Lajme
Anullon urdhërin për të sulmuar Iranin
Nisjen e sulmeve kundër Iranit kishte miratuar presidenti amerikan Donald Trump si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni të ushtrisë amerikane nga forcat iraniane, por pak orë më vonë anuloi urdhrin e tij, sipas gazetës “The New York Times”.
Urdhëri i Trump parashikonte goditjen e disa objektivave në territorin e Iranit, veçanërisht radarëve dhe sistemeve raketore, sipas burimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë amerikanë që kishin marrë pjesë në konsultime.
A do ta kuptojnë njerëzit artin që do të prodhojë inteligjenca artificiale?
Nëse supozojmë se vetëdija e mendjeve artificiale bëhet e mundur, ato mendje do të ndjejnë dëshirën për të krijuar art. Por a do të jemi ne në gjendje ta kuptojmë atë? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të shqyrtojmë dy nënpyetje: kur një aparaturë bëhet autore e një vepre arti? Dhe si mund ta përkufizojmë llojin e artit që ajo bën?
Drita në fund të tunelit..
Edit ka ditë që i zien koka. Dilemat janë të mëdha, të mbetet ai Babloku që vetëpërkëdhelet dhe e sajdisin nga mëngjesi në darkë apo të distancohet nga “bruceloza” që ka kapur Rlindjen dhe farfallat mediatike që i bëjnë fresk.
Doktrina e re e SHBA: Përdorimi i armëve bërthamore rivendos stabilitetin strategjik
Ushtria amerikane mendon se përdorimi i armëve bërthamore në një situatë lufte do të jepte rezultate përcaktuese dhe do të rikthente stabilitetin strategjik. Ky përkufizim jepet në një dokument të ri të quajtur “Operacionet Bërthamore”, i publikuar nga shtabet e bashkuara të ushtrisë amerikane më 11 qershor, por hequr nga faqja online dhe riklasfikuar si dokument me akses të kufizuar. Lajmi bëhet publik nga drejtuesi i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Steven Aftergood, i cili e ka shkarkuar materialin përpara se qeveria ta hiqte n
Klimë lufte mes Iranit dhe SHBA
Orët e fundit kanë sjellë lajme të reja nga gjiri Persik, kur pasnjoftimeve se SHBA ka vendosur të dislokojë 1000 trupa shtesë, pason tjetri: Irani ka rrëzuar një dron të SHBA me argumentin se kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Drejtues të lartë të Gardës Revolucionare janë cituar sot të jenë shprehur se Irani është gati t’i japë fund arrogancës ushtarake globale, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, vendi që qëndron pas tensioneve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se nuk ka interes për një luftë me Iranin.
Në emër të kujt kërcënon deputetja?
Disa media pranë pushtetit kanë zakonin e dispeçerit të mesazheve politike të ardhura nga burime të ndryshme, përfshirë faktorë ndërkombëtarë. Nuk ka sesi të kuptohet ndryshe p.sh hapësira mediatike që i jepet një deputeteje si Rudina Hajdari, të cilën e gjen në disa faqe mediatike sa herë që ajo flet.
Zbulohet elaborati "Dëbimi i palestinezëve"
Media të ndryshme në Izrael dhe në Lindjen e Mesme i kanë lënë vend një zbulimi arkivor të bërë nga një doktorant i historisë hebreje në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, Omri Shafer Raviv, sipas të cilit Izraeli ka ndjekur politika shtetërore për largimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Sipas zbulimeve dokumentare në fjalë, çdo gjë nisi pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, kur pasi trefishoi territorin e vet, TelAvivi zyrtar mendoi të bënte spastrimin e etnik të tyre.
Mbrohen duke sulmuar ata që i hodhën baltë gjithë Shqipërisë
Socialistët kanë vendosur të bëjnë atë që do bënte çdo i dëshpëruar: të mbrohen duke sulmuar. Sot zv. kryeministri Erjon Braçe ka hedhur poshtë faktin se në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” ka ndonjë akuzë, duke interpretuar se në këto materiale nuk provohet asgjëkundi blerja apo vjedhja e votave.
Ambasadori austriak: Zgjidhja në dorën e shqiptarëve
Përgjimet e fundit kanë bajatosur edhe më shumë situatën politike në vend, ku edhe ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është në fazën e një krize sistemike që buron nga shëndeti i paqëndrueshëm psikodemokratik i gjithë shoqërisë. Është e kuptueshme që imazhet e ditëve të fundit janë fotografia e një vendi me probleme të mëdha përfaqësimi si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit
Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:
E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?