Lajme

Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë

Postuar në 18 Shtator, 2015 18:30

125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është  totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si  nga indiviëet ashtu edhe bizneset.  Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga  125 miliardë që ishte  totali  i kredive me probleme  në muajin qershor , 70 miliardë lekë  është kredi e pakthyer  nga  35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej  55 milardë është kredi e pakthyer nga  biznese të tjera  dhe individë.

Fituesi i lotarisë së kuponave tatimorë merr një AUDI A6

Postuar në 18 Shtator, 2015 18:09

Në fushatën kundër evazionit fiskal, qeveria shqiptare po përdor vetëm “kërbaçin” (vënie gjobash të rënda) dhe jo “kulaçin”. Ndërkohë, qeveria portugeze ka mbi një vit që po përdor kryesisht “kulaçin” për të njëjtin qëllim. Ajo ka organizuar një lotari mujore me kuponat tatimorë që marrin njerëzit, kur blejnë mallra dhe shërbime. Marrja e kuponave, tërthorazi, i detyron bizneset të paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin në nivelin real.

Video/Denoncimi: Policia më grabiti 400 litra raki, turshi, reçel dhe speca djegës

Postuar në 18 Shtator, 2015 17:33

Që sjellja e policisë shqiptare në shumë raste lë për të dëshiruar kjo nuk përbën ndonjë risi, por rasti më i fundit I një qytetari nga Elbasani do futet ndoshta në rekordet më të veçanta të policisë shqiptare. Ai ka denoncuar  policinë se i ka grabitur 400 litra raki, bidona me turshi, spec djegës dhe reçel. Ngjarja e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar më fshatin Kusarth. Ramazan Rreshka thotë se në orën 12 pas mesnate pa paralajmërim, efektiva të policisë së Tiranës kanë hyrë me dhunë pa paralajmërim dhe pa autorizim në banesën e tij.

Ekrem Spahia përjashtohet nga partia

Postuar në 18 Shtator, 2015 16:58

Legalistët kanë përjashtuar nga partia, Ekrem Spahinë dhe disa mbështetës të tij. Spahiu kishte kërkuar largimin e Sulejman Gjanës, madje zhvilloi edhe disa takime, por lidershipi legalist ka ndërhyrë energjikisht. “Duke marrë parasysh se z.

Kisha e Dhërmiut, Vangjel Dule kërkon interpelancë me kryeministrin

Postuar në 18 Shtator, 2015 16:10

Prishja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi do të jetë objekt i diskutimit në Parlament. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka depozituar në kryesinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me prishjen e saj, për bazën ligjore që është ndjekur. Kisha u shemb më 26 gusht, natën, pa publikuar ndonjë vendim. U përdor INUK, forca policie, paraprirë nga deklaratat e këshilltarit të Kryeministrit Artan Shkreli që doli në mbrojtje të së vërtetës dhe historisë. Është kundërproduktive që kërkesa vjen nga Dule, teksa shoqatat etj., janë strukur.

Draft i ri për dekriminalizimin, PD kërkon ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin

Postuar në 18 Shtator, 2015 14:56

PD prezanton draftin për dekriminalizimin, vetëm dy ditë pas miratimit prej Qeverisë të projektligjit për funksionet publike. Ndryshe nga pr/ligji i qeverisë, PD ka parashikuar në draftin e saj ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin, si dhe një strukturë e posaçme brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuror shqiptaro-amerikan për hetimin e korrupsionit në nivele të larta

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:21

Korrupsioni në nivele të larta do të hetohet nga një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili prej një jave po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda".

Në Mynih kanë ardhur 64 mijë shqiptarë...Dhe Edi Rama

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:19

Edi Rama nuk impresionon më njeri. Shqiptarët po e braktisin shfaqjen e tij të lodhshme, me përsëritje të mëdha, me fjalë pompoze por pa gjë nga pas: një i vetëkënaqur që vetëpropozohet si i keqkuptuar. Ecejakja e tij e fundit në Gjermani, duke u sjellë si qytetar privat i një vendi që ka kapur fundi, bie në sy si akt arrogance dhe vetëizolimi nga realiteti, të cilin ky kryeministër me sa duket ka frikë ta shohë në sy.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme