Lajme
Frika nga defiçiti, investimet publike nën parashikim
Investimet publike vijojnë të mbeten larg planit të qeverise. Sipas të dhënave fiskale në tetëmujorin e parë të këtij viti investimet janë gati 10 % më pak se plani i rishikuar me aktin normativ të buxhetit. ABC News raporton se vlera e investimeve te parashikuara për këtë periudhë eshte 31.7 miliardë lekë, ose rreth 3 miliardë lekë më pak.
Pse e duan kaq shumë Ilir Metën?
Me të mbërritur nga Nju Jorku, Edi Rama e ndali frymën tek partneri në koalicion Ilir Meta, i cili ka kohë që pret e përcjell nga zyra e tij nga politikanë të rangut të lartë e deri tek deputetë të thjeshtë.
Me kryeministrin Rama e ka kthyer në traditë, por duket se takimi i sotëm është jashtë axhendës javore mes tyre, pasi vjen në një situatë kur besimi mes palëve është lëkundur për shkak të zhvillimeve që lidhen me çështjen CEZ dhe një komploti të supozuar kundër Iliir Metës, pas të cilit LSI kishte dyshime të forta se fshihej kryeministri Rama.
Berluskoni dhe Putin, historia sekrete e një miqësie 14 vjeçare
Asnjë marrëdhënie tjetër nuk ka shkaktuar më shumë tmerr, kureshtje apo polemika se sa miqësia e ngrohtë dhe e qëndrueshme ndërmjet Silvio Berluskonit me Vladimir Putin. Marrëdhënia e tyre i ka bazat në fillim të këtij mijëvjeçari, kur Berluskoni mori përsipër rolin e ndërmjetësuesit mes Putinit dhe Xhorxh W. Bush. Putin tha se krijimi i Këshillit në Praktikën Detare në maj të vitit 2002, ishte një hap pozitiv përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Rusisë dhe NATO-s. Ajo krijoi kushtet për punë në një perspektivë afatgjatë.
Modeli “Rama” i kryebashkiakut të suksesshëm nuk i përgjigjet më realitetit
Nëse Edi Rama përfaqëson ndonjë model në politikë, ai është modeli i kryebashkiakut të suksesshëm. Përtej këtij modeli, që është më shumë një model esteti, nuk ka gjë të pazakonshme për politikën shqiptare në aktet e tij: pabesi, hipokrizi, paaftësi për të ndërtuar e mishëruar vizione, mungesë principesh dhe sidomos korrupsion. Pafund korrupsion.
PD ndryshon fokusin. “Harrohet “ CEZ dhe Ilir Meta, tani të korruptuar dhe inkriminuar janë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri
Objektivi LSI është lënë tanimë pas, për të aktivizuar objektiva të tjerë politikë. Afera CEZ që u përfol për javë të tëra si afera e madhe, si megavjedhja, po kalon gradualisht në plan të dytë. Sot Partia Demokratike ka dalë në dy qëndrime, të dyja me fokus Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin. Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sot një lajm të publikuar në media, që ka të bëjë me përfshirjen e Inter Forza italiane në transferimin jahstë të Dritan Zaganit.
Adonis Georgiadis, kandidat kryesor për drejtimin e Demokracisë së Re
Adonis Georgiadis është kandidat për të drejtuar Demokracinë e Re në Greqi. Komiteti zgjedhor në këtë parti e rishikoi vendimin për të mos pranuar kandidimim e tij për shkak të vonesave proceduriale. Georgiadis shihet si kandidat për kryetar dhe siç shprehet vetë “ai nuk ka oponentë në parti”. Në një prononcim për mediat, Georgiadis u shpreh se nëse zgjidhet ai do të ketë kundërshtarë vetëm Syrizan dhe Tsipras që do t’i mundë.
De Biazi: S’më tremb gjë nga ekipi serb, kam zgjedhur lojtarë të mirë
Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate
“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate.
Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.
Prangosen dy atentatorët e masakrës te Lulishte 1 Maji, konflikt për zonat e drogës (foto)
48 orë pas masakrës me dy të vrarë në zonën pranë lulishtes 1 Maji policia ka kapur dy autorët e atentatit. Në komunikatën e policisë thuhet se nga informacionet e siguruara në rrugë operative është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje si dhe janë ndjekur me metoda specilale të hetimit.
Pas informacioneve të siguruara është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i dy personave të dyshuar për këtë ngjarje që janë shtetasit:
Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tiranës
