Lajme
Pronësia e medias, mazhoranca kërkon seancë dëgjimore për “Nenin 62” që po kërkohet të hiqet
Opozita ka kundërshtuar sot në Komisionin e Medias propozimin e mazhorancës, më saktë një deputeti të saj, Taulant Balla, për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin për median. Ky nen rregullon pronësinë e medias dhe heqja e tij, sipas kryetarit të Komisionit, Genc Pollo, fsheh qëllime të pastra klienteliste. Pollo tha se marrja nën kontroll e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte hapi i parë, për të ardhur në këtë hap të dytë, që synon të legjitimojë dominimin e tregut nga një operator i vetëm, përmes kalimit të frekuencave.
“Suksesi” i anti-hashashit, parcela të mbrojtura nga “shefat” në Devoll
A është lufta ndaj hashashit gjatë kësaj vere një histori suksesi? Po, sipas kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri në konferencën mbi luftën ndaj kanabisit, ku u proklamua se tashmë territori shqiptar ishte i “pastër”. Por jo sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili ka publikuar në News 24 një video që tregon një fshat në Bilisht të mbjellë me kanabis. Sipas Hoxhës, sipërfaqe të tëra në një zonë të pyllëzuar janë të mbjella me kanabis. Ky territor mbrohet nga disa persona të armatosur që nuk lejojnë të panjohurit të hyjnë.
Spiunët tatimorë të maskuar si myshterinj, Financat paraqesin pr/ligjin por ata janë në veprim
Një djalë dhe një vajzë, ose dy shokë që pijnë kafe ngeshëm dhe bëjnë muhabet, mund të mos jenë ata që duken, por punonjës tatimorë që paraqiten si klientë dhe mbajnë shënim gjithçka ndodh sa I përket funksionimit të kasës fiskale dhe kuponit tatimor. Kjo metodë është pjesë e projektligjit të ri për tatimet që parashikon forcimin e masave ndëshkuese për bizneset apo administratorët qe shkelin ligjin. Ministri i Financave tha në komisionin e ekonomisë se grupe të tjera do kontrollojnë në biznese dhe punën e deritanshme të tatimorëve.
Dënimi i Fatmir Mediut, PR: Kasacioni në Itali anuloi vendimet e mëparëshme
Në disa qytete/Tregtarët në protestë kundër kasës fiskale të kafshatës
Protesta e tregtarëve të Shkodrës kundër absurditetit të kasës fiskale për çfarëdolloj shitjeje, u përfol si e organizuar nga e djathta. Por sot pati protesta edhe në Kavajë e Elbasan, përveç përsëritjes së Shkodrës, ku tregtarët protestuan para zyrave të tatimeve. Ata kërkuan rishikimin e masave në kuadër të aksionit kundër evazionit fiskal pasi nuk mund të shlyejnë taksat, njofton ABC News. Mbi 50 vetë protestuan në Kavajë, pasi thonë se nuk janë në gjendje të paguajnndërsa pak ditë më parë në qytet dolën në protestë tregtarët industrialë.
Bazë të dhënash për shqiptarët e proceduar dhe të dënuar Jashtë
Ende pa u miratuar ligji për dekriminalizimin, ministri i Drejtësisë, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, ka ndërmarrë një hap të parë. AI i është drejtuar me një letër “Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve”.
153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648
Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.
Trump përballë Trump(video)
Pas intervistës me Klinton, Jimmy Fallon ka patur të ftuar në “Tonight Show” kandidatin republikan për President, Donald Trump. Ky i fundit është shprehur se “Fallon po bën një punë shumë të mirë”. Intervista nuk është vetëm zbavitëse:
A ka mashtruar ministri i Brendshëm?
Kryeministri Edi Rama e ‘amnistoi’ ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga akuzat dhe insinutat e shumta që po vinin nga shumë drejtime, kur në konferencën e para disa ditëve me policinë, foli për sukses në luftën kundër trafikut të drogës. Po ato ditë, Tahiri do të ndërhynte në emsionin “Opinion” për të deklaruar se makina e përmendur në intervistën e ish-shefit të Antifrafikut në Fier, Dritan Zagani, nuk ishte më e tij, pasi e kishte shitur.
Mashtroi me testin e ndotjes/ Aksionet e Volkswagen AG bien me 23%. Ndalohet shitja e 500 mijë njësive
Volkswagen Ag, kompania e njohur e prodhimit të automobilëve ka pësuar një goditje të madhe në bursë për shkak të një mashtrimi që ka bërë me treguesit e ndotjes. Fjala është për testin e ndotjes së ajrit për mjetet e shitura në SHBA, çka ka sjellë rënie prej 23% të vlerës së aksioneve, që e konvertuar në vlerë monetare është 15.4 miliardë euro në një ditë. Drejtuesi i kompanisë, Martin Winterkorn, deklaroi se vetë kompania po bën një hetim për këtë dhe keqardhjen e madhe. Ai ka premtuar se Volksëagen do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të riparuar dëmin.