Lajme

KQZ, telefon i prishur. Pranon mospërputhjet e shifrave

Postuar në 01 Korrik, 2019 12:40

Votimet e së dielës përtej aspektit politik duket se po çalojnë edhe nga ana organizative ose thënë ndryshe standardet.

Në shumë Bashki, numri i votave rezulton më i madh se numri i votuesve, duke bërë që pjesëmarrja të vihet në dyshim.

KQZ përmes zëdhënëses ka sqaruar se të dhënat e publikuara janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit, duke ekspozuar mungesën e seriozitetit në lidhje me këtë proces.

 

Deklarata e Zëdhënëses

Shumicë që polemizon për pjesëmarrjen

Postuar në 30 Qershor, 2019 22:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur një paaftësi të çuditshme kur nuk ka arritur të nxjerrë dot me saktësi në kohë reale përqindjen e pjesëmarrësve në votime. Një orë përpara mbylljes së kutive, u njoftua për 19.4%, pak më vonë për 21.6%.

Xhelal Mziu: S’dal nga zyra (Video)

Postuar në 30 Qershor, 2019 20:16

Bashkitë e djathta nuk do të njohin zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë. Në një intervistë për Al Jazzera kryebashkiakun  e Kamzës, Xhelal Mziu la të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë edhe nëse KQZ do t’i japë mandatin kryebashkiakut të ri.

....“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”.

Kush mbetet garant i Kushtetutës?

Postuar në 30 Qershor, 2019 20:08

Votimet e 30 qershorit kanë për të hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar si shenja më e dukshme e rrokullisjes kushtetuese që ky shtet mund të ketë njohur ndonjëherë. Në veprim dhe burim legjitimiteti janë autoritete pa autoritet real që po ecin në kufijtë, në mos në shkele të të drejtave tëveta kushtetuese. Ka një dekret Presidenti që cakton datën e votimeve më 13 tetor.

Gestapoja elektorale e Erion Veliajt. Rrëfim i një punonjëseje të Bashkisë Tiranë

Postuar në 30 Qershor, 2019 13:36

Jam punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe dua të tregoj me përpikmëri se çfarë ndodh në këtë ‘’fushatë’’ që do dhe disa orë për të mbaruar me kërkesën e fundit dhe me spektakolaren (të padëgjuar prej 30 vitesh) që duhet të votojmë në rresht si dele në 30 Qershor!

Trump shkel tokën koreanoveriore

Postuar në 30 Qershor, 2019 11:56

Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan që shkel në tokën koreanoveriore. Ai është takuar me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në zonën e çmilitarizuar që ndan Jugun me Veriun në paralelin 38.

Jam i bindur që marrëdhënia jonë do të na mundësojë të tejkalojmë barrierat që qëndrojnë para nes

citohet lideri koreanoverior.

Udhëheqësi voton me pantallona të shkurtra (Video)

Postuar në 30 Qershor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama votoi në Surrel në qendrën e votimit numër 16/26 në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai u paraqit në qendrën e votimit me pantallona të shkurta dhe pasi hodhi votën dhe një prononcim, duke folur për një ditë historike për sovranitetin e popullit.

Demokracia në veprim

Postuar në 30 Qershor, 2019 10:36

Qytetarët shqiptarë janë ftuar sot të votojnë për zgjedhjet vendore, të parat zgjedhje në historinë prej 3 dekadash të Shqiperisë post – komuniste në të cilat opozita nuk merr pjesë.  Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin, prej orës 7 të mëngjesit. Raportohet se vetëm në Shkodër nuk janë hapur 8 qendra. 

Bie kandidatura e Weber për kreun e Komisionit Europian

Postuar në 29 Qershor, 2019 17:57

Udhëheqësit evropianë ranë dakord që kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber të mos marrë kryesimin e Komisionit Evropian si pasues i Jean-Claude Juncker.

Gazeta gjermane Die Welt thotë se  pas bisedimeve në samitit e G20 që po mbahet në Osaka të Japonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi të tërheqë  kandidatin e PPE, pas kundërshtive të forta të presidentit francez, Emanuel Makron.

Pa lejen e Perëndimit, protestat quhen filoruse. Me lejen e Perëndimit, quhen Pranverë

Postuar në 29 Qershor, 2019 17:14

Jaunsh Bugajski shkruan sot një opinion që publikohet në gazeta “Dita”  me titiull: Vera e protestave, por që gazeta e ka thjeshtuar në mënyrë abuzive me titullin profetik: Ç’pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm? Në fakt Bugajski nuk shpjegon gjëkundi se çfarë pritet të ndodhë. Ai thjesht bën një kronologji të atyre që kanë ndodhur, duke i kujtuar lexuesit shqiptar se protestat e Tiranës nuk janë të vetmet.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme