Lajme
Fotolajm/Himni ulur për kancelaren gjermane
Dridhjet e Angela Merkel kanë gjetur një zgjidhje. Gjatë takimit të Merkel me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, protokolli ka menduar të zhvillojë ceremoninë ulur.
Rezervat e sigurisë së karburanteve, kosto 500 milionë euro
Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.
DASH ekspozon Shqipërinë e personalizuar të një grupi politiko-ekonomik
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është kursyer fare në ekspozenë që i ka bërë klimës së Investimeve në Shqipëri për Vitin 2019. Raporti i publikuar ngre si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave dhe shumë probleme të tjera që lidhen me hartimin e ligjeve dhe çështjet e pronësisë
Moro dhe Berlinguer, viktimat e një kompromisi historik*
Drafti për mediat online, OSBE paraqet vërejtje thelbësore
Misioni i OSBE-së ka publikuar së fundmi një analizë ligjore mbi draftin për ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive në Shqipëri me autor dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur. Në këtë material njihet përmirësimi në raport me variantin e mëhershëm të propozuar nga qeveria shqiptare, por sërish, edhe në variantin e tanishëm ka probleme jo të vogla.
Eksperti ka paraqitur vërejtjet e veta për 5 pika dhe konkretisht:
Rënia e euros, Fasoneria: Mosbindje fiskale nëse s’ka reagim
Rënia e euros dhe dëmi i shkaktuar në ekonomi, mund të japë pasoja edhe më të rënda. Tashmë në mënyrë të vazhdueshme Fasoneria po paralajmëron qeverinë se do të ndërmarrë hapa për tj'u kundërpërgjigjur heshtjes. Pak ditë më parë ata pohuan se do të ketë protesta, ulje pagash dhe pushime nga puna, mirëpo mes tyre po diskutohet edhe një pikë e katërt, mosbindja fiskale.
Florian Zekja, përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve Shqiptarë, pohon se kjo ka të bëj me mospagesë e taksave për një kohë të gjatë.
Sakrifikohet Zaev, Thaçi: Më kërkoi falje dhe më tha se për ndarjen e Kosovës u kishte besuar thashethemeve
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut pranoi dy ditë më parë se kishte rënë pre e një mashtrimi kur duke folur me dy humorist rusë mendonte se po fliste me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Ai ka pranuar se biseda e kryer mes tij dhe humoristëve është e vërtetë, pra se Zaev kur pohon se ka një plan për ndarjen e Kosovës, konkretisht dhënien e 10 komunave të Kosovës Serbisë, është i vërtetë sepse mendon se po flet me Poroshenkon.
Akuza: Gjykata Administrative nuk zbardh vendimin për gjobitjen e kompanisë së biznesmenit Klodian Allabej
Gazeta “Shqiptarja.com” akuzon sot përmes një shkrimi Gjykatën Administrative të Apelit për favorizim të biznesmenit Klodjan Allajbeu. Gazeta referon çështjen e Tregut Agroushqimor në Tiranë, administruar nga kompania “Ekma Albania” e cila u gjobit me 46 milionë lekë për abuzime të mëdha me tregëtarët.
7 turistë të vdekur nga stuhia ne Halkidiki (Video)
Makina të kthyera përmbys, pemë të çrrënjosura, shtëpi e dyqane të shkatërruara, por edhe 7 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i stuhisë vrastare që goditi plazhet e njohura të Halkidikisë në Selanik mbrëmjen e së mërkurës. Tre ishin zonat më të prekura Sozopoli, Nea Plajia dhe Nea Potidha.
Brenda pak minutash, stuhia përfshiu gjithçka, duke lënë pas shkatërrimin dhe vdekjen. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç. Mënyra sesi ata humbën jetën ishte tragjike.
Ekstremistët pas Mitsotakis, apo përsëritja djathtas e manovrave të Tsipras
Humbi Tsipras dhe fitoi Mitsotakis. Lajmi kryesor për Europën politike mbetet ende rotacioni në Greqi, ku disa mendojnë se vendi u rikthye te sistemi që mori goditje me fitoren e Syrizas.