Lajme

Përplasja PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Nuhas prishje të marrëveshjes

Postuar në 23 Shtator, 2015 09:07

Zgjedhja e Këshillave të Qarkut ka nxjerrë në pah përplasjet e brendshme të koalicionit mes PS dhe LSI. Shkak është bërë së fundmi debati në Girokastër mes dy forcave të koalicionit të majtë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Por ndërkohë nga ana tjetër LSI pranon se ka pasur një marrëveshje paraprake, që kandidatura për kryetar qarku të propozohej nga PS, por me konsensus.

Rihapet loja, LSI: “Kanë ndërruar Durim Bamin me Kastriot Ismailajn”. Serial akuzash - për “Opinion, për Berishën. Aludime për Edi Ramën

Postuar në 23 Shtator, 2015 00:34

CEZ dhe implikimi i supozuar i Ilir Metës në të, është rimarrë sot si temë nga emisioni “Opinion” ku kanë qenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike. Fillimisht duhet thënë se në studio janë nxjerrë disa pretendime për vetë organizimin e emisionit, qëllimin dhe përshtatjen e tij me axhenca politike. Ylli Manjani i LSI-së tha se “ky emision është përgatitur në Sheraton”.

Ndërron jetë Tonin Tërshana, këngëtari i “heshtur” i festivaleve

Postuar në 22 Shtator, 2015 21:05

Ndërron jetë në moshën 66-vjetari këngëtari i njohur i muzikës së lehtë, Tonin Tërshana. Artisti i 4 çmimeve të para në Festivalet e Këngës në Radio Televizion,  i nderuar me çmimin mjeshtër i madh i punës u shua pas një sëmundje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare.

Karrierën si këngëtar e nisi herët, ku në moshën 16 vjeç fitoi çmimin e parë. Tonin Tërshana ka qenë pjesë e estradës së ushtrisë dhe pjesëmarrës i shumë festivaleve. Këngët e tij “Vajzë moj Lule moj”, “Erdhi Pranvera”, “Të dua o det”, “Qeshu vogelushi im”  bënë jehonë në muzikën shqiptare.

Ndërron jetë Tonin Tërshana, këngëtari nuk arrin të gëzojë apartamentin social

Postuar në 22 Shtator, 2015 20:34

Nuk arrin dot ta gëzojë apartamentin e dhënë përmes banesave sociale nga bashkia e Tiranës këngëtari i njohur shqiptar Tonin Tërshana. Mësohet se ai ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare. Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar katër çmime të para. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Siç ka pohuar dhe vetë para pak ditësh, Tërshana e humbi banesën e vet në firmat piramidale dhe është detyruar të emigrojë në Greqi për të siguruar jetesën. Mes emrave që përfituan banesa sociale nga ndarjet e para që bëri bashkia e Tiranës, ishte dhe Tërshana.

BE miraton planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:43

Ndonëse kjo në unitet të plotë, ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian votuan me shumicë votash planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve, i cili do të hyjë në fuqi dy vitet e ardhshme.

Sipas këtij plani, emigrantët do të zhvendosën nga Italia, Greqia dhe Hungaria në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër ndarjes së kuotave të detyrueshme. Finlanda ishte vendi i vetmë që abstenoi.

Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:16

Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.

Rama biznesit italian: Do pendoheni nëse nuk investoni në Shqipëri

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:13

Vetëm në Shqipëri ekonomia trajtohet me romuze dhe kur ky është parim pune i kryeministrit, imagjinoni rezultatin që mund të ketë. Pika më e favorshme që kryeministri Rama u ka prezantuar investitorëve italianë për të ardhur dhe derdhur kapitalin e tyre në Shqipëri  është ngjashmëria mes popujve. “Çdo italian që investon në Shqipëri, faktikisht investon në një pjesë të panjohur Italie dhe çdo ditë që punon me shqiptarët, provon se ne jemi faktikisht, dy popuj të ndryshëm, por krejtësisht një lloj tipologjie njeriu dhe shoqërie.

Audi ka siguracion në emër të Tahirit për vitin 2015-16. A ka më dyshime?

Postuar në 22 Shtator, 2015 14:50

Sot opozita publikoi një tjetër fakt të pakundërshtueshëm që tregon se mjeti Audi i shumëpërfolur vijon të jetë në pronësi të ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri: Polica e sigurimit (siguracioni i makinës) për vitin 2015 -2016. Deputeti Genti Strazimiri kërkoi dorëheqjen e ministrit. Sipas tij, Tahiri e ka pranuar se makina e tij është përdorur nga trafikantë, pasi ministri nuk është distancuar nga ky fakt, por nga pronësia e mjetit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme