Lajme

Sipas kryetarit të Shtetit, sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale

Postuar në 13 Tetor, 2019 10:22

Presidenti i Republikës duket se nuk e merr seriozisht Ilir Metën. Ky i dyti, sot ka publikuar një video duke u hequr sikur luan futboll në plazh, ndërkohë që sot është 13 tetori, dita e dekretuar prej tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. 

Kushdo që sheh këtë lloj sjelljeje dhe këto lloj veprimesh vështirë se e merr seriozisht këtë vend dhe më vështirë akoma beson se këtu ka ndonjë gjë të  ngjashme me atë që quhet shtet.

“Sulmi i të vdekurve”

Postuar në 12 Tetor, 2019 20:35

Lufta e Parë Botërore shënoi një epokë të re në historinë ushtarake të civilizimit njerëzor: Për herë të parë taktikat ushtarake u provuan të vjetruara në raport me teknologjinë e luftës, duke u shoqëruar me një numër rekord të vdekurish dhe një luftë të frikshme.

Kisha Greke njeh Autoqefalinë e Kishës së Ukrainës

Postuar në 12 Tetor, 2019 19:54

Të drejtën e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për t’i dhënë Autoqefalinë Kishës së Ukrainës dhe kompetencën e Kryepeshkopit të  Kishës Greke  të merret me njohjen e  këtij zhvillimi vendosi  Sinodi i Hierarkisë së Kishës Greke pas një diskutimi gjashtë-orësh dhe një prezantim nga Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë Ieronimos

Drama e luftës siriane në foto

Postuar në 12 Tetor, 2019 19:28

Operacionet ushtarake në Siri vijojnë me një intensitet të paparë. Turqit thonë se kontrollojnë qytetin sirian të Ras Al Ain, por ushtria Siriane mohoi një gjë të tillë. Valët e njëpasnjëshme të zhvendosjes se njerëzve nuk kanë të ndalur me më shumë se 191,000 njerëz që raportohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të shtunën në mëngjes, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 415 rebelë kurdë ishin "neutralizuar" që prej fillimit të operacionit.

Akuza në media: Kryeministri udhëtoi drejt Beogradit me avion që kushton 1800 euro/ora

Postuar në 12 Tetor, 2019 14:25

Gazeta “Shqip” shkruan sot se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Serbi, për në samitin e Novi Sadit është kryer me një avion privat. Avioni i përket një linje ajrore bullgare, “Aviostart” dhe ajo aplikon çmime që fillojnë  nga 1800 euro/ora.

Europa është lëmsh, e pëson Shqipëria

Postuar në 12 Tetor, 2019 13:00

Fajin e ka Europa. Kjo është ajo që përsërit së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mendon se qeverisja e tij është e suksesshme. 

Në një intervistë për “The Irish Times”, z. Rama jep leksione mbi situatën, shkaktar i së cilës është vetë. Kryeministri thotë se BE-ja ka një situatë të paqartë, por harron të sqaronë se cili është kuptimi i kushteve të Bundestagut.

Kryeministri ka folur për atë që do të jetë Shqipëria pas 10 vjetësh dhe sipas tij ajo do të jetë një vend me shtet funksional. 

A dështoi revolucioni rajonal i paqes me shkëmbim territoresh?

Postuar në 11 Tetor, 2019 23:08

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka shfaqur nervozizëm pas takimit të tij me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç ka deklaruar se kur vjen puna për Kosovën atij nuk i është ofruar asgjë në këto shtatë vjet dhe se pas takimit të fundit I duhet kohë të mendojë se çfarë duhet të bëjë. 

Askush nuk po na ofron asgjë, askush nuk po na ofron ndarjen. Nuk do të na japin asgjë…Kam nevojë të mendoj rreth atyre që më tha Grenell dhe të vendos për hapat e radhës

Bie qeveria rumune. Nuk kalon mocionin e besimit në Parlament

Postuar në 11 Tetor, 2019 21:04

Qeveria rumune është rrëzuar dje pasi kryeministrja socialdemokrate Viorica Dăncilă humbi mocionin e besimit në Parlament.
238 deputetë votuan pro mocionit, që u vu në lëvizje një javë pas negociatave mes palëve gjatë të cilave disa anëtarë të shumicës u larguan drejt opozitës. Pushteti i kryeministres u trondit pasi aleatët e saj në koalicion dolën nga qeverisje na gusht të këtij viti. 

Presidenti Klaus Iohannis do të të duhet të zgjedhë një kryeministër të ri, ndërkohë që vetë Dăncilă është kandidate për zgjedhjet presidenciale të 10 nëntorit. 

“Lulëkuqja”, apo "Kallëza"? Kush është filmi i parë i animuar shqiptar?

Postuar në 11 Tetor, 2019 15:35

Filmi i animuar shqiptar ka një histori të vetën, e cila në disa raste, ka për të treguar përtej asaj që është dokumentuar zyrtarisht. Ndërkohë që “Zana dhe Miri” njihet si i pari filmi i animuar shqiptar, në fakt, i pari film i animuar mund të jetë një film i panjohur për publikun, që daton që në vitin 1972. Ai quhet “Lulëkuqja” dhe ka për autor Mit'hat Fagun sipas të cilit filmi është shfaqur në mënyrë ilegale dhe nuk ekziston në arkivë.

TemaTv

Kërcënimi i Erdoganit funksionon, NATO: I kuptojmë shqetësimet e Turqisë në Siri

Postuar në 11 Tetor, 2019 15:27

NATO ka deklaruar sot përmes sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg se ndërhyrja turke në Siri ka mbështetjen e Aleancës. Në ndryshim nga presidenti amerikan, Donald Trump, që deklaroi se SHBA tërhiqet nga Siria për t’ia lënë Turqisë përgjegjësinë e luftës, Stoltenberg ka bërë mbulimin duke e cilësuar operacionin turk, një veprim që zyrtarisht pranohet si legjitim.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme