Lajme

Kush mbetet garant i Kushtetutës?

Postuar në 30 Qershor, 2019 20:08

Votimet e 30 qershorit kanë për të hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar si shenja më e dukshme e rrokullisjes kushtetuese që ky shtet mund të ketë njohur ndonjëherë. Në veprim dhe burim legjitimiteti janë autoritete pa autoritet real që po ecin në kufijtë, në mos në shkele të të drejtave tëveta kushtetuese. Ka një dekret Presidenti që cakton datën e votimeve më 13 tetor.

Gestapoja elektorale e Erion Veliajt. Rrëfim i një punonjëseje të Bashkisë Tiranë

Postuar në 30 Qershor, 2019 13:36

Jam punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe dua të tregoj me përpikmëri se çfarë ndodh në këtë ‘’fushatë’’ që do dhe disa orë për të mbaruar me kërkesën e fundit dhe me spektakolaren (të padëgjuar prej 30 vitesh) që duhet të votojmë në rresht si dele në 30 Qershor!

Trump shkel tokën koreanoveriore

Postuar në 30 Qershor, 2019 11:56

Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan që shkel në tokën koreanoveriore. Ai është takuar me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në zonën e çmilitarizuar që ndan Jugun me Veriun në paralelin 38.

Jam i bindur që marrëdhënia jonë do të na mundësojë të tejkalojmë barrierat që qëndrojnë para nes

citohet lideri koreanoverior.

Udhëheqësi voton me pantallona të shkurtra (Video)

Postuar në 30 Qershor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama votoi në Surrel në qendrën e votimit numër 16/26 në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai u paraqit në qendrën e votimit me pantallona të shkurta dhe pasi hodhi votën dhe një prononcim, duke folur për një ditë historike për sovranitetin e popullit.

Demokracia në veprim

Postuar në 30 Qershor, 2019 10:36

Qytetarët shqiptarë janë ftuar sot të votojnë për zgjedhjet vendore, të parat zgjedhje në historinë prej 3 dekadash të Shqiperisë post – komuniste në të cilat opozita nuk merr pjesë.  Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin, prej orës 7 të mëngjesit. Raportohet se vetëm në Shkodër nuk janë hapur 8 qendra. 

Bie kandidatura e Weber për kreun e Komisionit Europian

Postuar në 29 Qershor, 2019 17:57

Udhëheqësit evropianë ranë dakord që kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber të mos marrë kryesimin e Komisionit Evropian si pasues i Jean-Claude Juncker.

Gazeta gjermane Die Welt thotë se  pas bisedimeve në samitit e G20 që po mbahet në Osaka të Japonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi të tërheqë  kandidatin e PPE, pas kundërshtive të forta të presidentit francez, Emanuel Makron.

Pa lejen e Perëndimit, protestat quhen filoruse. Me lejen e Perëndimit, quhen Pranverë

Postuar në 29 Qershor, 2019 17:14

Jaunsh Bugajski shkruan sot një opinion që publikohet në gazeta “Dita”  me titiull: Vera e protestave, por që gazeta e ka thjeshtuar në mënyrë abuzive me titullin profetik: Ç’pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm? Në fakt Bugajski nuk shpjegon gjëkundi se çfarë pritet të ndodhë. Ai thjesht bën një kronologji të atyre që kanë ndodhur, duke i kujtuar lexuesit shqiptar se protestat e Tiranës nuk janë të vetmet.

Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë

Postuar në 29 Qershor, 2019 14:43

Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit. Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.

Greqia nënshkruan marrëveshje me ExxonMobil dhe Total për eksplorim në rajonin e Kretës

Postuar në 29 Qershor, 2019 14:21

Greqia ka nënshkruar marrëveshje për eksplorimin e rezervave të mundshme të gazit në det me dy kompani të mirënjohura: ExxonMobil dhe Total.  Në konsorcium me Hellenic Petroleum, dy kompanitë do të eksplorojnë fushat e Kretës, në jug dhe në perëndim të ishullit në fjalë.

Për dy vjet do të kemi një pamje të qartë për rezervat tona në këtë zonë

Akuza e DW: Rama ka koncept të gabuar për demokracinë

Postuar në 29 Qershor, 2019 13:55

"Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut",  është shprehur drejtori i  degës gjermane të organizatës "Reporterët pa Kufij", Christian Mihr", sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. "Është detyrë e medias, mes tjerash, që t'u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur  hulumtimet e saj në burime.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme