Lajme
Hiletë e bukës
Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
Buka mbetet produkti numër një në tryezat e shqiptarëve, një traditë e vjetër kjo që ka nisur të zbehet pas viteve ’90, por pa lëshuar shumë terren për produktet e tjera.
Letër me shumë kuptime nga Serenissima
Publikimi i draft/opinionit të Komisionit të Venecias është celebruar si fitore e një kauze nga ana e njërës palë në Tiranë. Dikush flet për komplot, një tjetër i kërkon Ilir Metës të mbajë fjalën kur tha se do dorëhiqej nëse Venecia do mendonte ndryshe prej tij për shtyrjen e zgjedhjeve. Të gjithë luajnë teatrin e shahistit që jep shah në mënyrë të përsëritur.
Pompeo me mision antirus në Ballkan
Mike Pompeo do të nisë javën e ardhshme një turne në Itali dhe Ballkan në një përpjekje për të zvogëluar ndikimin rus në rajon.
Turi i Sekretarit amerikan të Shtetit do të fillojë të martën në Romë, ku Pompeo, një evangjelist i krishterë që shpesh deklaron se gjithmonë e ka Biblën të hapur në zyrën e tij, do të ketë një takim privat me Papa Françeskun. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një forum në Vatikan për të forcuar bashkëpunimin midis organizatave fetare.
Venecia foli për estradën politike Presidencë-Qeveri
Në Tiranë ka mbërritur përgjigjia paraprake e Komisionit të Venecias për dekretet e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit.
Komisioni vëren se shtyrja e datës së zgjedhjeve duhej bërë në një situatë emergjente kombëtare, ndërsa Presidenti kishte nevojë për një bazë specifike ligjore “ad hoc” për të bërë këtë shtyrje. Megjithatë sipas Komisionit shkeljet e pretenduara nga mazhoranca nuk justifikojnë seriozitetin e nismës nga mazhoranca për shkarkimin e presidentit.
Të deleguarit e një pakti antikombëtar
Mesazhi që erdhi nga Gjermania dhe leximi që iu bë në Tiranë është shumë herë më i rëndë se 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë për të ëndërruar një ditë Europën.
Shqipëria është në gjumë edhe pas skanerit dramatik që gjermanët i bënë situatës aktuale, kllapia dhe depresioni kolektiv nuk lënë vend për optimiziëm.
Turqi, 26 mijë të hetuar gjatë 2018-ës për fyerje ndaj Erdoganit
Gjatë vitit 2018 në Turqi janë hetuar 26 115 njerëz nën akuzën e fyerjes së presidentit Reccep Erdogan, një shifër që është 30% më e lartë sesa një viti më parë. Mediat turke raportojnë se nga të gjitha këto raste, 4 480 janë shndërruar në çështje gjyqësore nga të cilat 2 462 të dyshuar kanë marrë dënime të ndryshme.
Dënimet përfshijnë edhe persona nën 19 vjeç dhe në ndonjë rast edhe një 12 vjeçar nga province Van që fyeu Erdoganin në mediat sociale. I dënuar ka qenë edhe një zyrtar nga opozita kryesore, Canan Kaftancıoğlu.
Vrima e zezë përpin yllin në hapësirë (Video)
Kur një yll i afrohet shumë një vrimë të zezë në hapësirë, efektet e fuqishme të një batice atmosferike e shpërbëjnë atë dhe e kthejnë atë në një trajektore gazi. "Bishti" i kësaj trajektore shkëputet nga sistemi, me pjesën e mbetur që rrotullohet rreth vrimës së zezë me një mori mbetjesh.
Videoja e mëposhtme është marrë nga sateliti TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite) i NASA-s dhe tregon të regjistruar fenomenin e quajtur ASASSN-19bt. Sipas NASA-s, kjo është hera e parë që një fenomen i tillë është regjistruar nga fillimi deri në fund.
Një hap më pranë një trajtimi “magjik” për kancerin
Ta trajtosh kancerin vetëm me një pilulë, duke përjashtuar kimioterapinë, rrezatimin apo operacionin. Mund të duket e pamunudr, por Khaled Barakat, një profesor i Universitetit të Albertës që kryen kërkime mbi imunoterapitë inovative që mund të përdoren për të trajtuar lloje të shumta të kancerit thjesht duke fuqizuar sistemin imunitar.
Kryeministri pakistanez paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore në Kashmir
Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar mundësinë e një lufte bërthamore për rajonin e Kashmirit. Khan ka folur në sesionin e 74-t të OKB-së dhe ka akuzuar nacionalistët hindu që përfaqësohet nga kryeministri indian, Narendra Modi të cilin e quajti një fashist. Tensionet nisën në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në 50 vjet dhe qysh atëherë opsioni i luftës është në tryezë.
Kam frikë se do të ketë një masakër dhe gjërat do të dalin jashtë kontrollit
u shpreh ndër të tjera Khan.
Pas BE-së, SHBA-së dhe Rusisë edhe Macron premton angazhim personal në dialogun Beograd -Prishtinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar gjatë një takimi të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se do të përfshihet personalisht në ialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas mediave serbe mes të dy politikanëve ka patur një bisedë miqësore.