Lajme
Skandali i Cambridge Analytica, Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë
Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA ka vendosur një gjobë 5 miliardë dollarë ndaj Facebook për skandalin e vitit 2018 me Cambridge Analytica. Lajmi është raportuar nga disa media amerikane sipas të cilave kjo është gjoba më e madhe kundër një kompanie teknologjike. Gjoba më e madhe paraardhëse është ajo ndaj Google, në masën e 22.5 milionë dollarë në vitin 2012 për praktikat e privatësisë.
Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë (Video)
NASA zbuloi një Vrimë të Zezë masive në një distancë prej 130 milion vitesh drite nga Toka përmes teleskopit të saj të hapësirës Hubble. Sipas asaj që raportohet nga shkencëtarët vrima nuk duhet të ishte në ato kordinata, nisur nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit.
Sipas NASA-s, vrima e zezë enigmatike ka një masë orbitale të hollë që qarkullon në mënyrë të shfrenuar rreth saj. Agjencia hapësinore shpjegon, se në bazë të teorive aktuale astronomike, kjo masë nuk duhet të ishte atje.
Të parët në Ballkan për të dhënë para nën dorë për shërbimin mjekësor
Barometri i Ballkanit informon se 50% e qytetarëve shqiptarë që përballen me shërbimin mjekësor publik ka dhënë para nën dorë.
Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për t‘u kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi
Shpimet në Egje, BE përgatit sanksione për Turqinë
Vendet anëtare të BE-së ranë dakord mbi sanksionet që Brukseli duhet t’i vendosë Turqisë për shpimet ilegale që Ankaraja vazhdon të bëjë në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Qipros.
Pas konsultimeve me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Presidencën e Këshillit Europian, delegacioni qipriot ia doli të ndryshojë tekstin, duke përforcuar formulimin me një shtesë të masave të synuara. Ndër të tjera, teksti thotë se BE do të ngrijë takimet e nivelit të lartë me Turqinë dhe do të ndërpresë fondet e para-anëtarësimit të vendit.
Burime nga qeveria: Alketa Knuti, emri i mundshëm për drejtimin e Tatimeve
Pas largimit të Enton Duros nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me shumë gjasë do të jetë një zyrtare femër që do ta zëvendësojë. Burime nga kabineti i Kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije për ResPublica se një ndër emrat e lakuar dhe të mundshëm për të marrë drejtimin e DPT-së, është Alketa Knuti. Knuti ka qenë dikur drejtoreshë Kontrolli në DPT, por u largua nga kjo detyrë nga ish-drejtoresha e Përgjithshme, Brisedia Shehaj.
Publikohet biseda e Haradinajt me komedianët rusë (Video)
Dy komikët rusë që vunë në lojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kanë publikuar sot edhe biesdën telefonike të bërë me kryeministrin e Kosovës. Njëri prej tyre i është prezantuar zotit Haradinaj si ish ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.
Mbërritën në Ankara pjesët e para të S-400 (Video)
Mëngjesin e kësaj të premteje mbërriti në Ankara, ngarkesa e parë me pjesët përbërëse të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.
Kontrata e nënshkruar në shtator 2017 mes presidentit Erdogan dhe homologut Putin arrin vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Përdorimi i këtij sistemi nga pala turke ka vënë në alarm aleatët e NATO-s.
Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu garantoi aleatët gjatë një konference për shtyp se sistemi do të veprojë në mënyrë të pavarur nga Moska dhe do të komandohet vetëm nga Turqia.
Një kaubojs për të pastruar zgjedhjet
Ashtu siç ishte paralajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi rinumërimin e kutive për 11 qendra zgjedhore në Lezhë, bazuar në kërkesën e Partisë Konservatore Albania, të ish-deputetit Eduard Ndocaj, i njohur ndyshe si kaubojsi, i cili garoi përballë Pjerin Ndreut.
Në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit, ku sipas verifikimit i vetmi gabim i evidentuar ishin 4 vota të hedhura në kutinë e gabuar. Nga ana tjetër kutitë e materialeve Zgjedhore nuk u hapën p[ër të verifikuar numrin e zgjedhësve.
Presidenti i Republikës refuzon dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar sot dekretimin e Skënder Gjinushin në detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Në faqen e Presidencës është publikuar dekreti i refuzimi bashkë me arsyetimin përkatës juridiko-kushtetues që nis me një parashtim të prcedurës së njoftimit nga Akademia për zgjedhjen e Gjinushit si kryetar dhe përshkrimin e saj.
Fotolajm/Himni ulur për kancelaren gjermane
Dridhjet e Angela Merkel kanë gjetur një zgjidhje. Gjatë takimit të Merkel me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, protokolli ka menduar të zhvillojë ceremoninë ulur.