Lajme
Elon Musk zbulon Starship, anijen që do të udhëtojë drejt Marsit
Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka bërë publike anijen kozmike Space X që është prodhuar për të transportuar ngarkesa dhe personel drejt Hënës, Marsit apo kudo në sistemin diellor dhe të kryejë kthimin e vet në Tokë në ulje vertikale.
Starship mendohet të kryejë fluturimin e parë brenda dy muajve në një ngritje 19 800 m, për t’u rikthyer sërish në Tokë.
Vetë Musk ka përuruar anijen me një fjalim përmes të cilit ai bëri thirrje që njeriu të zgjerojë njohjen përtej planetit tonë.
Kurz konfirmohet në krye të Austrisë
Duke konfirmuar plotësisht sondazhet e javëve dhe muajve të fundit, Partia Konservatore Popullore e ish-Kancelarit Sebastian Kourts doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.
E dyta është Partia Socialdemokrate, e cila ka rënë ndjeshëm nga zgjedhjet e fundit të 2017, ndërsa e treta renditet Partia Liberale, e cila ishte në koalicion me Partinë Popullore deri në majin e kaluar, kur Qeveria e tyre u shpërbë për shkak të "aferës Ibiza".
Është penduar kompania “Kastrati” për konçesionin e rrugës Milot-Morinë?
Revista ekonomike “Monitor” publikonte në datë 27 shtator një intervistë të zv.presidentit të “Kastrati Group”,
Leonard Kastrati.
Në prononcimin e vet, përfaqësuesi në fjalë rendit disa suksese të vitit 2018:
Rishikohet Strategjia e Mbrojtjes/Migrimi, Rusia, Turqia(!), burim potencial destabilizimi dhe konfliktesh konvencionale
Në datën 25 shtator 2019, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për Miratimin e Dokumentit të Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes, që sipas përcaktimeve bazë
paraqet bazën e zhvillimit të kapaciteteve të ardhshme dhe madhësinë e Forcave të Armatosura, si dhe përparësitë për transformimin e mëtejshëm të tyre për arritjen e synimeve dhe objektivave të përcaktuar në dokumentet strategjike
Çfarë meriton? Sadakanë gjermane apo thuprën holandeze?
Nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar ndërkohë
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok në parlamentin e vendit të tij ku është diskutuar zgjerimi i BE-së dhe rasti i Shqipërisë.
Mandata nga Holanda: Harroni karrotën e negociatave
Entusiazmi që kapi politikën në Tiranë për “Po-në” me kushte të Gjermanisë, ku qeveria e përjetoi me krenari rezolutën e Bundestagut nuk duket se do zgjasë shumë. Ndryshe nga Berlini ku qeveria jonë thotë se loboi për të marrë një po me kushte, Holanda nuk duket e predispozuar të trajtojë Shqipërinë me parimin e karrotës dhe kamzhikut.
Deutsche Welles mund t'i ndalohet aktiviteti në Rusi
Parlamenti i Rusisë ka konkluduar se agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” ka shkelur ligjet vendase duke ushqyer dhe justifikuar ekstremizmin. Agjencia ruse e lajmeve, Tass, raporton se Komisioni Parlamentare për Ndërhyrjen e Huaj në Çështjet e Brendshme të Rusisë ka përfunduar hetimin e nisur për këtë qëllim pas të cilit sipas kreut të tij, Vasily Piskarev janë gjetur shumë shkelje.
DW ka shkelur ligje, shumë ligje. Sot ne vendosëm që trupa e ngritur për këtë qëllim duhet të japë një përgjigje për këtë
Zbulohet superplaneti që rrëzon teoritë e astronomëve
Zbulohet një planet gjigand që sipas teorive aktuale nuk duhet të ekzistonte. Ai ndodhet në një distancë prej 30 vitesh drite nga Toka.
Bëhet fjalë për planetin GJ 5312b, i cili është sa gjysma e Jupiterit, ndërsa ylli i tij ka një masë sa një e dhjeta e masës së Diellit. Ky planet kërkon 204 ditë (kohëzgjatja e vitit të tij) për të përfunduar një orbitë të plotë rreth yllit të tij.
Gjermania inicion krijimin e një Aleance për Multikulturalizmin
Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. "Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t'i mbrojmë ato", tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.
Kemi të drejtë për “real story” të korrupsionit të bashkëshortes...
Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi akuzoi dje gazetarin Sokol Balla se i ka kërkuar kreut të shtetit, Ilir Meta që të burgosë bashëshorten e vet.

shkruan Blushi.
Fjala është për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën Blushi thotë se Balla e ka akuzuar për korrupsion.
