Lajme
Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj
Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Foto e Ditës: Duke pleqëruar integrimin
Kryeministri Edi Rama dhe Zonja Bregu sot në Ministerialin Rajonal të Drejtësisë që u mbajt në Tiranë
Me atlete edhe herën tjetër...nëse do mbetesh kryeministër
Lobimi i Taulant Ballës në Berlin mesa duket nuk do të mjaftojë që qeveria të hapë negociatat. As zëri i ngjirur i Gramoz Ruçit që akuzoi Holanden se ka mbushur Shqipërinë me hashash. Aludimeve me dinamika të brendshme dhe të jashtme që sipas kryeministrit Rama janë pengesë për hapjen e negociatave i është përgjigjur zyrtarisht qeveria holandeze, e cila nuk lë vënd për interpretime.
SHBA heq vizat për qytetarët polakë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave hyrëse per qytetarët polakë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat polake sipas të cilave kjo është diskutuar edhe në takimin e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij polak, Andrzej Duda.
Edhe pse nuk sqarohet se kur hyn në fuqi ky vendim, lajmi për të përcillet si i sigurtë.
Rusia propozon që aktivitetet e Komitetit I të Asamblesë së OKB-së të zhvillohen në Europë
Rusia ka propozuar zyrtarisht që duke nisur nga viti 2020 sesionet e Komitetit të Parë për Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të zhvillohen në Europë. Zëvendës ambasadori i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi Gjenevën ose Vjenën si vende të mundshme për këto aktivitete duke hedhur kështu idenë që SHBA të mos jetë më vendi ku zhvillohen ekskluzivisht aktivitetet e OKB-së së këtij komiteti.
Pompeo firmos në Athinë shtimin e pranisë ushtarake amerikane në Greqi
Amerikanët po zgjerojnë praninë e tyre në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë arsye në Athinë ditët e ardhshme do të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Marrëveshja që do të firmoset të shtunën parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Greqi dhe një markim i Uashingtonit në lindje dhe në veri të kufirit Grek. Ajo do të firmoset nga ministri i Brendshëm, Niko Dendia dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo.
Trump nxjerr jashtë loje Mathew Palmer. Grenell caktohet i dërguar special për dialogun Serbi-Kosovë
Donald Trump i ka lënë sërish të gjithë me gisht në gojë. Pak javë më parë në Tiranë apo gjetkë në Ballkan u “festua” caktimi i Mathew Palmer si zyrtari kryesor në Departamentin e Shtetit për Ballkanin, por sot ka njerëz që pyesin se çfarë do të bëjë Palmer ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë.
Presidenti: Komisioni i Venecias ka tejkaluar mandatin e vet
President i Republikës, Ilir Meta ka autorizuar sot publikimin e komenteve të tij mbi “Projekt-Opinionin” Nr.959/2019 të përgatitur nga ekspertët anëtarë të Komisionit të Venecias “Për kompetencat e Presidentit për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar”. Letra u drejtohet për dijeni edhe anëtarëve të Komisionit të Venecias duke regjistruar kështu një lloj replike ndaj opinionit fillestar. Më poshtë komenti i plotë i Presidentit:
Padi gjysmake e PD për Teatrin
Partia Demokratike njoftoi sot se ka dërguar për ndjekje penale arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.
Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori kundër arkitektit danez janë 3: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ambasadori zbulon pse nuk ka investime të mëdha gjermane në Shqipëri
Një nga sektorët më të kritikushëm të qeverisë është mungesa e investimeve të mëdha.
Zotit Rama i janë përmendur shpesh kontratat që janë trashëguar nga qeveria e mëparshme si ajo e gazsjellësit TAP që vijoi të përllogaritej si investim i huaj edhe nga qeveria pasardhëse. Gjithsesi është fakt që asnjë shtet i BE-së nuk ka sjellë investime të mëdha në Shqipëri dhe siç thotë ambasadori gjerman kjo është pasojë e klimës së investimeve në vendin tonë.
