Zaev deklaron zgjedhje të parakohshme

Postuar në 19 Tetor, 2019 13:02

Pas konsultimeve me kryesinë e partisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit për të marrë hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme.  Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”-deklaroi kryeministri i Maqedonise se Veriut.

Zaev nuk nguroi të falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës, ndonëse sipas tij Brukseli nuk e mbajti fjalën për të dhënë një datë edhe pse Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.