Lajme
Venecia i kërkon qeverisë të rishikojë projektligjin e pronave
Qeveria mund të rishikojë projektligjin e pronave pas rekomandimeve që ka përcjellë Komisioni i Venecias për mangësitë që reflekton ky draft. Sipas Komisionit “Projektligji në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”.
Kanceri është kthyer në biznes. Kimioterapia nuk është zgjidhja
Dr. Ermanno Leo, kirurg italian i specializuar në kancerin e zorrës së trashë, e cilëson biznes mënyrën sesi trajtohen tumoret.
Në një debat publik me titullin “Kërkimi farmaceutik: biznes apo shpresë”, mbajtur në maj të vitit 2017, dr. Leo thotë se industria farmaceutike shpesh bëhet pengesë për teknikat e reja të trajtimit të tumoreve.
Të majtët janë të shtrenjtë. Renzi e provoi me avionin 26 herë më të shtrenjtë se normalja
Dy kontrata mes kompanisë me bazë në Abu Dhabi, “Etihad”, “Alitalia”-s dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Itali, zbulojnë një aferë në kurriz të taksapaguesve italianë. Falë këtyre kontratave, shteti italian ka i paguar me fonde publike kompanisë “Etihad” përmes “Alitalia”-s, në mënyrë që kjo e fundit të mund të blinte një aeroplan – i cili ishte marrë me qira - që më pas do të përdorej nga kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi, me një çmim 26 herë mbi çmimin normal
Konflikti Pompeo-Engel, mediat serbe: Goditje ndaj lobistëve proshqiptarë
Një përballje institucionale mes kryetarit të Komitetit për Çështjet e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel dhe sekretarit të Shteti, Mike Pompeo, është interpretuar si goditje e administratës amerikane ndaj një lobisti proshqiptar nga mediat serbe.
Europë! Kur do flasim?
Kryeministri i vendit Edi Rama është shfaqur dy ditë më parë në një intervistë për Report Tv. Përmes disa komenteve të veta, z. Rama ka shpjeguar se hapja e negociatave nuk varet më nga Shqipëria, sepse vetë Europa është e paqartë:
Në sirtar letra e Bashës për PPP-të
Posta që u ka mbërritur bankave të nivelit të dytë me dërgues Lulzim Bashën nuk duket të ketë stepur institucionet financiare dhe aq më tepër Bankën Qëndrore.
Guvernatori, Gent Sejko i pyeur edhe lidhur me paralajmërimin e Bashës për të mos financuar, projekte të partneritet publik privat tha se rregulloret e hartuara nga Banka e Shqipërisë por dhe nga vetë bankat e nivelit të dytë për miratimin e kredisë janë të qarta.
Demokracia nuk mund të vijë nga jashtë. Tranzicioni nuk ka mbaruar në Europën Qendrore dhe Lindore
Akademiku dhe gazetari kanadez, Michael Ignatieff, aktualisht rektor i Universitetit të Europës Qendrore trajton përmes një interviste për Euracitv, situatën e tanishme në rajon duke vënë një pikëpyetje mbi çmobilizimin demokratizues të perëndimit. Sipas tij tranzicioni nuk ka përfunduar ende dhe demokracia në këtë rajon ka marrë drejtime të paparashikuara.
Ingatieff shton se tashmë është e qartë për të gjithë se çarja e Perëndimit e ka minimuzuar rolin e tij dhe ka cenuar politikën e demokratizimit që është reduktuar në bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Nën mbrojtjen e Lulit
Bashkë në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Sot Partia Demokratike tha se i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguara për foton e Edi Ramës me Presidentin amerikan Barak Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka deklaruar se paguar 80 mijë Usd për llogari të zotit Rama.
Kostot e politikës në Shqipëri, 23 mln euro një palë zgjedhje
Fondacioni Westminster për Demokracinë dhe Instituti i Ndërmarrjeve Shqiptare publikuan një studim te financuar nga qeveria britanike, i cili përshkruan dhe analizon kostot e kandidatëve për deputetë të partive politike.
Marrëveshja me Kosovë, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Marrëveshja me Kosovën është kusht që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka përsëritur nevojën e një konkluzioni pozitiv të dialogut të nisur gjatë një interviste për Prva Tv. Ai ka sqaruar se procesi i nisur do të vazhdojë nën të njëjtin format që ka ecur deri më tani, por përfaqësues do të jetë Josep Borrell.