Lajme
Zaev në grackën e dy komedianëve që shtiren si Poroshenko dhe Stoltenberg
Dy komedianë rusë kanë vënë në lojë kryeministrin Zoran Zaev duke iu prezantuar në telefon si presidenti ukrainas, Petro poroshenko dhe sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Vladimir Kuznetsov dhe Aleksey Stolarov kanë telefonuar Zaevin në gusht të vitit 2018, janar dhe prill të vitit 2019, duke folur për çështje si situate në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus dhe autoqefalia e kishës.
A ka Shqipëria politikë të jashtme të besueshme?
Situata politike në Shqipëri po rrëshqet drejt komedisë së justifikueshme vetëm për një shtet të dështuar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndërmarrë vetëm dje, dy akte që kontrastojnë me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, duke përcjellë mesazhe konfuzuese për autoritetin real politik në vendin tonë dhe për politikën e tij të jashtme.
Shitja e 2.2 mld dollarë armatime Tajvanit, Kina thirrje SHBA-ve
Ministria e jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së që të anulojë menjëherë planin për të shitur 2.2 miliardë dollarë armatime në Tajvan, duke nënvizuar se është kategorikisht kundër këtij veprimi. SHBA miratoi të hënën shitjen e mundshme në Tajvan të tankeve M1A2T Abrams, raketave Stinger dhe pajisjeve të ngjashme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang bëri komentin e mësipërm gjatë takimit të përditshëm të gazetarëve në Pekin.
Çfarë aksionerësh kërkon Lulzim Basha?
Kjo qeveri nuk ka më luksin të përfitojë nga marzhi i tolerancës së një mase të madhe njerëzish që vijojnë të jenë jashtë çdo burse interesash në këtë vend. Është bërë vetvetiu e padurueshme, aq më tepër me predispozitën për të predikuar moral kur vetë është e diskretituar si një trupë politike që siç thotë zoti Rama ka “vjedhur vota për të vjedhur Shqipërinë”.
Një budallallëk fatlum për Shqipërinë
Memot e ambasadorit britanik në SHBA, publikuar së fundmi nga gazeta “Mail”, kanë provokuar incident diplomatik mes Uashingtonit dhe Londrës. Presidenti amerikan Donald Trump, citohet të jetë shprehur në tuiter se:
Nuk e njoh ambasadorin por në SHBA nuk është i mirëpritur dhe i konsideruar. Nuk do të diskutojmë më me të
Politika i premton burgun vetes
Politika shqiptare ka hyrë në një rreth psikotik dhune verbale dhe lufte civile retorike që herët apo vonë do të çojë në veprime që do përligjin këto që artikulohen sot. Jo për dëshirë, por për të riekuilibruar një skenë të anuar dukshëm nga krahu i krimit ekonomik. Politika shqiptare po premton publikisht Burgun, ndëshkimin; ajo është detyruar të fusë në axhendë prioritare repertorin penal për të cilin mendonte se nuk do të vinte ndonjëherë dita.
Ka akoma që e dëgjojnë...
I degraduar politikisht dhe qesharak në seriozitetin që përpiqet t’i imponojë vetes në kushtet kur si kryeministër nuk ia doli dot të bëjë asnjë palë votime, Edi Rama mbajti një tjetër hartim mbrësëlënës para Sadri Abazit dhe “rilindasve” të tjerë që vijojnë ta dëgjojnë me kërshëri njeriun që prej kohësh u prezantohet shqiptarëve si atlet i perëndimit.
Biznesi “mban frena”, edhe Sejko lexon rënie të besimit te ekonomia
Besimi në ekonomi është ulur me 0.7% gjatë periudhës Prill – Qershor të këtij viti. Sipas vrojtimit të biznesit dhe konsumatorit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se të gjithë sektorët e ekonomisë kanë ulur besimin e tyre gjatë kësaj periudhe, ndërsa presin reduktim të fitimeve në të ardhmen, me përjashtim të degës së shërbimeve.
Greqia na rikujtoi se jetojmë në demokraci patatinash
Në 24 orë në Greqi u votua, u numërua, u zyrtarizua rezultati i zgjedhjeve dhe kryeministrat shkëmbyen urimet.
Kjo në Greqi, një vend që po të lexosh mediat shqiptare konsiderohet si shovinist, shkelës i të drejtave, e të tjera pallavra llafazanësh të mbivlerësuar.
Shkodra kërkon ta qeverisin të huajt
Kryebashkiakja e Shkodrës kërkon që qyteti i saj të merret nën administrim nga një Komision Administrativ Europian. Në një letër drejtuar selive kryesore diplomatike në Tiranë ajo thotë se nuk do të njohë rezultatin e 30 qershorit dhe as komisiarin politik të emëruar nga kryeministri
