Lajme

Një betejë e fituar për Vjosën(video)

Postuar në 26 Qershor, 2019 00:23

Një film i shkurtër i realizuar për Vjosën dhe burime ujore në Bosnje tregon përpjekjet për të ruajtur nga shkatërrimi ata që quhen lumejtë e fundit të virgjër në Europë. Një sinjal pozitiv që duhet shpresuar të mos shuhet. 

Skandali i përgjimeve? Pastrohen letrat në Gjermani, shqiptarët s’janë problem. Do votojnë pro si përherë

Postuar në 25 Qershor, 2019 22:51

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar një avokat në Gjermani kundër gazetës “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede. Rreth këtij akti ka patur akuza sipas të cilave avokati i pajtuar nga z. Rama është shumë i shtrenjtë. Në përgjigje të kësaj akuze kryeministri shprehet: 

Vota për një Shqipëri që e duan vetëm Disa

Postuar në 25 Qershor, 2019 17:01

Ka diçka të rrezikshme te motoja “Për Shqipërinë që Duam”. Cila është Shqipëria që Duam? Shqipëria e rilindësve, Shqipëria e afruar me Perëndimin, Shqipëria në Europë, apo Shqipëria ballkanike? Këtë moto e shpall një subjekt politik duke ushtruar ligjërimin e rremë se ajo që votohet nën këtë moto konfirmon në fakt edhe objektivin.

"Luftë nëse duhet. Gabimi i 1944-ës nuk duhet përsëritur kurrë më"

Postuar në 25 Qershor, 2019 13:06

Një formacion i quajtur Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, krijuar për të organizuar paralizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka dalë sot me një mesazh të artikuluar nga Kryetari i Patisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Shqipëria që Duam(N) më afër se kurrë

Postuar në 25 Qershor, 2019 11:40

Kur Kolegji Zgjedhor vendosi në vitin 2011 se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Tiranë ishin korrekte, Partia Socialiste asokohe në opozitë dilte në protestë me thirrjet kundër Sashenkës dhe Tomës, dy ndër gjykatësve. 

Sot kemi një situatë të ngjashme. Kolegji Zgjedhor me gjykatës që kanë probleme ka dhënë një vendim që i shkon për shtat socialistëve në pushtet. Do të ishte çudi e kundërta dhe sikur të kishte ngjarë me siguri që do dëgjonim kryeministrin të deklaronte se është më i vendosur se kurrë për reformën në drejtësi. 

Meta: Vendimi i Kolegjit asnjë pasojë juridike

Postuar në 25 Qershor, 2019 10:33

Siç kishte paralajmëruar Presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp një ditë pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.

Meta deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte truk procedurial i marrë në presion e shantazh dhe si i tillë nuk mund të prodhojë një efekt juridik për dekretin e zgjedhjeve.

Formalisht në votime me vulën e SHBA, por edhe një skenar për ribërjen e zgjedhjeve

Postuar në 24 Qershor, 2019 20:57

Ilir Meta, kur mori pafajësinë për videon me Dritan Priftin, theksonte jo pa qëllim natyrën absolute të vendimit referuar votimit 5 me 0 që morën gjyqtarët e çështjes. Si për ironin edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që mbajti në fuqi 30 qershorin u mor me të njëjtat numra, 5 me 0. Në të dyja rastet ka dyshime të forta se drejtësia ka qenë e ndikuar nga presioni politik.

Akuza e Trump për këshilltarët: Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Postuar në 24 Qershor, 2019 16:08

Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Kështu citojnë mediat amerikane presidentin Donald Trump, i cili i ka konfiduar një personi të afërt me të se nga brenda stafit të tij ka patur përpjekje që të provokojnë luftë me Iranin.

Këta njerëz duan të më shtyjnë në luftë dhe është kaq e neveritshme. Ne nuk kemi nevojë për luftëra të tjera

Ministri i Jashtëm grek: Ishim shumë afër marrëveshjeve me Shqipërinë, por aty u përkeqësua situata

Postuar në 24 Qershor, 2019 15:22

Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Katrougalos, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen “Efimerida ton Syntakton” se një marrëveshje dypalëshe em Shqipërinë për një sërë çështjeh ka qenë shumë afër realizimit por atë e bllokoi përkeqësimi i situatës politike në vendin tonë. Katrougalos është pyetur dy herë për marrëdhëniet me Shqipërinë, qoftë për marrëveshjen detare, qoftë për situatën e minoritetit dhe në të dyja rastet ai

Kush fitoi dhe çfarë?

Postuar në 24 Qershor, 2019 14:55

Pushteti ka lëshuar të gjithë zëlëshuesit e vet për të dhënë sihariqin: fitore!

Fitoi 30 qershori, ra Presidenti. Do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Po çfarë u fitua dhe kush fitoi?

Shqiptarët, Shqipëria, e ardhmja?

Jo, padyshim që jo. Fitoi PS-ja? As kjo parti nuk ka fituar. Fitoi Edi Rama? Po. Z. Rama e rregulloi që të fitojë të drejtën për të dhënë shfaqjen teatrale “Zgjedhje më 30 qershor”. Por zgjedhje me një emër në fletë votimi nuk ka. Ka votime.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme