiptarëve të gjykojë kushtetuesja pasi është varrosur i dënuari, bëjnë një propozim qesharake, sikundër është edhe ideja që të hetojë drejtësia regjistrimet që faktojnë se Shqipëria drejtohet nga narkoshtet, cila mafie në botë heton veten? Nuk jam kundër, nëse drejtësia do kishte hetuar nuk do ishin kurrë këto zhvillime. Ishte pseduoreforma e Sorosit që do ti jepte Ramës të gjitha pushtetet dhe e shndërroni drejtësia në narkodrejtësi, mafia nuk heton veten e vet, ndaj edhe shqiptarëve mos u sugjerojnë gjëra galante sikur është vend me demokraci të plotë, por me drejtësi dhe gjithë pushtetet të kapura, që meriton të quhet Edvin kristaq Avdyli, lala etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.