E mbijetuara e Holokaustit vdes gjatë vizitës në Auschwitz (Video)

Eva Mozes Kor, një prej të mbijetuarave më të njohura të kampit të Aushvicit vdiq në Poloni gjatë vizitës në vendin e martirizimit të mijëra hebrejve.
E lindur në Eva Kore, e cila krijoi Muzeun e Qirinjve në Indiana të SHBA duke i përkushtuar tërë jetën e saj informimit të njerëve lidhur me Holokaustin ndërroi jetë në moshën 85 vjeç.
"Falni edhe armiqtë tuaj më të këqij"-ishte mesazhi i saj gjatë vizitës së saj të fundit në Muzeun e Auschwitz, përmes një videojë të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook. "I shpëtova Gjermanisë Naziste. Shpresoj që SHBA-të të mos i kthejnë shpinën refugjatëve. Kur i fala ata (nazistët) u ndjeva e çliruar nga Aushvici dhe gjithë tragjedia që kisha përjetuar "- thekson ajo.
Sipas saj, beteja kundër paragjykimeve raciale, të cilat mund të çojë në gjenocid është po aq e thjeshtë sa “trajtimi me respekt i njëri-tjetrit. "Nuk nevojiten ligje apo qeveri të mëdha për këtë" -shton më tej. Eva së bashku me motrën e saj binjake, Miriami, ishte 10 vjeç kur arritën t’u mbijetojnë injeksioneve vdekjeprurëse të bëra në mënyrë rutinore në fëmijët nga mjeku nazist Josef Mengele. Ai perfomoi një eksperiment vdekjeprurës njerëzor ndaj të burgosurëve dhe ishte anëtarë i skuadrës së doktorëve që zgjodhën viktima për t'u vrarë në dhomën e gazit. Eva kujton se ndonjëherë kur kishte një temperaturë të lartë i shfaqej fytyra e Mengele duke "qeshur me sarkazëm."
Add new comment